11 Janar 1946, kur Enver Hoxha e shpalli Shqipërinë Republikë dhe reagimi i Mbretit Zog nga Londra (fotot e rralla që publikohen për herë të parë)

11 Janar 2019, 15:24Politika TEMA
11 Janar 1946, kur Enver Hoxha e shpalli Shqipërinë Republikë dhe

Ekskluzive / Historia e panjohur e 11 janarit të vitit 1946, kur qeveria komuniste e kryeministrit Enver Hoxha me anë të një “Asambleje Kushtetuese” të përbërë nga 82 deputetë të dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, shpalli Shqipërinë Republikë. Si u zbatuan proceduart për ndryshimin e formës së regjimit nga Monarki në Republikë, kush ishin përfaqësuesit e huaj që asistuan në atë mbledhje dhe çfarë u tha aty për Mbretin Zog?

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Plot 73 vjet më parë, më 11 janar të vitit 1946, vetëm 14 muaj pas ardhjes së komunistëve në pushtet, Enver Hoxha dhe pasuesit e tij, me anë të një asambleje të përbërë nga 82 deputetë të dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945, të mbledhur në sallën e Shtëpisë së Arteve (aty ku sot është godina e Akademisë së Arteve në Tiranë), ndryshuan formën e regjimit, duke e shpallur Shqipërinë Republikë Popullore, nga Monarki që ishte që prej vitit 1928. Po cilat ishin procedurat që u përdorën nga qeveria komuniste e Enver Hoxhës plot 73 vite më parë për të ndryshuar formën e regjimit në Shqipëri nga Monarki në Republikë? Ku u mblodh Asambleja e quajtur si Kushtetonjëse, cilët ishin eksponentët kryesorë në grupin prej 82 deputetësh që e formuan atë dhe çfarë u tha në fjalimet që ata mbajtën për paraardhësit e tyre në regjimet e kaluara? Cilët ishin përfaqësuesit dhe gazetarët e huaj që asistuan në mbledhjen e asamblesë, ku u proklamua shpallja e Shqipërisë si Republikë Popullore dhe çfarë tha në fjalën e tij Kryeministri, gjeneral-kolonel Enver Hoxha? Cili ishte reagimi i Mbretit Zog nga Anglia dhe çfarë thuhej në deklaratën e tij për gazetarët e huaj vetëm një ditë pas asaj ngjarjeje që u festua me bujë të madhe nga

regjimi komunist i Tiranës me manifestime të mëdha në të gjithë vendin? Të gjitha këto e të tjera bëhen të ditura nga shtypi i asaj kohe dhe kryesisht gazeta “Bashkimi” organ i Frontit Demokratik, nën të cilën fshihej Partia Komuniste e Enver Hoxhës e sapoardhur në pushtet.

Si u pasqyrua ngjarja nga gazeta “Bashkimi”

Formimi i Asamblesë Kushtetuese më 10 janar Shpallja e Shqipërisë si Republikë Popullore më 11 janar të vitit 1946 u përcoll me bujë dhe vëmendje të veçantë nga propaganda e regjimit komunist të Tiranës, e cila nëpërmjet Radio-Tiranës dhe gazetës “Bashkimi”, i bëri një jehonë të madhe asaj ngjarje. Nën titullin e madh:”Sot ora 10 çelet Asamblea Kushtetonjëse” dhe nëntitujt korsivë: “Ajo do t‘i japë popullit shqiptar Statutin Themeltar-Frut i luftës së përgjakëshme dhe i punës së tij të palodhur”, në gazetën “Bashkimi” të datës 10 janar 1946, ndërmjet të tjerash shkruhej: “Sot më 10 Janar, ora 10 çelet Asamblea Kushtetonjëse, në sallën e Theatrit të ri që është në Shtëpinë e Arteve në Sheshin “Qemal Stafa”. Ata që do të hyjnë në sallë kanë ftesa të posaçme. Populli do të dëgjojë çvillimin e seancave nga altoporlantët ose me anë të radios. Pas pesë vjet lufte të pashembullt dhe pas një viti e 44 ditë, që kur në truallin tonë nuk mbeti më këmbë shkelësi, pas një viti e 44 ditë fitoresh të mbëdha, erdhi më së fundi edhe data e 10 Janarit, dita që përfaqësonjësit e popullit mblidhen në Asamblenë Kushtetonjëse. Këtë ditë të shënuar për historinë t‘onë, populli ynë e krem-ton me një gëzim të patreguar se në Asamblenë e tij, që është e para Asamble me të vërtetë e tij, ay pret sanksionimin me ligj për ato që ay fitoi me gjak. 2 Dhjetori ishte për popullin t‘onë një festë e madhe. Atë ditë populli ynë i lirë zgjodhi të 82 përfaqësonjësit e tij që sot mblidhen në Asamble. Po dita e soçme është një festë akoma më e madhe, sepse Asamblea do të konsakrojë solemnisht frytet e luftës së përgjakëshme dhe të punës së palodhur të popullit tonë me Statutin Themeltar; është akoma më e madhe sepse kjo është e para Asamble e popullit. Asamblea e fshatarëve, punëtorëve dhe KUSHTETONJËSE”. Aty punëtorët akoma janë duke ndrequr diçka, akoma teknikët diçka zbukurojnë. Që në hyrje duken ekspozitat e ndryshme të Ministrive të ndryshme, midis të cilave çquhen ajo e Ministrisë së Bujqësisë, sepse mu në derë qëndron një bujk i pikturuar që ka këputur zinxhirët e feudalizmit dhe që mban në dorë tapinë e tokës së tij që ia dha pushteti i tij. Me të hyrë në sallën ku sot mblidhen asamblistët, të bije menjëherë në sy parrulla e madhe që qëndron në krye të skenës me: “Rroftë

Asamblea Kushtetonjëse”, nga e djathta është parrulla “Rroftë pushteti popullor i punëtorëve, fshatarëve dhe intelektualëve”, nga e mëngjërta parrulla “Rroftë Ushtria Kombëtare mburoja e Shqipërisë së Re”. Janë 82 vënde të ndara në dhjetë grupe-grupe të asamblistëve të çdo prefekture dhe çdo vënt ka mbi tryezë emrin e përfaqësonjësit që është caktuar të rrijë. Në krye të tribunës janë dy seri vendesh. Përkundruall këtyre vëndeve qëndron kjo parrullë: “Asamblistë! Populli u besoi vullnetin e tij. Mbetet tek ju të bëni detyrën ndaj tij. I siguroni popullit me Kushtetutën, një jetë më të lumtur. Dhe fitoret e luftës e të rindërtimit le të bëhen mbështetje për fitore të reja…”

E premte 11 Janar, hapja e seancës së parë të Asamblesë

Seanca e parë e Asamblesë Kushtetuese u hap nga nga Dr. Omer Nishani Kryetar i Këshillit Antifashist, i cili pas një fjale të shkurtër, ftoi deputetin e Korçës, Dr. Petraq Popa, si përfaqësyesin më të vjetër në moshë që të kryesonte përkohësisht mbledhjen. Pas fjalës së tij, u zgjodhën tre sekretarë të përkohëshëm. Lidhur me këtë senacë, në mes të tjerash në shtypin e asaj dite, shkruhet: “U zgjodhën tre sekretarë të përkohëshëm. Përfaqësonjësit e popullit dorzojnë çertifikatat e zgjedhjes së tyre të lëshuara nga komisjonet e qarqeve. U zgjodhën 20 veta për të vërtetuar mandatet. Dje në ora 10 paradite u bë mbledhja e parë e Asamblesë Kushtetonjëse. Kryesia e Këshillit Antifashist, në bazë të ligjit mi Asamblenë Kushtetonjëse numër 123 datë 27.IX.1945 propozoi këtë rend dite:

1)-Hapja e mbledhjes prej Kryetarit të Kryesisë së Këshillit Antifashist.

2)-Ftesa e përfaqësonjësit në moshë më të madhe për të kryesuar përkohësisht mbledhjen.

3)-Pranimi i tre përfaqësonjësve të propozuar nga Kryetari, për të kryer detyrën e sekretarit të përkohëshëm.

4)-Dorzimi Kryetarit të Asamblesë nga ana e përfaqësonjësve të popullit të certifikatave të zgjedhjes së tyre të lëshuara nga Komisionet e Qarqeve.

5)-Zgjedhja nga ana e asamblesë e një komisioni prej 20 vetash për vërtetimin e mandateve dhe caktimi i kryetarit të këtij komisioni.

Në sallë, përfaqësuesit e SHBA-së, Bashkimit Sovjetik, Britanisë dhe Francës

Në seancën e mbledhjes së datës 11 janar 1945, në sallën e Akademisë së Arteve ku ishin mbledhur asokohe Asamblea me 82 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, ishin dhe përfaqësuesit e misioneve të huaja të akredituara në Tiranë. Lidhur me këtë, në gazetën “Bashkimi” të asaj dite, thuhet: “Para orës 10 të ftuarit kishin mbushur lozhat dhe galerinë. Në lozhën e parë, nga e mëngjërta në të hyrë, merrte vënt, Ministri i Jugosllavisë z. Josip Djerdj me sekretarin e Legatës; në lozhën e dytë, Gjeneral Brigadier D.E.P. Hodgson, Shef i Misionit Ushtarak Britanik në Shqipëri dhe Kolonel Sokolov Shef i Misionit Ushtaral Sovjetik në Shqipëri; në lozhën e parë nga djathta zoti Jakobs, funksionar i Departamentit të Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me zotin Stevens; në lozhën e dytë Kolonel Teyssier, Shef i Misionit Ushtarak Francez në Shqipëri dhe përfaqësues i UNRRAS. Në lozhat e tjera ishin shumë përfaqësues dhe personalitete si dhe korrespodenti i Agjensisë TASS, i ISVESTIA-s, dhe i BORBA-s. Pikërisht në ora 10 përfaqësonjësit e popullit kishin zënë vendet e tyre të caktuara. Pas dy tre minutash, Kryetari i Qeverisë Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha ngrihet dhe shkon në tribunën e parë që është tribuna e Qeverisë. Përfaqësonjësit e popullit dhe tërë të ftuarit e duartrokitën pareshtur. Pasataj tërë anëtarët e qeverisë zunë vënt në tribunën e tyre duke patur në mes Kryetarin e Qeverisë. Pas kësaj tribune është tribuna e Kryesisë së Këshillit Antifashist ku qëndron Dr. Omer Nishani me tre nënkryetarët. Gjen. Leit. Koci Xoxe, Hasan Pulo dhe Kolonel Baba Faja. Kur të gjithë janë në vendet e tyre, Dr. Omer Nishani ngrihet dhe thotë se asamblistat kanë përpara tyre rendin e ditës, të cilin e vuri për aprovim. Asamblistët e aprovuan unanimisht”.

Përshëndetja e Dr. Omer Nishanit dhe dorzimi i mandateve

Pastaj Dr. Omer Nishani u drejtoi Asamblistave këtë përshëndetje: “Shokë e shoqe Asamblistë, Ju përshëndes në emër të Kryesisë së Këshillit Antifashist N-Ç dhe ju uroj mirëseardhje. Është një nder i veçantë për mua që të përshëndes përfaqësonjësit e popullit shqiptar, i cili me sakrificat e tij të mbëdha, dhe me gjakun e bijëve të tij më të mirë çliroi Shqipërinë nga okupatorët fashistë dhe nga organizatat tradhtare të vendit, nga Balli dhe Legaliteti. Dita e sotme është një ditë feste dhe gëzimi për popullin shqiptar, se sot këtu është mbledhur Asamblea Kushtetonjse, e cilado të vërë themelet e institucioneve demokratike të Shqipërisë së Re. Asamblea e sotme nuk u ngjet Asambleve të kohës së kaluar, të cilat bëheshin me një sistem elektoral që s’kishte as frymë demokratike as frymë popullore.

Asambletë e para nuk përfaqësonin masat e gjëra të Popullit, dhe prandaj s’para çanin kokën për punët e Popullit. Asamblistët, në shumicë feudalë dhe pasanikë dhe intelektualë ndënë influencën e këtyre, merreshin më tepër me interesat e klasave sundonjëse dhe të tyre. Këtë e tregon veprimi i këtyre Asambleve ose Parlamenteve gjatë regjimeve antipopullore të Ahmet Zogut, të cilat kanë punuar në kundërshtim me interesat e Popullit dhe të Shtetit. Por Asamblea e sotme është një Asamble e zgjedhur nga Populli që përfaqëson Popullin. Unë ju uroj punë të mbarë dhe sukses të plotë në misionin që ju ka ngarkuar Populli, dhe kam bindjen se ju do të tregoheni në lartësinë e këtij misioni të madh duke punuar me vullnet e besnikëri në parimet e Luftës N.Ç. si përfaqësonjës të denjë të Popullit t’onë trim. Rroftë Populli Shqiptar! Rroftë Asamblea Kushtetonjëse”. Pas fjalës përshëndetëse të Dr. Omer Nishanit e cila u prit e ovacione të gjata nga të gjithë të pranishmit në sallë, ai ia dha fjalën asamblistit më të moshuar, prof. Petraq Popa nga Elbasani. Pas fjalës së tij, kryetari i Asamblesë, duke vazhduar rendin e ditës, propozoi si sekretarë të përkohshëm: Abdyl Këllezin, Sul Spahiun dhe nënkolonel Pëllumb Dishnicëen. Më pas të gjithë asamblistët dorzuan çertifikatat dhe Abdyl Këllezi bëri apelin e tyre duke i thërritur një për një me emra të gjithë asamblistët. Pas apelit, u zgjodh komisioni i verifikimit të mandateve prej 20 asamblistësh me kryetar Koço Tashkon, gjë e cila shënoi edhe mbylljen e seancës së parë.

Mocioni i Delegatëve të Vlorës: Duam Republikë Popullore

Pas fjalës së Dr. Omer Nishanit, një grup deputetësh të Qarkut të Vlorës, në emër të elektoratit të zonës së tyre, i paraqitën një mocion Asamblesë, në të cilin kërkohej që Qeveria e kryeministrit Enver Hoxha, të mos jepte dorëheqjen, por të vazhdonte punën. Në këtë mocion, i cili u lexua nga deputeti i Shkodrës, z Arif Gjyli, në mes të tjerash thuhej: “Shoku Kryetar, shokë përfaqësonjës. Në emër të popullit të Vlorës, kemi nderin t’i paraqesim Asamblesë gëzimin e math që ndien populli i qarkut t’onë me rastin e kësaj dite me rëdnësi historike dhe sjellim këtu përshëndetjet e tij më të zjarrta. Me kushtetutën dhe formën e regjimit që do t’i japë Asambleja Kushtetonjëse, populli ynë që i ka besuar kësaj Asambleje vullnetin e tij sovran, pret me plot të drejtë t’i konsakrohen fitoret e realizuara me luftën e tij Ne jemi të bindur se shprehim vullnetin e popullit të Vlorës që si gjiothë populli shqiptar nuk kurseu asnjë sakrificë për liri dhe indipendencë, duke kërkuar nga Asambleja Kushtetonjëse që Shqipëria të proklamohet REPUBLIKË POPULLORE. Tiranë më 11 Janar

1946. Përfaqësuesit e popullit të Vlorës: Hasan Pulo, Ing. Spiro Koleka, Hysni Kapo, Liri Gega, Dr. Sezai Agalliu, Manush Myftiu, Bilbil Klosi, Shefqet Musarai. Sipas gazetës “Bashkimi”, mocioni i delegatëve të Vlorës që u lexua nga z. Arif Gjyli, u duartrokit me ovacione të zgjatura nga të gjithë të pranishmit, të cilët të ngritur në këmbë, thërrisnin: “Rroftë Republika Popullore”. Pas kësaj, fjalën e mori gjeneral-leitnant Koci Xoxe, i cili në emër të përfaqësuesëve të popullit të Korçës ku ai ishte i zgjedhur, mbështeti mocionin e delegatëve të Vlorës duke kërkuar shpalljen e Shqipërisë, Republikë Popullore.

Asambleja nuk pranon dorëheqjen e Qeverisë

Pas fjalës së kryeministrit Enver Hoxha i cili kërkoi dorëheqjen e qverisë së tij, kryetari i Asamblesë ia dha fjalën përfaqësuesit të Korçës, Prof. Sali Mborja, përfaqësonjës i cili midis të tjerash u shpreh: “Qeveria Demokratike e sotme është një qeveri e popullit shqiptar që u emërua në Kongresin e Përmetit nga Këshilli Antifashist. Është qeveria që lindi nga gjiri i popullit shqiptar në zjarrin e luftës më të egër”. Më pas, me fjalën e deputetit të Mborja, u solidarizuan edhe deputeti i Tiranës, Abdyl Këllezi, Thoma Papapano, deputet i Gjirokastrës, Rrahman Parrllaku, deputet i Kukësit, Gjeneral-major, Spiro Moisiu, deputet i Durrësit, Kahreman Ylli, përfaqësues i Beratit, Dr. Sezai Agalliu, deputet i Vlorës, Kol Prela, deputet i Shkodrës, Andrea Sahatçi, përfaqësues i Beratit, Haki Stërmilli, deputet i Dibrës dhe Xhemal Rusi, përfaqësues i Korçës. Pas kësaj, kryetari i Asamblesë e hodhi në votë propozimin e deputetit Sali Mborja, nëse Asambleja nuk do ta pranonte dorëheqjen e qeverisë. Në këtë moment të gjithë deputetët u ngritën në këmbë dhe me ovacione të gjata që zgjatën disa minuta, pranuan unanimisht që qeveria nuk duhet të jepte dorëheqjen por të vazhdonte punën e saj.

Fjala e kryeministrit Enver Hoxha

Pasi Asambleja nuk e miratoi dorëheqjen e qeverisë, fjalën e mori kryeministri, gjeneral-kolonel Enver Hoxha, i cili në mes të një entuziazmi të madh dhe duartrokitjeve të pareshtura të asamblistëve, ai iu drejtua të pranishëmëve me këto fjalë: “Shokë Asamblistë. Në emër të shokëve të Qeverisë ju faleminderit shumë për besimin e madh që treguat karshi nesh. Ne do të vëmë të gjitha forcat tona për të mirën e popullit, ne do të çkrijmë të gjitha energjitë tona që gjendja ekonomike e kulturave e popullit tonë të përmirësohet. Ne kërkojmë ndihmën tuaj e gjithë popullit,

për këtë vepër të madhe që do të ndërrmarim dhe s’kemi asnjë dyshim që nuk do të na kurseni (Zëra: Pa fjalë) Ne do t’i qëndrojmë besnikë të vendimeve që do të merren nga Asamblea Kushtetonjëse dhe këtë do ta zbatojmë pikë për pikë si ushtarë besnikë të popullit”. Pas këtyre pak fjalëve të kryeministrit Enver Hoxha, për disa minuta salla oshëtiu nga duartrokitjet e vazhdueshme të asamblistëve. Pasi pushuan duartrokitjet dhe në sallë u vendos qetësia, kryetari i Asamblesë ia dha fjalën z. Dr. Omer Nishani.

Fjala e Dr. Omer Nishanit

Z. Omer Nishani, në mes të tjerash në fjalën e tij tha: “Përpara se të filloj këtë raport do t’ju them pak fjalë se këtu kam bërë vetëm një tabllo të shkurtër të aktivitetit të Këshillit të Përgjithshëm Antifashist N-Ç që nga Kongresi i Përmetit gjer në ditën që u mblodh Asamblea Kushtetonjësve. Kjo periudhë ndahet në tri pjesë. Në Përmet u muar vendime me rëndësi historike. I pari vendim ka qenë emërimi i Komitetit Antifashist Nacional Çlirimtar me atribute të një Qeverie Provizore. Ky kurorëzim i përpjekjeve të mbëdha të popullit tonë, se pas kësaj dite Shqipëria kishte në krye pushtetin e saj ekzekutiv më të lartë, Komitetin Nacional-Çlirimtar që e përfaqësonte brenda dhe jashtë. Atje u vendos ndalimi i Zogut në Shqipëri, anulimi i traktateve të bëra, i gjithë koncesioneve të dhëna gjatë regjimeve të kaluara, ia dhanë gradat Ushtrisë sonë heroike dhe u emërua Komandanti ynë i përgjithshëm, Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha”.

Formula e vendimit për shpalljen e Republikës Popullore të Shqipërisë

Përpara kësaj lufte, Populli Shqiptar, për 15 vjet me rradhë lëngoi nën regjimin monarkist të Ahmet Zogut. Ky regjim antipopullor, i vendosun në Vëndin t’onë kundër vullnetit të Popullit, me anën e forcës dhe bajonetës së huaj, shtypi pa mëshirë dhe çfrytëzoi në mënyrë çnjerëzore popullin shqiptar. Aspiratat e popullit shqiptar u shtypën pa mëshirë dhe politike sociale reaksionare dhe brutale e Zogut e dobësuan pa masë popullin t’onë. Regjimi i Zogut përgatiti invadimin e Shqipërisë prej Italisë fashiste duke u bërë vegla e politikës fashiste të Musolinit. Nën regjimin e Zogut, Shqipëria u bë një koloni e Italisë e cila hodhi në duart e saj të gjitha pasuritë e Shtetit Shqiptar, ekonominqë e vendit, financat, pasurinë e nëntokës, Ushtrinë, e tjera. Regjimi i Zogut e izoloi Shqipëqrinë tërsisht nga shtetet e tjera përparimtare dhe demokratë. Një gjendje e tillë pati si rezultat katastrofën e 7 prillit 1939. Më 7 Prill

1939, Ahmet Zogu kurorëzoi tradhëtinë e tij duke lënë popullin të papërgatitur që t’i kundërshtonte me armë okupatorin dhe duke e braktisur popullin shqiptar në fatin e tij, ay iku fshehurazi jashtë kufirit. Gjatë luftës heroike Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar, Ahmet Zogu ka ndihmuar tradhëtorët e popullit shqiptar që në bashkëpunim me okupatorët kanë penguar luftën kundër okupatorit dhe kanë luftuar me armë kundër popullit dhe Ushtrisë së tij Nacional-Çlirimtare. Populli Shqiptar rroku armët dhe u hodh në luftë kundër okupatorëve dhe tradhëetorëve të vendit, për të çliruar Atdheun, për të fituar lirin e popullit dhe indipendencën e Sovranitetin e vendit. Me luftën e tij heroike, populli ynë jo vetëm fitoi kundër okupatorëve dhe tradhëtorëve, por njëkohësisht likuidoi atë regjim që në të shkuarën e kishte shtypur pa mëshirë. Populli Shqiptar u bë zot i fateve të tij për të rregulluar gjendjen e brendshme që do të ndihmojë në zhvillimin e drejtë të së ardhmes së tij të lumtur. Sovran për fatin e tij, Populli Shqiptar me një zë dhe lirisht me anën e Asamblesë Kushtetonjëse që përfaqëson vullnetin e tij vendosi që:

I. SHQIPËRIA EMËROHET REPUBLIKË POPULLORE ME EMRIN REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

II. ME KËTË VËNDIM NË EMËR TË POPULLIT SHQIPTAR, HIQET PËRGJITHMONË MONARKIA NË SHQIPËRI. AHMET ZOGU DHE TRASHËGIMTARËT E TIJ HUMBASIN TË GJITHA TË DREJTAT QË KISHIN PASUR DHE U NDALOHET PËR GJITHMONË HYRJA E TYRE NË SHQIPËRI

Pas vendimit për shpalljen e Shqipërisë Republikë, kryetari i Asamblesë u paraqiti asamblistëve rendin e ditës ku si pikë e parë ishte dorëheqja e qeverisë dhe e dyta, raporti i kryesisë së këshillit Antifashist mbi veprimtarinë legjislative që nga Kongresi i Përmetit e deri në atë mbledhje të Asamblesë.

                                                                                Reagimi

                                                         Protesta e Mbretit Zog nga Britania

Zogu: Me këtë gjë vihet në pikëpyetje integriteti toksor i Shqipërisë

Ajo që ndodhi më 11 janar të vitit 1946, kur komunistët e Enver Hoxhës të sapoardhur në pushtet ndryshuan formën e regjimit, duke e shpallur Shqipërinë Republikë Popullore, nuk do të kalonte pa reagime nga kundërshtarët e tyre politikë. Kryesisht

nga ata të Legalitetit, që ndodheshin në ekzil në shtete të ndryshme të botës. Vetëm një ditë pas asaj ngjarjeje, që u festua me bujë të madhe nga regjimi komunist i Tiranës duke bërë manifestime në të gjitha qytetet e vendit, reagimi i parë erdhi nga vetë Mbreti Ahmet Zogu, i cili jetonte në azil politik në Angli. I kontaktuar nga disa gazetarë të huaj në ambientet e rezidencës së tij të përkohshme në Londër, Mbreti Zog ndërmjet të tjerash u shpreh: Me ndryshimin e formës së regjimit nga komunistët e Tiranës nga Monarki në Republikë, po vihet në pikëpyetje serioze integriteti toksor i shtetit Shqiptar”. Me anë të asaj deklarate të Mbretit Zog, nënkuptohej qartë aludimi i tij për nënshtrimin pa kushte që po bënte qeveria komuniste e Enver Hoxhës ndaj Jugosllavisë së marshallit Josif Broz Tito, e cila sipas tij rrezikohej të kthehej në një republikë të shtatë të Jugosllavisë. Vetëm tre-katër ditë pas deklaratës së Zogut erdhi reagimi zyrtar nga qeveria komuniste e Tiranës, e cila nëpërmjet gazetës “Bashkimi”, (organ zyrtar i Frontit Demokratik) të datës 14 janar 1946, i kushtonte një artikull të gjatë deklaratës së Zogut. Në atë artikull, i cili ishte i mbushur fund e krye me sharje dhe akuza nga më të ndryshme për Zogun si: tradhtar, fashist, kriminel, hajdut etj, i thuhej atij që të mos ia qante hallin popullit shqiptar, pasi ai e kishte zgjedhur vetë formën e regjimit duke luftuar me armë në dorë.

29 komente në “11 Janar 1946, kur Enver Hoxha e shpalli Shqipërinë Republikë dhe reagimi i Mbretit Zog nga Londra (fotot e rralla që publikohen për herë të parë)”

  1. titi says:

    Kush po e rruante karin per zogun zogu ishte nje cop hajdut alabak vodhi parat e HQIPTARVE dhe iku si legen ky lloj muti nuk kishte te drejt morali ta zinte ne goj me kte vend qe e vodhi e dhjeu dhe iku si cub per gjith naten , ENVER HOXHA dhe ushtria partizane e merituan drejtimin e vendit se e moren me gryk te pushkes sakrifikuan per atdheun e tyre , mos grahasoni hajdutin e kombit figuren me te felliqur me ENVER HOXHEN qe ishte burr shteti e i dha dinjitet kti vendi , nuk e bej komentin per alabaket njerzit pa tru por per ata qe e njohin te verteten .

    1. ec aty says:

      FAKT i ditur dhe i padiskutueshem :
      Te vetmit qe e kane cenuar integritetin territorial te Shqiperise se 1913-s, jane pikerishi ky SHKERDHATA “mbret” Amut Zogomari dhe natyrisht SHPELLARI “president” Salihale Derrisha
      1. Amuti i dha Jugosllavise shen Naumin dhe Vermoshin
      2. Salihalja i dha Greqise ujerat detare te Sarandes
      Keta dy MASKARENJ jane damkosur perfundimisht ne histori si TRADHETARE te interesave kombetare. Kush eshte kunder, eshte ose idiot nga trute ose tradhetar dhe antishqiptar!

      1. Doni says:

        Kjo ishte koha kur bandat partizane homoseksuale. Shperthyen dyert e shqiptareve duke i grabitur pasurite orendite shtepiake floririn. Tokat dhe bagetite. Dhe filloj dhe marrja e bukes me liste. Fukaralliku u be aq i madh saqe nga koha e Zogut kur qyteti ruhej me nje xhandar. Qeveria Enverit organizoj polici sigurim dhe ushtri per te mbajtur rendin. Dhe prap se prap nuk ja doli. Sepse kishe frike te veje nje pale breke ne ballkon per tu thare sepse dhe ato do to vidhnin.

        1. ec aty says:

          Prandaj ai pushtet jetoi 50 vjet? Kishte mbeshtetjen e popullit dhe jo tuajen mor HALABAK Doni ?
          Historia eshte FAKT more vesh! Jo ate qe thua ti, qe eshte thjesht nje vleresim personal dhe i perkohshem. Vleresimi ndryshon here pas here ne baze te reliteteve dhe kushteve historike, ndersa fakti eshte ABSOLUT dmth i pandryshueshem.
          Ti hyn ne rradhet e IDIOTEVE ? ? ?

        2. Eri says:

          Ne kohen e Zogut te hante morri te gjalle dhe nuk gjeje dot nje njeri te dinte shkrim e kendim.

  2. titi says:

    Kush po e rruante karin per zogun , zogu ishte nje cop hajdut alabak vodhi parat e SHQIPTARVE dhe iku si legen , ky lloj muti nuk kishte te drejt morali ta zinte ne goj me kte vend qe e vodhi e dhjeu dhe iku si cub per gjith naten , ENVER HOXHA dhe ushtria partizane e merituan drejtimin e vendit se e moren me gryk te pushkes , sakrifikuan per atdheun e tyre , mos krahasoni hajdutin e kombit figuren me te felliqur me ENVER HOXHEN qe ishte burr shteti e i dha dinjitet kti vendi , nuk e bej komentin per alabaket njerzit pa tru dhe zogistat por per ata qe e njohin te verteten .

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      o titi, lum si ti, akoma nuk te paska dale rakia e Enverit.

      1. mateo says:

        O Plaku,po ti akoma mutin e Zogollit po ha kaq gjate?

        1. Plaku Xhuxhumaku says:

          Kush te tha ty o Mateo qe po nuk deshe rakine e Enverit, do mutin e Zogut? Pastaj nga nje djale i shkolluar si puna jote dhe i qire vazhdimisht ne bythe, pritet pak me shume edukate.

  3. # Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ekskluzive kjo histori
    tërë vëmëndjen time mori
    mendjen vras, por nuk e di
    ç’a ka dash me thon Dashnori?!

    P.S.
    Mëndjen vrava për gazetarin
    Hisytoritë aty m’u lidhën
    Zogu i Parë vodhi Thes-Arin
    ky Dashnori vodhi Arkivën.

  4. xha Jaho says:

    Na i hapet barkun me keto traplleqe te ketyre historucever e gazetaruce qe guxojne te gjykojne per ate lufe dhe fitoren e luftetareve te popuullit mbi fashizmin dhe te bojatisni tradhtine me ngjyra. Zogu ka qene dhe do mbese ne mendjen e njerzve si Satrap, Hajdut, Tradhetar dhe uzurpator qe u vetshpall mbret nga bytheleoierit sic po bejne edhe sot tradehtaret qe jane uzurpouar e po e masakrojne kete vend qe eshte bere te iken shaten nga syte kembet. Nuk e shikoni se ne c’derenxhe ka shuar vendi dhe ju merreni akoma me e ka apo s’ka Cecua mustaqe.
    te fala Meros nga xha Jaho

  5. albi says:

    e keni shume te lodhur faqen. Nqse vini fotografi, per te pare secilen prej tyre, duhet ringarkuar edhe nje here faqja, e duhet kaluar gjithe shkrimi nga fillimi ne fund. per te pare 10 foto duhen 5 minuta. ky eshte idiotllik. vendosni nje slide show ose nje gje tjeter qe te kalojne fotot nje nga nje, pa patur nevoje per te ngarkuar gjithe faqen.

    edhe fotot jane shume te vogla, e nuk merret vesh asgje

  6. Porta says:

    Enveri e beri vendin kerme.

    1. Eh te vinte edhe nje here per disa dite te shikonim gallate se ku do futeshin keta minjte komunista antikomuniste dhe tju bente edhe nje here kerme ju hajdutat e kriminelet qe nuk late gje pa vjedhur e shkatrruar.
      Ku do futej aj burr sali komunisti servili dhe hipokriti i te gjitha kohrave e sa e sa fahrira sumlepirsa…

  7. beni says:

    Shifni Lul Basha Enver i dytë?
    Duhet të quhet Hoxha e jo Basha?

  8. ben says:

    Ne fakt Shen Naunin dhe veriun e Shqiperise ju a dha serbeve Zogu dhe jo Enveri, ne kohen e te cilit u ruajt cdo millimeter katror I territorit tone. Nje fjale e vjeter thote:
    Kije inat, por jepi hakun.
    Enveri ishte ai qe ishte, por territorin tone e ruajti te pa-prekur.

  9. Jep says:

    Faktikisht zogut ja la trashegimi I jati monarkin dhe vetshpalljen mbret.
    Ikni Mos na hapni barkun me zogun e zogicen

  10. Can cun says:

    Shikoni priftin dhe hoxhen aty te cepi i rradhes se pare

  11. Shqiptari says:

    Gezuar 73 Vjetorin e Republikes!

    73 vjet me pare u krijua republika qe kemi sot. Kjo eshte nje date e rendesishme e historise se Shqiperise!

    1. VFLP says:

      Lavdi perjete ne histori!

  12. ????? says:

    I vetmi gabim i xhaxhit Enver ka qënë që nuk lejoi ambasadën Amerikan të installer në Tiranë siq bëri Kina dhe Rusia në vendet e tyre respectifs.

  13. Mali says:

    Te lumte o Kaloc, po nxjerr vetem te verteten, gjykimin ta beje ai qe ka tru….! Zogu qe ai qe ishte, karrierist si gjith pushtetaret, hajdut si gjith shqiptaret, por me nje vision me demokratik se sistemi totalitar e diktatorial qe erdhi ne pushtet.
    Tmerri qe hoqi ky popull ne kmunizem brezi i sotem ad qe mund ta imagjinoje…. asnje lloj pushtuesi qe ka kaluar në këtë vend që nga lashtësite nuk ka mbjellur një tmerr të tillë, shiko sot ku jemi, të gjithë janë bijtë e ati sistemi.

    1. uhahahaaaaaa says:

      ? ? ? ? Te lumte Mali je krejt RROT CARI ? ? ? ?

  14. shqip says:

    Çdo gje me seriozitetin e shtetberjes. Te gjitha proçedurat te sakta , te dokumentuara, te konfirmuara edhe nga fuqite e medha. Ndonje Qamilist shqupist, ben te pamunduren ta paraqese si instalimin e diktatures. Nejse, varja dumbabisteve. Fakti eshte fakt. Ne 44 shqiptaret dolen nga lufta si fiset tribale. Aq eshte e vertete, sa brekushet me shallvare e qylafet u zhduken diku nga fillimi i viteve 80. Ne ate kohe 75 % e popullates hante ne toke rreth nje sofre. Flinin ne toke mbushur me tartabiqe. Ndersa ai matjani nga Londra jetonte ne luks me florinjte e vjedhura, Enveri e morì bagetine dhe i çoi ne shkolla. Edhe jashte, edhe me shpenzimet e shtetit. Renia e sistemit s ‘ka lidhje me ate qe u arrit. Ndryshimet ishin ne rang global, kesisoj Shqiperia nuk mund te bente perjashtim. Megjithate kryesorja qe mbetet ne kete teme eshte qe, Republika ishte i vetmi shans per te shpetuar shkermoqjen perfundimtare. Pa Lanç ne nuk do konsideroheshim vend fitues. Te tjerat jane tema qe s”kane lidhje me kete event. Punoi mire apo keq, kjo nuk mund te ishte debat qe ne 46.

  15. Nipi-uk says:

    Atehere kishte patriota dhe atdhetare qe na udhehoqen kurse tani kemi hajduta tradhetare si Sali Millosheviqi, Ilir Floriri, Edi Trapi edhe Lulzim Bastardi
    Zoti i ndershkofet tradhetaret tone qe na kane coptuar
    Enver Hoxha ishte legjende

  16. emigranti says:

    Ne kohen e diktatures ( nuk mund te them komunizmit sepse nuk ishte i tille ) si rralle here kur hanim ndonje gje te mire me te vjetrit thonin ” qenka bere si ne vakiti ” duke pase parasysh kohen e Zogut.
    Ndersa per anonimet qe flasin me fjale te ulta eshte me mire te hane bar, te spiunojne, te vjedhin e zihen se sa te ndricohen e jetojne ne harmoni.

    1. ik ere pirdhu says:

      I ke pi ilacet vakiti o psikopat!?
      Trushpelare me te meta mendore …

  17. ME EMER says:

    .. ZOGU E BRAKTISI SHQIPERINE DUKE KALUAR NGA KAPSHTICA DREJT GREQISE ..! Ai dreken e fundit e ka ngrene ne Zemblak te Korces , ku jetonin miqte e “idealit ” . Zemblaku dhe pas largimit te tij me figurat e tij “te shquara ” diti te “nderohet”..!.. Per me teper le te flase gazeta “Tema”..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje