Zhdukja e Rijkaard, njeriu që fitoi Ligën e Kampionëve si lojtar dhe trajner dhe zbuloi Messin

Dikur një ikonë e futbollit. Ka shumë lojtarë të mëdhenj që thjesht dalin nga skena dhe zhduken.

Është kështu, rasti i Frank Rijkaard.

Një njeri i cili ka fituar Ligën e Kampionëve si lojtar dy herë me Milanin dhe një herë me Ajax – dhe si trajner i Barcelonës në 2006.

Në atë kohë vetëm Miguel Munoz, Giovanni Trapattoni, Johan Cruyff dhe Carlo Ancelotti e kishin arritur këtë; që atëherë Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane kanë shtuar emrat e tyre në atë listë.

Për shumë, Rijkaard kujtohet si trajneri që luftoi për të marrë më të mirën nga Andres Ineista, Ronaldinho, Lionel Messi dhe Xavi para se Guardiola të vinte dhe revolucionarizoi Barcelonën.

Është e vërtetë se në vitet 2007-2008, Rijkaard kishte një nga skuadrat më të talentuara në histori. Dhe gjithnjë e më shumë në sezonin e fundit ata dukeshin si një grup i pashpresë, ku fajtori kryesor ishte Ronaldinho, i cili frekutonte jetën e natës duke thyer disiplinën..

Rijkaard e dinte se po i vinte fundi në Barcelonë dhe kishte pranuar fatin e tij. Nuk ishte fundi i karrierës së tij të stërvitjes. Ai ishte për 16 muaj tek Galatasaray dhe një eksperiencë të shkurtër me Arabinë Saudite.

Tashmë, Frank Rijkaard nuk po punon më si trajner, pavarësisht se ka një karrierë të shkëlqyer. Ai është fokusuar vetem tek familjen e tij, duke fituar para nga pronat.

Rijkaard ishte një student i legjendës holandeze Johan Cruyff dhe gjithashtu kishte sukses të madh në Barcelonë.

Rruga e tij menaxheriale çuditërisht mbaroi pas largimit nga Camp Nou. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *