Albin Kurti përfshihet në debatin politik të Shqipërisë dhe i bën 7 pyetje Ramës

Në debatin politik shqiptar, pas refuzimit të Ilir Metës për dekretuar si ministër të Jashtën, Gent Cakajn, është përfshirë edhe “Lëvizja Vetëvendosje” e Albin Kurtit, parti nga vjen edhe Caka.

Kjo parti në këtë debat mban krahun e Metës dhe pas reagimit të djeshëm, sot i ka drejtuar 7 pyetje Edi Ramës.

Deklarata e Vetëvendosjes

Ca pyetje kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë:

A e di gjë pse 23 anëtarë të kryesisë së PS dhe 73 deputetë të PS + qindra kryetarë degësh, nëndegësh dhe mijëra bashkëpunëtorë profesionalë socialistë nuk dalin të reagojnë por del Baton Haxhiu?

Pse je kaq i sigurtë në personazhe të errët si Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu dhe vë në dyshim ministrin dhe anëtarin e kryesisë së PS, z. Ditmir Bushati?

Nëse ka diçka të papranueshme në Ministrin e jashtëm aktual a mund t’ia tregosh të gjithë shqiptarëve, me këtë rast dhe socialistëve anëtarë, simpatizantë dhe votues?

Nëse Ilir Meta është i paditur, pse na e propozove dhe pastaj votove për President të Republikës së Shqipërisë?

Nëse je kundër shkëmbimit të territoreve, e thënë shqip, pra kundër ndarjes së Kosovës sipas planit të Vuçiçit a mund ta thuash këtë prerazi pa ekuivoke?

Nëse pretendon se e njeh G. Cakajn atëherë pse nuk ia keni bërë certifikatën e sigurisë nga drejtoria në vartësi tuajën që prej se e kishit këshilltar?

Që kur këshilltarët e tu, mandej zëvendësministra, e të propozuar për ministër të jashtëm si Gent Cakaj lejohen të nxjerrin në emisione televizive të Baton Haxhiut për 1 vit rresht komentet e sqarime nga takimet e tua nga ai me Kancelaren Merkel deri te ato brenda zyrave të Këshillit të Ministrave e tek kualifikimet e sulmet mbi subjektet politike në Kosovë?

(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

47 komente në “Albin Kurti përfshihet në debatin politik të Shqipërisë dhe i bën 7 pyetje Ramës”

  1. 🇦🇱 says:

    Na imitojn te studentët dhe rinovimi politik.

  2. e di si eshte puna says:

    W-ja te fitoje zgjedhjet ne Kosove dhe te vendose ministrat qe do! Pastaj le te formoje deget ne Shqiperi dhe te fitoje zgjedhjet ne Shqiperi dhe te vendose ministrat qe do! (me siguri nese Gent Caka nuk do ishte larguar nga W-ja, nuk do kishte reagim te tille. Por Gent Caka eshte larguar nga W-ja bashke me grupin e deputeteve dhe Shpend Ahmetin)
    Tani per tani ne Shqiperi zgjedhjet i ka fituar PS-ja dhe kryeministri do vendose ke minister ti doje qejfi, sepse ka marre te drejten nga vota e shqiptareve!!!!

    1. katarakti says:

      Dakort me ty. Po a mundet dot Edi Rama tu jape nje pergjigje shterruese pyetjeve te Albin Kurtit? Kjo eshte çeshtja.

      1. Celo.Mezanaj says:

        Kur te ulet per ndonje darke me ty Katarakti, ndoshta ti jep te gjitha pergjigjet shterruese per Albin Kurti. Eshte Kryeministri i Shqiperise dhe duhet te beje Kryeministrin dhe jo ti japi pergjigje shterruese cdo te mencuri dhe te shkalluari ne boten mbareshqiptare, apo cdo patrioti dhe cdo legeni. Jo per ndonje gje, por sa i pergjigjet njerit ngrihen 100 te tjere qe duan pergjigje.

        Nuk po merrem me cilesine e pyetjeve se jane per gjynah. E kam pas shume, shume per zemer Albin Kurtit, por cdo 6-muaj e ben nga nje gomarllek me e nxjerr per zemre fare. Nuk mund te behet kryeministri e nje vend, qofte edhe i vogel si i Kosoves nje qe shkru te tilla letra tru-pershqish

        1. mirel says:

          Ashtu eshte. Pergjigjet ja jep vetem Baton Haxhiut. Po keto pyetje jane detyrim kushtetues para zgjedhesve. Ramuti nuk eshte Kadafi, megjithese paste fatin e tij.
          Kadafi as muk pyetej e as pergjigjej.
          Tani e tregon me se miri fytyren e pushtit diktator.
          Plere berishiane.

      2. e di si eshte puna says:

        Pyet Edin! Une jam i bindur qe PO!

        1. Kosovar pi Shqipnije says:

          Jo vetëm shteruese por shpartalluese.

      3. Lab says:

        E drejte.
        Gjuha e Albinit eshte e qarte, e shkurter,nuk te le shteg te keqkuptohesh.
        Pyetja e pare eshte sa e thjeshte aq erendsishme.
        Si eshte evmundur qe nje aparat i tere i PS nuk ka gje per te thene e shtuar ne Shqiperi dhe Baton Haxhiu “ del nga mendja” per tre dite rresht” per ceshtjen Cakaj?
        Nuk di se cfare shihni ju Kosovaret tek Cakaj! Une shoh nje djale snob qe ne shprehjet qe nderton ka vetem fjale te huaja me pak shqip brenda….

    2. mik says:

      Zgjedhja e ministrave nuk bahet nga qejfi por, ka kriter tjeter. Ai ka marr te drejten nga votat e Shqipetareve, por jo per te shfrytezuar qejfin e tij, por qejfin e votuesve.
      Ma mire analizo pikat ne letren derguar Edi Rames nga Levizja Vetevendosje ( qe fatkeqsisht asnje nga analistat Shqiptare nuk e ka organizu kaq bukur ) se te shprehesh militantizmin tand per nje kothere.

      1. mirel says:

        Ashtu eshte. Votat Ramuti nuk i mori ne Kosove, por ne Shqiperi. Dhe eshte i detyruar ti pergjigjet votuesve te tij.
        Kur ve Baton Haxhiun ti kerkoj llogari presidentit te Shqiperise duhet ta kete parasysh dhe kete.
        Po me ate cunakun e Unazes cfare u be?
        I beri dy cunake Ramuti te famshem
        Nje per tenderat e rrugeve, tjetrin per te tenderuar Kosoven te serbet.
        Keshtu qe Albini eshte i detyruar ta pyesi Ramutin nese ky i fundut fut hundet te territori i Kosoves. Aty jane zot populli i Kosoves qe ka votuar qeveritaret e tij. Haradinaj dhe Kurti vetem kane te drejten legjitime te shprehen per Kosoven, jo ky palo plera Ramut Vucici

        1. shqipe says:

          O murjel a mirel,qysh m… e ke linkun?!
          Me që s’je per asnje pune
          Shko te Rama t’i hash mun…

    3. Arzt says:

      Pse keshtu qenka? Kryeministri ben ç’i do rroçka? Le qe ç’them une, aq do beje sa t’i luaje fene me ate popull injorant qe qeveris!

    4. Kuq e Zi says:

      E drejta per te vendosur eshte e deleguar nga populli jo per te abuzuar. Prandaj Ramuti eshte i detyruar ti pergjigjet votuesve per ato qe ben
      Populli nuk ja dha voten Metes. Metes ja delegoi pushtetin Rama. Populli nuk votoi Caken..por PSne. As populli i Kosoves nuk ka votuar Ramutin qe ky merr kurajo dhe negocijon kufijte e Kosoves..ka votuar Kurtin te cilit i lind e drejta ti kerkoje llogari Ramiut per pazaret qe ben me Vucic per Kosoven.
      E drejta eshte me Kurtin, jo me Ramutin. Perdorimi i te drejtes qe te jep populli ne rastin e Ramutit quhet shperdorim.
      Tradhetari i ndyre i mareveshjeve greke.

    5. greece is shit says:

      ta zeme se ke te drejte ….a ka mundesi te pergjigjet rama per keto pyetje…..sepse nuk na intereson w por pergjigjet e pyetjeve……
      te fala janulles dhe anadollkeve te tjere ……………

  3. Edita says:

    O Zot cfare niveli, komplet i lajthitur! Po pse ska te drejte cdo njeri te japi versionin e vet e te flasi per cka ndodh? Pse flet batoni dhe sflasin socialistet? Se i do bytha Albin!

    Po kush eshte ky qe duhet me i dhene llogari pse kryeministri i shqiperise largon ministrin e vet? Pse mos i kerkoi aprovim albinit kur e vuri? Dhe me tapi e ka marre ditmir bushati karriken?

    Albin qenke keq o burre, cfare burreci!!!!

    1. Salvador says:

      Edita nje mendje si albana xharra kur arrin ne ekstaze me ate mikun e sherbimit……

    2. Arzt says:

      Oj ti Edita…Po si nuk u dashka te jape arsye Kryeministri pse shkarkon ministrat? Po pse Edi Rama te babes e ka ate post? A nuk eshte aty i ngarkuar me detyre nga shqiptaret?! Epo ja qe ne shqiptareve nuk na rrefeu arsyen pse Ditmiri u dashka me ike, perveç nje absurdi se duhet te ike te kontribuoje per Partine. Pra edhe njehere vendoset partia perpara Shqiperise, perderisa ky u thuri elozhe ministrave te shkarkuar!

  4. Drini says:

    Shume e drejte!
    Rama ka treguar me vepra se eshte jo vetem nje kryeminister i pa afte por me shume i rrezikshem per Shqiperine!
    Ne ARSIM dhe punet e JASHTME Shqiperia shtet mbi 100 vjecar ka pervoje te madhe e te sukseseshme dhe nuk ishte nevoja te injoroheshin mijra intelektuale ketu per t’i marre nga Kosova!
    Por kete gje Rama e ben per qellime te mbrapshta antishqiptare populiste duke provokuar opinionin se eshte i afte per lider te gjithe shqiptareve!
    Rama ka privatizuar PS-ne dhe rrenuar shtetin ligjor ne Shqiperi pasojat e te cilit do te ndihen akoma me shume ne te ardhmen e afert.
    Rama duhet te largohet sa me pare nga politika si antishqiptar i rrezikshem!

    1. Tony uk says:

      @Drini
      Ku i mesove keto nga Shqupi???
      Per Ramen vendos shumica qe e votoi.
      Harroje se plakun e vucidolit dhe Lulushen do ti kthejme prape ne pushtet.
      Prandaj drino shqupisti mos u lodh te komentosh shume se nuk ja mbush dot mendjen as vetes tende e jo me te tjereve.

  5. kasemi says:

    Edhe sa plehra do te kerkojne te perzihen ne politiken e vendit tone. Albin kurti apo cdo kurt tjeter te qepi gojen e te mos haje m…. Mbaj vendin qe te takon o qelbesire, spiun i uDB-se qe hidheni ne sulm per cdo hap qe bejne shqiptaret drejt parimit kombetar. Qelbesira.

  6. lori2 says:

    Plotesisht me nje mendje me parashkruesin ‘e di si eshte puna’. I ke rene pikes dhe ke zbuluar rrenjet e mllefit te VV bashkeintrigues me Meten.

  7. Pojanaku says:

    Ne ne fshat kishim nje burre qe i therisnin ” tersi Pojanit”. Ai ishte kunder te gjitheve edhe per gjerat me te thjesht. Nje nate ra ne nje grope septike dhe po ulerinte por askush nuk ju aferua duke kujtuar se po grindej si gjithmone
    Sepse mu kujtua tani qe po lexonja per kete Albinin e Kosoves.

  8. Dyrrahu says:

    Albini pa ndalur therret per bashkim.
    Une e kam ditur dhe e di qe jane paraqitje deklarative te Kurtit.
    Ketu nuk sulmohet Caka, ketu mundohen ta refuzojne Ramen.
    Lufterat e shqiptareve kunder shqiptareve nuk po mbarojne kurre. Ato kane zanafillen para se te jemi shqiptare, qe nga koha e pellazgjeve kur liftonin mes Ceti, tani po vazhdohet te luftojne shqiptaret kunder shqiptareve, here me pushke, here me sabotime, here me politike e here me protesta.
    TURP, TURP, TURP…… TURP.
    Natyrisht edhe per ty TURP Albin.

  9. Andrea says:

    Eshte pikerisht Batoni qe i ka propozuar , prandaj Batoni kthen pergjigje, .

  10. trimi says:

    NESE SHQIPTARET DO TE KISHIN DISA NJERES SI ALBIN KURTI DO TE ISHIM DHE 50 PERQIND ME MIRE SOT.

    1. Tony uk says:

      Trimi
      Albin Kurti=Kreshnik Spahiu

  11. Na leni rehat says:

    Shqiiperija efhe ne kohen e merhumit sakrifikoji gjithçka duke u prishur me Kinen vetem se kjo u afrua me Titon dhe vazhdimisht ka qene gati te sakrifikohet per Kosoven. Nga ana tjeter nga ” vellezerit” kemi pasur peshqesh Xhafer Deven, Xhelal Mitrovicen dhe divizionin SS Kosovar qe bene kerdine duke grabitur Shqiptaret ne juge. Ne raste kur fshati ishte pushtuar nga nazistet dhe aty bastisnin Kosovaret, amvisat therisnin Gjermanet per ti mbrojtur nga plaçkitjet dhe keta i perzinin me shkelma bytheve
    Nuk e kuptoj nderhyrjen ne vendimmarjen e KM Shqiptar nga keta byrazere qe punet e tyre i kane per faqe te zeze. JAM i sigurte se ne Shqiperi askush nuk i di emrat e ministrave te Kosoves dhe nuk i ze qederi per kete. A nuk vlen me mire fjala e urte ” shtepi me vehte e varr me vehte”? Keshtu do te duhemi me shume

    1. 0001 says:

      Rama kerkon te coje perpara ne maredheniet me Kosoven pervojen e pushtuesve naziste,qe vune kryeminister dhe minister te Brendshem dy Kosovare,qe derdhen gjak shpiptaresh clirimtare!
      Ne se keta te dy kosovaret qenkan kaq te mire,pse nuk i cakton Kosova si shtet i ri e pa pervoje qe eshte?
      Te na drejtoje ARSIMIN nje kosovare,kur pedagoget shqiptare prej 70 vjetesh i kane mesuar gjuhen shqipe kosovareve kjo eshte me shume se SKANDAL!
      NACIONALIZMI ESHTE STREHA E FUNDIT E MASKARENJVE!

  12. Kuq e zi says:

    Vv ka te drejte meqe KRYEFJALA eshte ndarja e kosoves
    Eshte rama pro ndarjes apo garanton kufijt e saj te tjerat jane pa interes
    Ne shqiperi e enderrojme nje parti aktive dhe pa kompromise si vv

  13. Shaqo says:

    E dinja.me te mencur, por qenka trap i kompletuar.

  14. Jallasëz says:

    Albin Kurti – Kurva e Erdoganit dhe neo-otomanizmit ne Ballkan…

  15. Gani says:

    “…ne do t’i vesh botes zjarre, mer nje a dy kosovare…”kete ka thene nje njeri I Madh…

    Kush je ti mor alabak, t’e kerkosh te te pergjigjen surratit tat..? Cfare te duket vehtja?. Megjithate, une fajesoj, kryeministrin tone…

  16. Asi11 says:

    O z. Albin , kam pas shum rrespekt per ty se te kam vlersu parimor i guximshem trim por qysh u takove me Sali Berishen sikur ke ndryshuar mos te ka hedh nfonje fije çorbe te tijen ne pjaten tende? Ka kohe qe nuk ndihesh e ke hup fillin(toruan) nuk kuptoj , sinqerisht me vjen keq . A e dini ju qe Berisha eshte bashkepunetor serb qe ne vitet 80 te , a e dini ju qe gjate luftes tuaj ne Kosove Berisha furnizoj makinerine e luftes te Sllabodanit me nafte dhe a ke degjuar talljen e tij qe thot ju kam çue nafte kosovareve per te punuar arat me traktorat e tyre qe kishin mbetur pa pune , qe do te thot ja çova naften Sllabodanit dhe ai me ju pru ju ne Kosove ja pra ky eshte krimineli Berisha qe disa ne Shqiperi e disa ne Kosove e duan prap qe te bien ne udheheqe te serbise sllobodana tjere . Edhe nje gje me ka henger meraku me dite per ju , Ku keni qene gjate luftes te Kosoves ?

  17. votren says:

    Ky komunist muti!

  18. thanas mustaqi says:

    Z. Albin, me që gruan e keni serbe, a mund të na garantoni se ajo nuk është e lidhur me shërbimin sekret serb, për pasojë, mund t’ju ketë rekrutuar edhe ju?
    Mjaft me këto teori konspirative.
    I bie që edhe drejtori i kabinetit të Z. Ilir Meta e që quhet Arben Cici të jetë agjent rus. Pasi, sikurse e pranon dhe vetë, ka qenë ambasador në Moskë dhe, njëkohësisht, student në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, akademi, që kontrollohet nga shërbimi sekret KGB (Komiteti i Sigurimit të Shtetit) dhe mandej FSB (Shërbimi i Sigurimit i Federatës). Atë që nuk ka thënë z. Cici, që merret me Cakajn, a është ende në shërbim agjenturor të Moskës.
    Edhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare të z. Meta, e që quhet Bahri Shaqirii, në kohën kur ka qenMjaft me këto teori konspirative. I bie që edhe drejtori i kabinetit të Z. Ilir Meta e që quhet Arben Cici të jetë agjent rus. Pasi, sikurse e pranon dhe vetë, ka qenë ambasador në Moskë dhe, njëkohësisht, student në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, akademi, që kontrollohet nga shërbimi sekret KGB (Komiteti i Sigurimit të Shtetit) dhe mandej FSB (Shërbimi i Sigurimit i Federatës). Atë që nuk ka thënë z. Cici, që merret me Cakajn, a është ende në shërbim agjenturor të Moskës.
    Edhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare të z. Meta, e që quhet Bahri Shaqirii, në kohën kur ka qenë drejtori i SHISH-it dhe Ministër i Jashtëm z. Meta, ka shkëmbyer informacione operative me shërbimet sekrete ruse. Këtë e ka pranuar para shtypit rus vet ambasadori shqiptar në Moskë. A janë të përshtatshëm z. Bahri Shaqiri dhe vet z. Presidenti i Republikës?
    Mjaft me teori konsiparive o zz. Kurti, Meta, Basha, Kryemadhi, Luna Rama (ky kapërdiset me një foto që ka bërë me Presidentin rus, z. Putin) e kompani.9 drejtori i SHISH-it dhe Ministër i Jashtëm z. Meta, ka shkëmbyer informacione operative me shërbimet sekrete ruse. Këtë e ka pranuar para shtypit rus vet ambasadori shqiptar në Moskë. A janë të përshtatshëm z. Bahri Shaqiri dhe vet z. Presidenti i Republikës?
    Mjaft me teori konsiparive o zz. Kurti, Meta, Basha, Kryemadhi, Luna Rama (ky kapërdiset me një foto që ka bërë me Presidentin rus, z. Putin) e kompani.

    1. Sergio says:

      Kur u bene Norvegjezet serb o Thanas kari!
      Apo ato mustaqe te mbiemrit tend vetem mut hane!

  19. Bogonica says:

    Mos u merrni me Albin Kurtin ,merruni me ato qe thote Albin Kurti . A eshte Albin Kurti per shkembim teritoresh ? Me sa po shoh ai eshte kunder . Atehere perse te mos e duartrokasim Albinin ,por ta etiketojme erdoganist osmanist udbist e te tilla idiotizma ? Ata qe e shajne duket se jane vete te tille . Une e kam mbeshtetur dhe perpiqem ta mbeshtes Edi Ramen ,por nuk shikoj asgje mte keqe ne pyetjet e Albinit . Pergjigjuni !

  20. Ragipi says:

    Ah Albin nuk din njeriu ku ke qen dje ku je sot dhe cfar politike koti vertet ke vetem din te i futesh shqiptaret ne kryengritje ne mes veti dhe kurre nuk ishe ne bashkepunim me boten perendimore dhe tani ke mbetur askund dhe kur po e dini qe Trump i ka vene pikat tani ju po dihet se kerkund nuk keni mbetur pra keni bere politike boshe dhe me kerkend nuk mbete ne marrdhenje te mira e as bile ne rreth familjar gjithkund berllog je duke e bere.

  21. rroku says:

    Albin koha tregoi qe je teresisht i pa afte prandaj largohu nga politika…….

  22. Era e Malit says:

    Te gjitha pyetjet jane te drejta te formuluara politikisht korrekt qendrojne plotesisht. Ato e nxjerrin lakuriq politikisht “liderin global te stilit turkoshak stambolli” Edi Rama. Duket qarte qe promovimi dhe fryrja butaforike e nje personazhi anonim si ky Caka eshte bere vetem ne funksion te marrjes se MPJ te Shqiperise nga Klani Sorros. CV-ja e ketij tipit nuk ka asgje brilante dhe do ishte me e vertete dhe e sinqerte nese shkruhej qe eshte mik i Alex Sorros (ndoshta edhe me shume se kaq…). Mesa duket e gjithe strategjia e ndarjes se Kosoves eshte gatuar ne baxhon e Sorros-it duke vendosur piketat e tij nga Beogradi me Vuçiç, duke vazhduar me Thaçin e tredhur ne Prishtine dhe Ramen ne Tirane qe e piloton si te doje prej 20 vitesh. Ky djaloshi me formim te plote sorrosian u vendos para 7 muajsh si pyke ne pozicionin e zv/ministrit te jashtem, per ta zbythur Bushatin qe te pakten ka meriten e kundershtimit te idese se ndarjes se Kosoves.

  23. arber_bylin says:

    ky kakaci del na jep dhe mendje , ky eshte i vetmi qe kur policia serbe rrembente dhe vriste studente dhe qytetare te tjeshte ne vitin 98 ne kosove , kakacin albin e arrestuan dhe e lane te lire, rast unikal,sepse spiuni i vogel ateher , ju duhej dhe per keto dite sot , ik ore kakac shiko shtepine tende , atje jep mend, e jo ketu .

  24. loku says:

    Era e malit, qenke era e m*tit……

  25. Julian says:

    Albin Kurti është pasuri kombëtare dhe nuk ka politikan tjetër në trojet shqiptare që arrin nivelin e tija,ai mundet të ketë shumë të meta por është I pakrahasueshëm me keta lumbetirat e tjerë si në ide dhe në veprime. Sikur të ishin ndjekur këshillat e Albinit kushedi ku do ish Kosova sot, është I vetmi politikan shqiptar që ka shitur shtëpinë për të financuar partinë ndërkohë që këta të Shqipërisë janë shembur se vjedhuri që nga Rama e të tërë të tjerët. Rama është bërë viktimë e pritshmërive të popullit që i ngriti vetë dhe tani po e tregon se është plotësisht i paaftë të realizoi dhe minimumin e tyre. Ju mjerane qe komentoni në mbështetje të të dyja palëve të politikës shqiptare në radhë të parë shikoni interesin tuaj por dhe të mirën e përbashkët para se të bëheni avokate të këtyre qe e kane marre peng këtë popull. Kam ndjerë neveri dhe antipati kur e kam dëgjuar tju përgjigjej me arrogancë dhe fyerje studentëve. Në këtë rast le ti ktheje përgjigje Albinit dhe jo të merret me intrigime siç janë mësuar të bëjnë deri sot. Zgjidhja e këtij djalit nuk ka asgjë të keqe nëse nuk ka një prapavijë sepse edhe ky presidenti i ‘kulluar’ si kish bere akoma 30 vjeç kur u zgjodh kryeministër?!
    Si brilant që është Albini reagimi I tij me bën te kuptoj qe këtu është thurur plani që nëse mban një qëndrim pro shkëmbimit të territorit nesër ky Cakaj, Rama tjua shesi Kosovës që ja njeriu juaj është që po e mbështet, ky do qe mishi ti piqet dhe helli mos ti digjet, por iku ajo kohë kur ju hidhej hi syve këtij populli!!!

  26. biks says:

    Albin e nise mire rrugen e politikes por e bere si lopa prandaj duhet te largohesh…..
    Sa per debatin qe flet vetem ne nje pike ke te drejte…
    Berja e Ilir FLORIRIT president eshte turpi me i madh qe ka bere Edi……
    Kjo eshte Shqiperia kur akoma votohen vrases si Saliu dhe Lulezimi qe ja kane kaluar Enverit…..

  27. Venera says:

    Shkurt e shqip per ata qe nuk e dine:

    BATON HAXHIU – eshte biri i Fazli Haxhiut, i njohur si Fazli Qeli (drenicak me origjine). Ai ka punuar si roje ne RTP (Radiotelevizionin e Prishtines). Te gjithe e kane njohur si spiun te UDB-se jugosllave. Shume patriote shqiptare, intelektuale e shkrimtare kane pesuar tortura çnjerezore dhe jane kalbur ne burgjet serbe shkaku i denoncimeve nga Fazli Qeli. Ne mesin e tyre eshte edhe veprimtari i shquar Adem Demaqi. Misionin antikombetar dhe prej spiuni te babait te tij, prej kohesh e vazhdon Batoni i cili eshte vartes i kryespiunit te Milosheviçit, Stanishiçit, si dhe spiun i BIA-s (sherbimit sekret serb)…

    BESA SHAHINI – e rekrutuar nga spiuni Baton Haxhiu, eshte mbesa e UDB-shit famekeq Ibush Kllokoqi. Ky mbahet mend per torturat çnjerezore dhe vrasjet te shqiptareve te Kosoves. Deri ne perfundim te luftes ka qene bashkepunetor besnik i Molosheviçit dhe me uniforme policore serbe ka luftuar kunder UÇK-se. Eshte ekzekutuar nga SHIK-u i Kadri Veselit ne ditet e para te pasluftes ne banesen e tij. Ekzistojne dyshime te bazuara se ekzekutimi i fshehte i tij (ne vend te arrestimit) eshte bere me qellim te humbjes se gjurmeve te bashkepunetorve te tij, ne mesin e te cileve permenden vellai dhe babai i Hashim Thaçit, dhe se urdherdhenes thuhet te kete qene ky i fundit. Gjithashtu, Besa Shahini (nje ish-OJQ-iste e Sorosit) formalisht eshte bashkejetuese e Dardan Molliqajt (kryepuçistit kunder Kurtit e LVV-se), por qe
    realisht menaxhimin e saj politik e intim e ben Baton Haxhiu. A e ka merituar Shqiperia nje “ministre” te arsimit me origjine antikombetare? Kesaj pyetjeje le t’i pergjigjen mesimdhenesit, nxenesit dhe studentet e Shqiperise, duke kerkuar menjehere shkarkimin e kesaj “Pele te Trojes” ne Qeverine shqiptare…

    GENT CAKAJ – nje figure impotente fare e panjohur ne Kosove. Bursist i Sorosit. I rekrutuar nga spiuni serb Baton Haxhiu dhe vartes direkt i tij. I afte per nenshtrim e servilitet, totalisht i papjekur, jovetevetja dhe realizues i agjendave antikombetare te hartuara nga qarqet antishqiptare. Promovues dhe luftetar i paepur per ndarjen e Kosoves ne llogari te Serbise…

    Hapni syte, shqiptar!!!

  28. Noli says:

    Rama jep pergjigje ne forumet e PS dhe jo te Albini i WW. Albin si Kosovar jep ndonje kontribut per Kosoven dhe lere Shqiperine se nuk ka nevoje per mendjen tend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *