“Cakaj”, Haradinaj: Nuk përzihem në emërimet e qeverisë shqiptare, Metën e kam mik por këto nuk janë tema që mund t’i komentoj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk pranon të komentojë zhvillimet politike në Shqipëri, pas mosdekretimit të Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm.

I pyetur nga mediat në Kosovë, Haradinaj tha preferoi të mos përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Nuk kam të drejtë të përzihem në nominimet e Qeverisë të Shqipërisë.

 E kam mik Ilir Metën, por këto nuk janë tema që mund t’i komentojmë”, ka thënë Haradinaj për KTV.

Presidenti Meta refuzoi ditën e djeshme dekretimin e Gent Cakaj si ministër të Jashtëm.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në ““Cakaj”, Haradinaj: Nuk përzihem në emërimet e qeverisë shqiptare, Metën e kam mik por këto nuk janë tema që mund t’i komentoj”

  1. Ergys says:

    Ti e mban veten per patriot,por e paske mik vellane e Janullatosit.Meta ka mbjelle ne Shqiperi krimin dhe korrupsionin.Keshtu qe patriotizmi yt paska probleme te medha.

  2. Ragipi says:

    Po normal eke shok Meten se te dyte me teftera jeni zane si hajdute por por Ilirit iu kan hargjue leket dhe gruaje tij e trente ka fillue veq pushken qe se ka marre por po kqyre te tjeret me i shtie ne kryengritje e vet me ngre flamurin kurse Haredini ende ka leke e me von te shohim.

  3. Detari says:

    Nuk i intereson popullit a e ke mik meten apo jo o rambo. Duhet te mbash qendrim per popullin e kosoves dhe meta po ju fyen.

    Edhe cfare do te thuash me kete qe e paske mik?

  4. Taraboshi says:

    Je shok I Metesdhe nuk ka se sı tıdalesh kunder Por ne menyre ındırekte e dhe mendımın tend Por me kete mendım nuk na dole sı mostra kur ı bashkove duart me Ramen tek flamurı kombetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *