Armiku i popullit!

11 Janar 2019, 12:18Blog TEMA

Nga Altin Ketro

E cili mund të ishte tjetër përveç se Gent Cakaj? Aq shumë u bë i njohur në publik e media nga përmendja e emrit orë e çast këto 48 orët e fundit, saqë tashmë ajo akuza se “ai është një anonim që s’e njeh as lagjja e vetë” tingëllon më qesharake se kurrë. E të mendosh që publiku i gjerë ende s’e ka dëgjuar drejtpërdrejtë të prononcohet në një intervistë të plotë, por të gjithë informacionin rreth tij po e merr nga përshtypjet e analistëve mediatikë ose politikanëve të mllefosur opozitarë.

Presidenti Meta nuk lëvizi nga istikami për të mos e dekretuar emërimin e tij si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Pata një besim naiv se me rastin “Cakaj”, nuk do bënte lojëra si me rastin “Lleshaj”, por ai, Presidenti, tejlakoi pritshmëritë e mia e të shumëkujt tjetër, duke e refuzuar plotësisht dekretimin e tij me anë të një sqarimi të gjatë.

Ajo çka unë kuptova nga letra e Presidentit (të cilën as nuk e vë në dyshim që ia kanë shërbyer të gatshme këshilltarët e tij defiçentë), ishte se zoti Cakaj ishte propozuar nga kryeministri Rama si ministër për Punët e Kosovës. Po, po, nuk kam gabuar fare në këtë përcaktim. Ligjërata shkresore e Presidentit mbështetej në shtyllën kryesore se zoti Cakaj përbën rrezik të shtuar për stabilitetin rajonal, pasi me deklaratat e tij (ashtu siç i kupton kabineti presidencial) kishte shfaqur hapur idenë e ndarjes së territorit midis Kosovës e Serbisë. Si është e mundur që këshilltarët e tij të “pjekur” nuk i sugjeruan zotit President që ta thërriste në një takim pune zëvendësministrin e papërvojë me qëllim që zoti Meta të njihej drejtpërdrejt me idetë e zotit Cakaj duke i ballafaquar sy më sy argumentet dhe paqartësitë?! Padyshim që ky takim i munguar do e kishte qartësuar Presidentin i cili më këtë rast do kishte një arsye më shumë për të dhënë një vlerësim më të pjekur rreth personalitetit të zotit Cakaj.

Pastaj letra vijonte më tej se ai është çun i ri e s’ka përvojë, e mbaronte me një çështje teknike; mos pasjen e certifikatës së sigurisë gjë që rrezikonte që nëpërmjet tij, pra zotit Cakaj, të binin në duar të panjohura (mbase të rusëve, kinezëve, serbëve dhe iranianëve), materiale të rëndësishme të NATO-s!!!

Teksa dëgjoja argumentet e Presidentit, befas seç më kaploi një ndjenjë ankthi e cila më trullosi fare, se mos vallë Gent Cakaj është agjent i shërbimeve të huaja? Se Presidenti i përmendte edhe Belgjikën dhe Hungarinë si vendbanime të tij të përkohshme. Kjo e fundit dihet që i ka grurë marrëdhëniet me Rusinë, kësisoj është potencialisht e besueshme se zoti Cakaj do jetë rekrutuar në rininë e tij të hershme nga dega ruse e inteligjencës me seli në Budapest.

Ankthi më shtohej kur Presidenti i përmendtte shtetësinë e dyfishtë, atë kosovare dhe shqiptare. Mos vallë zoti Cakaj do jetë edhe agjent i Kosovës, përndryshe përse ta mbajë këtë shtetësi armike? Vetëm se jo i rekrutuar nga serbët atje, por nga Presidenti i Kosovës. Pa dale, se zërat e mirëinformuar që nuk duan të identifikohen, thonë se zoti Cakaj është shtysë e vetë Baton Haxhiut, agjentin të rregjur të Serbisë. Ja pra ku doli që Gent Cakaj, përpos agjent rus, është edhe agjent serb.

Po e imagjinoja Gent Cakajn ministër që takimin e parë ndërkombëtar do e bënte me homologun serb Daçiç, ku do i shtronte në tavolinë idenë alla-Rama: “më kërkoni 8, ju jap 16”, d.m.th, kërkoni veriun e Kosovës, ne ua japim Kosovën deri në rrethinat e Prishtinës. Pastaj po e imagjinoja zotin Cakaj teksa takohej me homologun grek Cipras, ku edhe atij, nën efektin Rama, jo vetëm do i jepte det sa të dëshironte, por edhe kufi tokësor, bile deri në Shkumbin. Po imagjinoja Presidentin Meta të pafuqishëm t’ia ndryshonte mendjen ministrit Cakaj, ashtu sikurse edhe Kuvendi që nuk do i rezistonte dot mos aprovimit të këtyre dy marrëveshjeve me serbët dhe grekët. Meqë Gjykatë Kushtetuese nuk kemi, diku nga fundi i janarit besoj se këto marrëveshje do kishin hyrë në rrugën e zbatimit e konkretizimit në terren, andej e këndej kufirit.

Por kjo ëndërr me sy hapur që po shihja m’u prish teksa në vesh më buçitën teoritë konspirative të liderit opozitar Lulzim Basha, i cili, nën “efektin Meta”, duket se ishte eksituar së tepërmi. Edhe ai nuk linte rast pa e përmendur faktin e zbuluar nga Presidenti se zoti Cakaj kishte cënuar sigurinë kombëtare. E tjerri kaq shumë këtë gjë dhe i ra kaq shumë fyellit në këtë vrimë, saqë u binda se hallin nuk e kishte tek “tradhëtia” e Cakajt, por tek defaktorizimi i DSIK-së në procesin e vetting-ut. I ra njëçik gjatë nga Kina qerratai, ama në fund nuk duroi dot dhe e nxorri kokën. I shkoi gjuha atje ku dhemb dhëmbi.

Pas gjithë këtyre rrëfimeve me letër e me gojë, krijova bindjen e patundur se ti, Gent Cakaj, nuk kishe prerje për ministër të Jashtëm, sepse ti s’e kishe fare haberin e punëve tona. Ndonëse ti si zëvendësministër mbulon çështjet e integrimit europian të Shqipërisë dhe përpiqesh me mish e me shpirt që qershori të na zërë me detyra të realizuara, nuk kishe çfarë t’u bëje “diplomatëve” tanë të sprovuar opozitarë, edhe atyre me flokë të bardha por me shpirt të zi për atdheun.

Ato janë nga ajo rracë politike me përvojë që dëshiron Ilir Meta dhe që plotësojnë kriteret e tij për t’u bërë ministra të Jashtëm.

Janë Lulzim Bashët, Genc Pollot, Tritan Shehët, Enkelejd Alibeajt, Monika Kryemadhët, Tit Vasilët e çdo lloj katrani me bojë të zezë në opozitë që nuk lë rast pa e përbaltur Shqipërinë në kancelaritë europiane.

Që bëjnë çmos të sabotojnë e minojnë çdo rekomandim pozitiv që merr Shqipëria.

Që nuk lënë rast pa shfrytëzuar, edhe shtypin ndërkombëtar, për të nxirë Shqipërinë në sytë e popujve të BE-së me qëllim që qeveritë e tyre ta kenë të vështirë ta japin dakordësinë për integrimin e Shqipërisë.

Që e thonë hapur e pa u bërë syri tërr se Shqipëria nuk e meriton hapjen e negociatave. Se për këtë qëllim bëjnë skandale sherresh e shamate edhe në Parlamentin Europian. Se në këtë vorbull, u çojnë letra gjithfarë lloj eurodeputetësh, mjafton që Shqipëria, që ata e identifikojnë me Edi Ramën, të mos avancojë në integrimin europian.

Ja, për këtë gjiriz politikanësh me përvojë moçalore kundër interesave të Shqipërisë e që cënojnë realisht sigurinë kombëtare, e ka fjalën Ilir Meta teksa i bën bilancin anti-kosovar, kosovarit Gent Cakaj.

Po i dhemb shpirti Ilir Metës për Kosovën që do “shesë” Gent Cakaj, e nuk sheh e nuk ia ndjen fare se të tijët, edhe ata brenda dhomës ku fle, e kanë mendjen si e si të minojnë interesat e Shqipërisë në proceset integruese.

Prandaj ti, Gent Cakaj, do e kesh përjetë damkën e Armikut të Popullit. Të kuptohemi: të popullit kosovar, se kundër tij e kishe synimin armiqësor sipas përkthimit presidencial. Kurse për popullin shqiptar do mbetesh Avokat i Shqipërisë, pasi iu përkushtove me aq sa pate mundësi hedhjes së hapava para në afrimin e Shqipërisë me familjen europiane.

Mos u mërzit i dashur Gent se historia e vendos çdo gjë në vendin e vetë dhe ata që të përbaltën ty kaq dhunshëm, e kanë marrë me kohë damkën e turpit prej popullit tonë. Është vetë elektorati shqiptar që i ka hedhur ata në qoshe dhe i mban aty si relike kujtese për të pasur kujdes se çfarë e gjen po u besoi atyre. 

Ti e fitove shumë shpejt sfidën tënde të parë, të cilën akuzatorët e tu e kishin aq merak: u bëre i njohur kudo në publik brenda 48 orëve, e duke lënë shumë prej akuzuesve të tu në batakun e thellë ku s’kanë për të dalë dot kurrë në sipërfaqe. Ah po, u le edhe flamurin e patriotizmit që e tundin kurdoherë që u jepet rasti, por jo për të lartësuar Shqipërinë, por për t’i vënë shkopinj nën rrota në rrugëtimin e saj drejt Europës.(TemA)

44 komente në “Armiku i popullit!”

    1. Celo.Mezanaj says:

      Kushdo qofte Gent Cakaj, e sigurte do te jete qe do jete shume shkalle me larte se mesatarja e ministravete jashtem te Shqiperise ne 25 vitet e fundit (mos u habisni nga lista e frikshme qe do lexoni):

      Tritan Shehu,
      Arjan Starova,
      Kastriot Islami,
      Lulzim Basha
      Edmond Haxhinasto
      Edmond Panariti,
      Aldo Bumci

      Te vetmit qe e ngrene ca mesataren jane:
      Paskal Milo,
      Arta Dade,
      Ilir Meta
      Ditmir Bushati

    2. Kalec Dega says:

      Ne shtetin tallava te Albanistanit, akoma ne lufte me armikun e mbrendshem/ jashtem, lol

      1. pirdhuni ne qipro ! says:

        Ti nuk je Kolec ! Je a i paguar mire nga grekosllavet a pis grekosllav! per te dyja nje mut me pak nder shqiptaret!

  1. Ermal says:

    Kush e ka mbrojtur Shqiperine me mire? Lulzim Basha, Minister i jashtem me kombesi hollandeze? Ditmir Bushati qe ka mumifikuar dhe nuk i ka dhene asnje domethenie sherbimit diplomatik shqiptar? Apo Alfred Sereci qe shkoi krejt i papergatitur ne Londer ne 1994 dhe humbi aty Kosoven ne poker me historianet e Miloshevicit.

    Pastertia shpirterore, vullneti i mire dhe inteligjenca neperkemben gjithmone nga te poshtrit dhe injorantet.
    Genti Cakaj apo kushdo tjeter i ri i pasionuar per punen dhe atdheun, nuk mund te pertypet nga politikane qe mbrojne interesa vetjake kunder interesave te atdheut per te pasur perfaqesi sa me temire. Profile si ai i Gent Cakes i ben politikanet e regjur shqiptare te shihen ne pasqyre dhe te mos u pelqeje fytyra e tyre demode, e korruptuar, e pazonja per te pare dhe kuptuar tendencat pozitive ne boten e sotme, pervec poshtersive per te cilat jane mjeshtra.

    1. Montro says:

      Ku ishte ky gazetar kur Meta dhe Rama vune ne skene komedine “Gjenerali Aktiv”,qe lane nam ne te gjithe boten per mos njohjen totale te gjuhes shqipe dhe te nocioneve te punesimit?
      U deshen dy jave qe te dy keta personalitete dhe keshilltaret e tyre dolen nga qorrsokaku idiot qe ishte skandal i pa pare!
      Ndersa tani,qe presidenti Meta e argumentoi sakte arsyen pse nuk e dekretoi Cakajn,keta sahanlepiresit e Rames ne vend qe t’i kundervihen arsyetimeve te Metes politikisht e juridikisht,merren me lojra fjalesh!
      Dhe kur pa?
      Autori i ketij shkrimi e ben kete kur ka degjuar kryeministrin e vendit te kete shkare aq shume nga TRUTE e kokes,sa ta fyeje presidentin e Republikes te “CMENDUR”,gje qe nuk ka bere vaki ne asnje vend te botes!
      Rama do te hiqet si lider i te gjithe shqiptasreve ne bote,por ne fakt eshte vetem nje antishqiptar!

      1. mirel says:

        Ky Ketro eshte me legeni nga gjithe legenet qe i rrine Ramutit te vrima e bythes
        Nuk pret tja kaloje njeri. E ka rradhen i pari pas Meros sa here Rama leshon ndonje therrime bajge

      2. ta theme dhe une nje llaf says:

        O Montro, qenke fare jashteqitje e Ilirit; po Presidentin tend e ka nxjerre nga shtepia Monika o mavri per koken tende, ti na thua broçkulla. leri me 21 janarit apo hajdutelleqet deri ne Kongo me Kastriot habilaj a si e ka ai i oshe-se.

      3. a says:

        Ilir Meta nuk eshte i cmendur, por MASKARA I CMENDUR. Ndersa ju te dy jeni sumcpumat e lagjes ?

  2. mik says:

    Shkrim ordiner, shume i dobet. Asgja te re. Kendveshtrim i njeanshem, pa rracionalizem. Shkrim qe nuk te terheq dhe te lodh duke lexuar. Shkurt : Monoton.

    1. Roberto says:

      Sipas teje monoton eshte sepse nuk ju vjen.pas avazit. Harroni qe Ilir Meta eshte gjithmone kundra PS dhe Edi Rames. Eshte pale me Berishen ne krim dhe jo vetem. Tani qe LSI mori rruget e mutit nuk i mbetet gje tjeter vetem te endreroje qe te kthehet perseri tek PS vend nga ai u largua pasi skraparlliu i ndyre nuk rri dot pa pushtet.

      1. mik says:

        Roberto – Une shkrujta per dobesine e shkrimit, nuk mbajta ane ( shikohet qarte ).
        Nuk jam militant tek asnji parti. Asnji nga keto parti’ aktive qe kemi sot, nuk ja vlen te quhen te devoteshme per kete vend . Une do jem vetem me ate parti qe do nderoje dhe rregulloje Shqiperine.
        Per rastin ne fjale, akti i Presidentit ishte i drejte ( kjo nuk e ndryshon opinionin qe kam per te’ ).

        1. kuc says:

          Pse ti “mik” je kritik letrar apo redaktor letrar. Se nga ato qe thua dhe shkruan dukesh qe je kokrra e budalles e asgje me teper!

    2. shqipe says:

      Bravo te madhe per ju Mero baze… Poshte iliret ,krye-mëdhenj,qe verdhojne nga floriri i vjedhur…

  3. "BOHOTINA" says:

    Bravo! Vetem kjo fjale me vjen ne mend.

  4. Lenci says:

    Mero, ke shtremberuar teresisht cfare ka thene Presidenti.
    Per nje si ti, eshte turp.

    1. Aspirantja says:

      po ju nuk e shikoni qe shkrimin e ka ber Altin Ketro dhe jo Mero. sa qesharake. duket se vetem kritika dini te beni per Meron se sju pelqen.

  5. haxhi qamili says:

    Po mire more Altin Trangulli,qe paske marre mundimin te na shkruash nje carcafe,po ty kush ta paguan????Se kush eshte Meta,Rama,Luli,apo Mona ,dihen,por ti more zagare,cfare e din PS,bacen e Edi Rames,apo bahcen e nenes tende?Po mire more karafil,ky do ulet ti jape ment app te diskutoje neser me Z.Pompeu apo me Lavrovin,per Kosove -Serbi,pak djem nenash ka Shqiperia e Kosova ,qe te marrin gjak ne vetull.Mjafte se na cat menderen,njerez qe shiteni e bliheni,shko p……..d dhe ti!!!!

    1. i cudituri says:

      Une them qe te te zgjedhim ty O haxh Qamili, se bir kurve qenke dhe e ben me mire ate punen e bythqirit !
      Njerez idiote qe i jepni vetes te drejten e gjykimit, o KADRINJ o RROTA CARI!

  6. Shikoni kete fytyre te shumtuar te ketij bicim Presidenti! Burri, me falni “gruajaaa” e tij, lartmandhia “Doktorrreshhhh” e hajduterise, ka permendur ne nje rreth te ngushte te saj, per te shitur p….dhe, une kam kater banjo vetem per macet…njerezit skane nje biruce ku te jetojne, skane buke te hane, kjo hajdute, mire se ka banjo nga 2 per secilin kokemadh, por ka menduar per macet, qente papagajte….kur do japin llogari keto hajduter, sidomos familja Meta. Hajduterit me te medhenje te Historise Shqiperise. Jane nje nga familjet me te pasura te Europes Lindore. Lulzim +ja e dyta, Berish+ovici I treti.. kur do dalin para drejtesise keto kriminele. E rropen ate popull. Harram I njerezve te vuajtur do ju zere shume shpejt. Mallkuar qofshi 7 breza.

  7. Adrian says:

    I vetmi shqiptar qe ka marre kryqin e arte nga parlameti grek .ilir meta mos ju duket cudi qe eshte ne nje linje me ish ministrin grek gocia (gonxhia)

  8. Rezorsi says:

    Frika më e madhe e njerëzve të ditur dhe të mirë janë injorantet ose injoranca e të tjerëve. Nga kjo kanë shumë frikë dhe popujt e kulturuar.

  9. ?? says:

    E dim që Cakaj nuk është i përsosur por jo të refuzohet.

  10. bregdetari says:

    Ti or MIK po ja fut kot. Po si nuk ju vjen turp kur beni sikur nuk e kuptoni lojen politike te Ilir Metes dhe synimin e opozites per te sabotuar afrimin e shqiperise me europen. Me Sakt behen antieuropian pasi jane anti Edi Rama. Turp!

    1. mik says:

      Bregdetari – zgjohu e mos fol andrra. A mendon ti se Shqiperia ka lidership te tille qe ka forcen ta largoje apo ta afroje me Evropen ? Mos na trano pash Zotin !!
      Shqiperia nuk ka force per asnje levizje por, asht gjeopolitika qe e drejton ate. Shqiperia ka vetem disa politikan zuzar, qe ne vend qe te kujdesen per popullin e vet, “ kujdesen “ per veten e tyre.
      Mendo ma gjere te lutem.

  11. Shqiptari says:

    Genti, mos u shqeteso fare fare, ata qe te pergojojne e kane mizen nen kedule. E drejta vonon por nuk harron!

  12. Arturi says:

    Pse nuk e thirri ne takim Sekret si beri me sander lleshaj apo Me sandrin se zgjati shume se mos I zbulonte te mirat qe I ka bere ketij vendi cfare te themi por mos harroni qe aty ne ate vend kush e vuri liken dhe prap mos harroni qe u vu aty vetem per te ruajtur ato qe ka vjedhur sepse presidenti ka amnisti .Ta shkarkoje dhe si mund te thuhet per nje tjeter si ploteson kushtet kur vet ai u kap me bllok ne dore per rryshfete per maskaralleqe I pa morali ben moral Turp Turp ……..

  13. LONI says:

    Ilir Meta ka pase shefin e kabinetit kur ishte min. i jashtem me kombesi Greke . Kjo u zbulua kur greket e kerkuan per te kryer ushtrine. Atehere ku ishte ky Ilir mbrojtes i sigurise kombetare.Hajduti nuk ka interes te mbroje atdheun por e ben per te shpetuar koken e tij se po i vjen litari rrotull!

  14. Ragipi says:

    Bravo nuk ka cfar te shtohet ne kete koment .

  15. mesuesi says:

    E meriton te jete minister i jashtem zoti Gent Caka me nivel te larte intelektual i ri vital e atdhetar. Mos e pergojosni kot o militante ,o ziliqare,intrigante.Ai do te behet.

  16. Virusi says:

    Ka shume njerez qe kandidaturat per minister te jashtem e te arsimit i kundershtojne edhe per shkak te origjines se tyre kosovare. Kam mendimin se te rinjte kosovar, per shkak te historise se tyre te hidhur, zotrojne disa cilesi qe tek ne kane humbur. Kosovaret jane me idealist se ne. Ata kane te forte endrren e berjes se shtetit, te cilen ne e kemi humbur. Endrra kosovare te kujton endrren e para 100 vjeteve, kur shqiptaret vinin nga vende te ndryshme per te bere shtetin e tyre. Kosovaret kane vujt shtypjen serbe kur u mungonte shteti, perdorimi gjuhes dhe kultures se tyre, ndersa ne dukemi te ngopur me shtetin dhe e shohim ate si objekt pasurimi. Kam njohur disa te rinj kosovar dhe kam vrejt se jane me serioz, me te orjentuar e me te hapur, ndoshta ngaqe kane jetuar ne nje shoqeri me te hapur sesa ne qe jetonim ne shoqeri teresisht te mbyllur.

  17. rexha 10 says:

    SHUME ARTIKULL KORREKT.KETA FYTYRA QE NDRYSHOJNE PERPARA PASQYRES 100 HERE NE MINUTE NUKE DUAN ASE SOJIN E TYRE PA INTERES.
    PO TI VINI RE TAMAM
    KANE TE GJITHE TE NJEJTEN FYTYRE PAMVARSISHTE NGA EMRI ,APO POSTI QE KANE.
    DO TE ISHTE NJE BRAVO E MADHE PER GAZETARINE PO TE ISHIN TE GJITHE NE NJE MENDJE. KERKOJNE TA MBAJNE PUSHTETIN ME KLITHMAT E FUNDIT. ZOTI ALTIN JE PREFEKTE NE GJYKIMIN TENDE.

  18. mirel says:

    Mire qe i “mencuri” Ketro thote qe Meta i paska keshilltaret deficente..shume e papranueshme kjo gjuhe per institucionet e shtetit nga nje gazetar, por vazhdon me tej te na ftoje ta dhunojme presidentin qe kerkon te mos dhunohet ligji.
    Kete dhunimin e ligjit Ketro e quan ceshtje teknike
    As Tramp nuk do kishte shkuar kaq larg me sulmin kunder ligjit dhe institucionit shteteror.
    Ketro nuk nguron te dale garant per ceshtjet e sigurise shteterore. Ceshtje teknike thote Ketro. Dhe quan Presidentik deficent meqe ky kerkom zbatimin e ligjit dhe te procedurave perkatese.
    Seriozish e ke ti Ketro apo ben vete si trim me porosi te Ramutit?

  19. Arjan says:

    Qe like floriri ka te drejte kete Se luan topi,ministri I jashtem I Shqiperise duhet ti sherbeje popullit qe rahmutit I ka dhene voten dhe besimin per te qeverisur.Derisa ka perplasje rreth ketij personi kjo tregon qarte perplasje klanesh si brenda dhe jashte Shqiperise.Shoku Rahmut ke marre rrugen e Sali kermes e ke futur vendin ne situata te rrezikshme me politiken joshqiptare te jashtme qe ju sherben bandave mafioze evropiane ne dem te interesave te perbashketa kombetare .Iniciativat e tua jo largpamese kane dhene frute te hidhura per kombin tone .Jane marreveshje e fundit si me greqine ashtu Me serbine ne pilitiken e jashtme qe kane treguar nje diletantizem te theksuar pra keshilltaret e tu dhe ministrat kane deshtuar.Ndiqet nje politike e jashtme servilizmi dhe antishqiptare.Nuk mund te vazhdohet duke u dale ne krahe grupit te rognerit me ne krye hashim thaqin dhe serbin keshilltar baton haxhiun qe mbajne mbi supe krime dhe vrasje politike ne kosove.Neqoftese nuk ndihmon dot ne ceshtjen e kosoves te pakten qendro larg dili per zot vendit qe te ka zgjedhur.

  20. Iliri says:

    Diplomacine nuk e ben ministri ai shpreh frymen diplomatike te qeverise kudo qe shkon .Gjithe kjo zhurme nuk behet per cfare flitet dhe denigrohet ky djali i ri per minister.Eshte fare e thjeshte ku fle lepuri.Mona ka ca informacione sekrete se ne qershor do kete 2 pale zgjedhje dhe ajo ka filluar pregatitjet qe te vije ne pushtet.Ndersa zoti Ilir me keto budallalleqe sikur gjoja mbron kushtetuten ai ne fakt po krijon terenin dhe po krijon konflikte te panevojshme vetem e vetem ti realizohen informacionet sekrete mones.Gabimi i Edi Rames ishte qe e beri president tani te duroje pordhet e tij pasi ai per Berishen dhe pasurite e tij i ve flaken shqiperise.Asnjehere Meta nuk eshte i vertete ne ato cka thote

  21. ZIGUR QARRI says:

    “Mik”, “Mirel”, “Kalec”= A Serreqi, L Basha, A Bumçi etj etj etj.

    1. mirel says:

      Haha..legen qe ben si Ziguri..ai ve forcen e arsyes. Ti ke shkruar vetem parullen, si traktet e qemotit.
      Pleeeeeeereee
      Ne infiniiiiiiiiiittttt

  22. taraboshi says:

    Mirel nuk me intereson te merrem gjate me ty se sic i themi ne nga veriu a je i marre apo te vrasin kepucet.Ndersa ty te vret me shume ajo mbetja uqimore trupore qe te ka mbetur ne goje.Akoma nuk e ke marreveshte pse e ben keteloje te felliqur Ilir Metaai e ka nje halle te madhe por sigurishte ka per veten e tij dhe as per mua dhe as per ty.Por per vete dhe familjen e tij te cilet para prillit do te kalojne tek SPAKU dhe me cdo menyte dhe ne bashkepunim me hienat e PD dhe LSI mundohente krijojne rremuje ne vendin tone.Ti ankohesh per varferine e vendit tone dhe as nje here nuk ke shkruarse sidilet nga kjo gjendje Me stabilizim te vendit apo me rremuja artificiale te idhudhit tend Ilir Meta.Nuk po shkruaj me gjate se e di qe me shkojne kot.Pershendetje

  23. Finoku says:

    E vertet dhe shumi i sakte virus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje