Aeroporti i Kukësit jepet me koncesion, ja kush është fituesi dhe investimet që do kryhen

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fituesin për garën e dhënies me koncesion/PPP të Aeroportit të Kukësit.

Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Global Technical Mechanichs” sh.p.k. dhe “Bami” sh.p.k. me vlere investimi prej 7,999,393 Euro (pa TVSH) është identifikuar nga komisioni si oferta e suksesshme.

Ky bashkim operatorësh ekonomik në bashkëpunim me kompaninë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve do të kryejë investimin në vlerën e lartpërmendur me synim rikonstruksionin, operimin dhe transferimin e aeroportit të Kukësit tek shteti pas periudhës 35 vjeçare të koncesionit.

Të dhënat mbi kronologjinë e procedurës:

Në datën 11 Korrik 2018, Këshilli i Ministrave mori vendimin për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese që i jepet bashkimit të shoqërive, për dhënien me koncesion/Partneritet Publik Privat për rehabilitimin, operimin, transferimin e Aeroportit të Kukësit. Sipas këtij vendimi, bashkimi i shoqërive “Kastrati” sh.a. dhe “T.M.D Systems LTD” morën bonusin prej 8% të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për projektin e rehabilitimit, të operimit, transferimit të Aeroportit të Kukësit.

Në zbatim të këtij vendimi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli garën e hapur duke ftuar çdo kompani të interesuar për këtë projekt. Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave nga operatorë të ndryshëm ekonomik përfundoi më datë 20.12.2018.

Komisioni i dhënies me koncesion, pas hapjes së ofertave konstatoi se kishte paraqitur ofertën e tij për këtë procedurë një bashkim operatorësh ekonomik ndërsa operatorët të cilët kishin marrë bonusin më parë nuk ishin paraqitur në këtë garë.

E vetmja ofertë ishte ajo e bashkimit të përkohshëm të shoqërive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk, ku në marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre është përcaktuar se 30% e punimeve nëse do të akordohet kontrata e koncesionit/ppp do të kryhen nga Global Technical Mechanics shpk dhe 70 % nga Bami shpk.

Një nga kriteret kualifikuese të kësaj procedure ishte pjesëmarrja e një shoqerie/ekspertesh me përvojë në fushën e operimit dhe manaxhimit të aeroporteve e pajisur me licencat përkatëse lëshuar nga autoritetet ndërkombëtare të aviacionit, nëpërmjet një marrëveshje/kontrate me operatorin ekonomik. Në dokumentet e dorëzuara nga konsorciumi që ka paraqitur ofertë në këtë procedurë gare është përfshirë dhe marrëveshja mes konsorciumit dhe kompanisë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve.

Të dhëna mbi llojin e investimeve që do kryhen:

Investimi parashikon rehabilitimin dhe operimin e Aeroportit të Kukësit, duke bërë zgjerimin e pistës së aeroportit, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, zgjerimin e zonës së parkingut etj. Aeroporti do të ketë qëllim të funksionojë si aeroport për transportuesit me kosto të ulët duke qenë se për nga infrastruktura, thjeshtësia dhe teknologjia e tij, ai i përshtatet modelit të biznesit të linjave ajrore me kosto të ulët.

Pista për avionët në flotën e linjave ajrore me kosto të ulët, do të zgjerohet deri në një gjatësi prej 2.200 metra, dhe do të ketë kodin me numrin 4. Me rritjen e kodit do të rritet edhe gjerësia e pistës në 45 metra. Me qëllim të zgjerimit dhe zonave të sigurisë do të bëhet një shtesë prej 66.000 m2 të zonës së aeroportit. Zgjerimi i propozuar i terminalit të udhëtarëve do të jetë nga aktualisht 600 m 2 deri 3.800 m 2 ose me fjalë të tjera do të bëhet zgjerimi i terminalit maksimumi deri në stacionin e zjarrfikës.

Zgjerimi i terminalit të udhëtarëve është zgjerimi i dhomave të pritjes për të siguruar kapacitet të mjaftueshëm për ngjitje paralele në bordin e 3-4 avionëve. Përveç zgjerimit të terminalit, do të bëhet edhe zgjerimi i platformës dhe gjithashtu do të ndërtohet edhe sistemi i dytë i rrugës së manovrimit në pistë që do të lidhë platformën dhe pistën. Për shkak të statusit të aeroportit me kosto të ulët, do të përdoret ngjitja në bord e udhëtarëve duke ecur nga terminali në avion.

Aktualisht ndodhen dy parkingje para terminalit të udhëtarëve të Aeroportit të Kukësit. Një parking është për udhëtarët VIP me kapacitet prej 20 makinash dhe një tjetër është parking i rregullt me kapacitet për 26 makinash. Për shkak të faktit se në Aeroportin e Kukësit do të operojnë avionë me kapacitet 180 – 189 vende, është i detyrueshëm zgjerimi i parkimit.

Informacion mbi historikun e aeroportit të Kukësit

Aeroporti i Kukësit ndodhet 3,5 km në jug të qytetit të Kukësit. Gjatë krizës në vitin 1999, Emiratet e Bashkuara Arabe organizuan në Kukës një kamp modern për të ndihmuar refugjatët e luftës në Kosovë. Së pari, ata zhvilluan një pistë ajrore për furnizimet e ndihmave hyrëse në Kukës. Në atë kohë, përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara Arabe paraqitën idenë për zhvillimin e aeroportit civil si një dhuratë për këtë zonë, e cila u përball me fluksin më të madh të qytetarëve të Kosovës. Pas pranimit të kësaj ideje, projekti i Aeroportit të Kukësit u zhvillua më tej me studime të përbashkëta të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (AAC) dhe arabëve. Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave të 15 shkurtit 2001, u miratua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit. Aeroporti i Kukësit u ndërtua nga kompania Al-kharafi që kishte përfaqësuesin e saj në Shqipëri.

Fillimi i ndërtimit të aeroportit filloi më 10 maj 2003 dhe përfundoi më 31 tetor 2005. Pas përfundimit të ndërtimit, në 2016 u instaluan pajisjet e navigimit. Shuma totale e investimeve ishte afërsisht 20 milionë dollarë, duke përjashtuar pajisjet e navigacionit, të cilat ishin në marrëveshjen fillestare, por u financuan gjithashtu nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe. Më datë 7 Qershor 2006, Aeroporti i Kukësit u transferua nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (DPAC). (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Aeroporti i Kukësit jepet me koncesion, ja kush është fituesi dhe investimet që do kryhen”

  1. peço says:

    Amani, amani or vëllezër, na thoni, or të keqen, kur do ngrihet balloni o parë, se plasëm!

    1. Flm says:

      Aeroport ne Tirane, ne Vlore, ne Sarande, ne Korce, ne Kukes. ….
      ###
      Ka llogjik ekonomistike keto investime ??? A ka llogjik qe nje vend me 3 miljon banor, me nivelin me te ulet te te ardhurave te kete 5 aeroporte ??

    2. Kalec Dega says:

      Do fluturojne shqyptaret lol… nga qyteti i Mulit… po vetem per Kosovaret menduan keta politikar ret tane Horra dhe hajdute… Sa qejf i ka koncesionet Edvin Ramuti!…

      A keni ndgju cu ba me Air Anadoll … a ka boll fluturime dhe cmime ma t’mira se Makedonia e Mali Zi?


      Ahah ahaha, aeroporti i Kukesit,lol!

  2. Bk says:

    Nje carvaf shkrim, prit te
    thote se kur dote hyje aeroporti ne funksionim, asgje.

    1. kulla bjeshkeve says:

      Me e lezetcmja do jete kur te dali qe perfaqsuesi i kompanise qe ka 70% te koncesionit punon perkohasisht kamariar ne nje restorant te shkembi Kavajes ne Durres.

  3. 🇦🇱 says:

    Kompania ajrore e Zélande është shpallur më e mira në 2018-ën.

  4. Demir says:

    Serish me PPP, qe i ngjan nje vjedhjeje. Aeroportii kukesit nga themeli u ndertua me 14 milionn dollare. Tani po jepen edhe 8 milion dollare Cfare po behet me kete Shqiperi ? Te gjithe jane turrur per te vjedhur. Keshtu po ndodh edhe me kete aeroport, qe kur u ndertua u tha se eshte i kategorise nderkombetare dhe mban te fluturojne deri ne 5 aeroplani. Me PPP duket se vjedhja do te jete e madhe.

  5. Demir says:

    Serish me PPP, qe i ngjan nje vjedhjeje. Aeroportii kukesit nga themeli u ndertua me 14 milionn dollare. Tani po jepen edhe 8 milion dollare Cfare po behet me kete Shqiperi ? Te gjithe jane turrur per te vjedhur. Keshtu po ndodh edhe me kete aeroport, qe kur u ndertua u tha se eshte i kategorise nderkombetare dhe mban te fluturojne deri ne 5 aeroplani. Me PPP duket se vjedhja do te jete e madhe. Aq sa ende asnje aeroplan nuk ka fluturuar ende. |Ndaj aeroporti po sherben vetem per te vjedhur me hsume maskarenjte qe drejtojne prej 30 vitesh Shqipperine.

    1. Miri says:

      I’m o demir shiko te hash nje pjate pilaf se deri aty je ti.Gjithe bota me ppp ndertojne .Apo kur e bejme ne quhet vjedhje.Injorante qe doni te beheni si bota me praktika te kohes see komunizmit.Tu thuash faleminderit madje qe po e bejne see the ishte per ne do ishim pa aeroporte fare.E doni me Pune vullnetare qe tee flini rehat.

      1. mirel says:

        Ashtu tha dhe Ramuti per Unazen. Gjithe bota vjedhin. Pse te mos vjedh dhe une? Ramuti miliardat, populli pjaten e supes.

        1. Shpata e Aliut dhe gjuha e Salihut says:

          Për ate që ka logjikë hajduti hajditëri është e tëra

  6. Politikane kurva says:

    PPP -ja nuk po heq dot boren ne rrugen e kombit. Do mirembaje aeroportin !

  7. Demir , demir po flet si bythe qir…!

    1. **** says:

      Ai eshte zanati jot. Prandaj e meriton nje hu ne bythe me gjithe Ramutin brenda

  8. Plaku i mocem says:

    Ne qofte se kjo qeveri perpiqet te rregulloje gabimet e qeverive te meparshme duke investuar ne nje objekt te perfunduar e te paguar,tregon se edhe kjo qeveri eshte pjese e te gjitha qeverive qe jane pergjegjese per Aeroportin e Kuksit.

  9. BrianFab says:

    егор крид берегу текст – врум врум элджей текст, текст песни лабутены ленинград

  10. nord.al says:

    Mirel kurva , meqe ra fjala Rames i hangesh mutin ti.

    1. mirel says:

      Me hengsh ti me gjithe Ramutin bajgat. Kurvat e Vucicit

  11. Moni says:

    Nje gje nuk kam kuptuar une, kush do ta perdore kete aeroport? Se veriu i Shqiperise nuk ka aq banore sa te mbushe nje aeroport me fluturime. Nderkohe ne Kosove eshte aeroporti i Prishtines qe eshte i lehte i arritshem nga cdo skaj i Kosoves. Shpresoj te funksionoje gjithsesi, mbase do ta konkurroje ne nje fare menyre Rinasin.

  12. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    si quhet aerodhromi i Quksit dhe a ka lidhje firma ”Bomi shpk” me vorrin e Bomit..!!!!??

  13. Ky aeroport me pare do falimentoj se sa do mbijetoj.
    Veriu eshte cpopulluar dhe ka ardh ne bathore dhe kemi 2 kukset e mulit ne kukes dhe nje ne bathoren e saliut qe i la te pushtojne pjeshkat qe i ha shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *