“Derr nazist”, sulme ndaj eksponentëve të djathtë të AfD-së në Gjermani

11 Janar 2019, 10:51Bota TEMA

Persona të panjohur shpërthyen një kuti postare që i përkiste një politikani të partisë të ekstremit të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) dhe shkruajtën fjalët “derr nazist” në murin e shtëpisë së tij, sipas policisë, raporton ata.

Fishekzjarret u gjetën brenda në kutinë private të postës në shtëpinë e Stephan Reuken në qytetin verior të Greifswaldit gjatë natës, duke shkaktuar një dëm prej 400 eurosh (461 dollarë), por pa të plagosur.

Pak ditë më parë, një tjetër politikan i AfD nga Bremeni, Frank Magnitz, u dërgua në spital me një goditje të thellë në ballë, pas një sulmi.

Zyrtarët e policisë dhe të partisë thanë se ai do të kishte vdekur, nëse nuk do të ishte zbuluar në moment nga dy persona të cilët njoftuan urgjencën.

1 komente në ““Derr nazist”, sulme ndaj eksponentëve të djathtë të AfD-së në Gjermani”

  1. ? says:

    Ekonomia e katërt në botë është Gjermania që të mos shkatroj botën sërish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje