Dy herë janë shumë!

11 Janar 2019, 19:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Për të gjithë ata që u shqetësuan dje nga letra e Baton Haxhiut, ndaj mikut më të ngushtë të familjes së tij, Ilir Meta, sot kanë rastin të qetësohen, pasi keni lexuar letrën e Ilir Metës për Edi Ramën, që lë në hije çdo sintaksë kërcënuese dhe shantazhi në rrugë zyrtare.

Përshkallëzimi i konfliktit verbal të Presidentit ndaj Kryeministrit paraditen e sotme, e la në hije debatin procedurial dhe kushtetues mbi pafuqinë e Presidentit për të diktuar kabinetin e qeverisë. Ilir Meta duket se nuk ka më nerva të bëjë dhe një herë debatin kushtetues, mbi mungesën e kompetencës, lidhur me mos- çdekretimin e ministrit të Jashtëm, shkarkuar nga kryeministri, dhe emërimin e të riut.

Njësoj si në rastin e parë, kur nisi debati mbi vonesën e dekretimit të Sandër Lleshit, dhe sot, Ilir Meta i doli politikisht përpara problemit.

Kushdo që e mban mend në rastin e Lleshit, ai u betua se nuk do ta lejonte Edi Ramën të ishte “Sekretari i Parë” në Shqipëri. Pra u betua politikisht se do bënte betejë politike ndaj tij, dhe do ta përdorte postin e Presidentit për të udhëhequr opozitën.

Njësoj dhe sot. Ai i iku debatit për Gent Cakën, dhe paligjshmërisë kushtetuese, që po shoqëron veprimtarinë e tij si president, dhe ju turr kryeministrit, gati njësoj siç është i turrur më 12 janar 2011, rreth dhjetë ditë para 21 janarit.

Nuk e ka menduar keq. Nga kjo spirale ku ai është futur, në përpjekje për të diktuar politikisht punët e brendshme të qeverisë, nga posti i Presidentit, mund të dilet vetëm politikisht. Dhe vetëm me një gjuhë ekstreme, e cila lë në hije çdo faktor tjetër opozitar.

Kjo është përpjekja e dytë e Ilir Metës, për të marrë frenat e udhëheqjes së opozitës përmes postit të Presidentit. Në rastin e parë, atë të Sandër Lleshit, Meta e sulmoi ashpër Ramën, duke ja bërë të qartë se ka ikur koha e “Sekretarit të Parë” dhe ne të gjithë pritëm që ai ta vazhdonte atë betejë dhe të udhëhiqte opozitën, duke lënë postin e Presidentit. Dhe nuk është se nuk e përhapi edhe këtë version.

Por pas disa ditësh e pa më ftohtë këtë çështje, dhe hoqi dorë, duke ja lënë sërish Lulzim Bashës opozitën.

Këtë radhë duket më serioz dhe më i vendosur. Gjuha e tij ekstreme, akuzat verbale që lënë në hije qytetarin digital, dhe spiralja e paranojës në të cilën duket që ka hyrë, jep më shumë shpresa se ai do të vazhdojë këtë radhë betejën politike deri në fund. Dhe kjo në fakt është beteja reale dhe virusi që po na përsërit në mënyrë të shëmtuar, një debat fallco nga Presidenca, që tenton të diktojë qeverinë.

Problemi real që ka Ilir Meta është si të marrë opozitën përmes Presidencës, dhe jo si të marrë qeverinë.

Qeverinë nuk e merr dot pa zgjedhje, ndërsa opozitën mund ta marrë. Tonet me të cilat e ka nisur këtë betejë, janë aq të larta, dhe do të jetë një kosto e madhe për të, nëse tërhiqet.

Dhe kjo duket pak dhe në reflektimin që Basha ka ndaj gjuhës së Ilir Metës. Ai më parë se të tjerët e ka kuptuar që Ilir Meta nuk ka ndonjë shqetësim për Gent Cakën, por për lidershipin e opozitës, që matet herë pas here ta synojë nga karrigia e Presidentit.

Herën e parë Ilir Meta u tërhoq, kur të gjithë i thanë vazhdo. I tha vazhdo shtypi që e mbështeste, i thashë vazhdo unë dhe gazetarët që janë kritikë me të, i tha vazhdo Edi Rama dhe qeveria, duke menduar se ai donte të bënte politikë me postin e ministrit të Brendshëm, në kundërshtim me Kushtetutën. Pikërisht atëhere ai bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë, dhe e dekretoi.

Tani ka nisur betejën e tij të dytë. Dhe kjo betejë ka koston e saj politike, sa i përket postit të Presidentit, pasi bazohet mbi vullnetin e tij politik për të shkelur Kushtetutën, në emër të betejës opozitare.

I vetmi çmim që  e justifikon këtë, është ikja nga Presidenca dhe hedhja në betejë politike, për t’i qëndruar përballë Edi Ramës si rival, duke e lënë përfundimisht në hije Lulzim Bashën.

Do të jetë një vendim i fortë nëse i qëndron deri në fund deklaratës së sotme kundër Edi Ramës. Ajo vihet në jetë vetëm nëse  zbret në fushën e betejës politike kundër tij.

Nga zyra e Presidentit mund të përsërisë vetëm skenarin e Sandër Lleshit. Dhe dy herë janë shumë.

Edhe Luli ka thënë po më gënjejve dy here, nuk është më faji jot, është faji im.

37 komente në “Dy herë janë shumë!”

  1. Cuku says:

    Mero fantastik
    Respekte

    1. everest says:

      Akoma nuk e keni kuptuar o te mjere komentuesa qe mbroni Ramen se ai eshte sot rreziku me i madh i Shqiperise!
      Me kete Rame- Berisha,Basha,Meta bejne qejf tere jeten!

      1. shqipe says:

        O Everestooo!….
        Merr nje brisk dhe beja Rames pellumb,njeren tope,se tjetren e ka ne ngarkim lulka i sali gjirizit

    2. Syrjai says:

      Nuk e le presidencen se rrezikon shume. Mund te hajë ndonje ngjale dymetroshe.

    3. Mero Gelbaza i dashuni i Sali Berishes says:

      Mero dyfaqeziu..dy here thote palacoja e komunizmit…ne nje kohe qe mua 1000 here mi bllokon komentet Kazani i Plehrave TEMA ME FSHATARET E SAJ , ose fisi i Mero gelbazes…
      O zagaret e Meros, o banditat e kazanit te plehrave qe punoni ne TEMA…mbi dhjete komente qe postova dje ne ato qe akoma jane edhe sot ne faqen tuaj te internetit, nuk shikoj asnje koment te lejuar..
      pse keshtu o qelbsina e ewnverizmit, o ndyrsira te mallkuara…une harxhoj kohe dhe energji ne kete lpeher gazete dhe ju qellimisht me censuroni pa asnje arsye komentet…ju qift grate dhe motrat Edvin Rame Berisha

      1. shqipe says:

        O ti mender ketu me larte, je i lutur te maresh dhe kete menderin me poshte dhe shkoni t’i hani mender M… te madhit gazetar realist,z.Mero baze.Palaço,qorr,erresira te Shqiperis…

  2. Magda says:

    Bravo!
    Me mire prishet!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Për ty shumë janë dy herë
      por për Liken janë pak
      do t’a bëjë ktë punë përherë
      kur t’i dhjesin mu në prak.
      .
      Mbase shumë janë dy herë
      por për Liken janë pak
      nuk ka cipë nuk njeh nderë
      shihja Mon(strën) në konak.

      P.S.
      Do t’a bëjë prapë pitbullin
      fitimtar do kapardiset
      Çeçua do ja ndalë vrullin
      kone, bythas do të zbythet.

  3. USA says:

    Mero ke harruar më kryesore formimin e Spak ku Meta e ndjen rrezikun dhe kërkon destabilizim e vendit. Por kot e ka kërcënimet e tij nuk trembin as qentë e lagjes, USA ja ka kopsitur dosjen.

  4. besa says:

    O Mero, keta lloj njerezish edhe po nuk e henger mutin, e lepijne. Edhe Iliri nga ata eshte se tund nje here kembet se mbase Rama terhiqet, pastaj futet nen batanie e i thote: ëhëëê ! Ne e dime qe Edi megjithese shume tolerant, nuk kthehet mbrapa as me plumb dhe kete e di dhe Iliri, por mbase thote. Prandaj me e ndershme pa nder per Ilirin eshte te ikij dhe te zevendesoj MOniken, por besojse Monika nuk ja le me vendin, bile dhe ne krevat do e kete zevendesuar me gjithe zgavrrat e saj.

  5. butrinti says:

    I nderuar Mero ! jam i sigurt se e di shume me mirese sa shume shqiptar . Ka nje shprehje popullore ” ju kahyre lepuri ne bark” dhe jasne mbledhur te gjithe . I pe ishin dhe ambasadoret . pash ne mos gabofsha edhe antishqiptarin Neritan Cerka. Pash edhe te gjithe kazanxhijt . Mos ju afro se te hedhin virusin antishqiperi . te tjeret i di vete ; jane ata te gerdecit , rruges se kombit , 21 jenarit . shitjes se detit , te diplomimit ne kjoska qe tani qajne per studentet e Monikes . he se u Kujtova E mori diplomen ajo Mehmeti.shiko cfar perparesia . po behen inxinjera edhe ata qe shkojne me gjashta ne Universitet. prap harrova pash nje vidio ku nje i diplomuar ne Itali po thoshte se studimet aty kushtojne shume me pak se ne Shqiperi . Dergojini nja 50% te studenteve te studjojne aty . Se ne Amerik duhet te lash pjatat te pakten pese dite ne jave qe ta mbarosh per dyfishin e kohes po s’pate leke te palosura.

  6. nepravishta says:

    Analize shume e sakte, Ilir FLORIRI me kaq kohe qe eshte president mban rekordin si presidenti me ordiner qe ko pare ky vend. Ai duhet te dali nga ky post menjehere sepse eshte i turpshem por turpin me te madh e beri Edi Rama qe e beri president ndoshta nga qe i therasin Ilir FLORIRI por kot i thone se ky eshte i varfer dhe si ka pohuar te zeri i Amerikes ky as makine nuk ka bile as shtepi se ne cdo vend vetem rezorte ka.

  7. Martini says:

    Mero, mendoj që s’ka kohë për beteja Meta.
    Spaku do ja turbulloj pamjen , dhe zëre se ka nisur.
    Do tē pocaqiset gjyqeve.Ai dhe të tjerë vemje politike.

  8. Brahoo says:

    Mero,kete Meten president e zgjodhi Rama apo u zgjodh vete ….E zgjodhi pa e ditur,apo e zgjodhi duke e ditur se loja e pazarit duhet te vazhdoje….

    Keto artikuj duken me teper si argument per te mbuluar lojrat opozite-pozite…Vetem se po i del boja,jo vetem pazarit opozite- pozite por edhe artikujve te tille.

    1. besa says:

      O Brahoo, ne qoftese je ne Toke fol si ne Toke; akoma nuk e kuptove pse e vuri president Rama? Qe ta hiqte qafe si kryetar te leshelise dhe e hoqi, tani do ta diskretitoje sa ta haje vete me dore ate qe ben , bile dhe te Monikes. Do ta shikosh. Mero Baze eshte nga gazetaret me te thelle dhe te larte, s’ja ha njeri shkopin dhe per dije dhe per fantazi dhe per djallezi dhe per zgjuarsi. Kot e kruajne me te.

      1. NY. says:

        Ahaa……shume e thelle, “meqe e kishte kundershtar” e beri president ?!!
        Eksperienca na tregon qe “kundershtaret” vetem sa na ndryshojne vendet 28 vjet me radhe.
        Eshte ky nje fakt ? Mos u genje nga teatrot me “lufte” Rama-Meta,mbas cfaqjes aktoret i japin
        doren njeri tjetrit per “sukseset” e arritura,zakonisht politikanet tane nuk e bejne hapur ne publik,
        perdorin mbledhjet, drekat e darkat e “fshehta” koke me koke,larg medias,larg te gjitheve.
        Nuk eshte e vertete ? C’fare sekreti ndan ne erresire”opozita” me “poziten”
        Nuk duket si teater me skenar mafjoz ?

    2. Tani says:

      O Braho ziu bir thiu.Se pse e zgjodhi ,vetem ti nuk e paske kuptuar megjithese ben muuuuuu.Por ta leme menjane kete .Bujar mustaqedhjerit dhe sakatit I lejohen lajthitjet se ja falen karrigen . Ilir hajduti ka nje jete neper poste dhe nuk i falen pelivanlleqet.

  9. Azio says:

    Sqarim me te mire per te gjithe popullin,per ceshtjet politike te opozites te lidhura ngushte me politiken hileqare qe ben Ky lloj presidenti ,nuk mund te gjesh me qarte.
    Mero Baze,nje analist shume I sakte,krejtesisht i pa anshem qe vertete I ka xheshur lakuriq keta politikane.
    Per te tille gazetar ka nevoje sot Shqiperia,nepermjet shkrimeve te te cileve,askush nga ne populli I thjeshte nuk mbetet i painformuar ose I informuar keq.
    BRAVO z.MERO

  10. gurra says:

    Mesoni o pseudo analist e gazetare se si arsyetohet me logjike. Lexova dy komente te XHUXHAVE GREK Cipa dhe Babaramo, them Grek se nuk dine shqip dhe marin EVRO nga Greku. Po si mor te pa cipe e beni Batonin UDBASH, ju jeni fatkeqesi dhe turp per postet qe mbani. E paska ofenduar Ilir FLORIRIN se i ka thene Ilir. Po ju jeni spiun te asfalise greke mor qelbesira.

  11. Lloqelloqe says:

    Mero, nga nje kenaqesi e dikurshme (artikujt kunder Sales) je bere nje freskore e oushtetit (pro Rames).
    Kur nje pushtet (ekzekutiv) perplaset me nje tjeter( presidenca ne kete rast) ka nje zgjidhje pa u share, pa u skuqur e pa u nxire ne fytyre. Pa i keluar ndjese ne twitter Kosoves e pa bere letra te hapura. Shkihet ne gjykaten Kushtetiese.
    Pse nuk ben nje artikull pse Rama e timonoi shtetin ne nje situate ku nuk ka Gjykate Kushtetiese? Ky artikull do nasherbente vertet per te kuptuar makinacionet politike. Rama lka 8 muaj qe nga autokrat eshte kthyer ne diktatoruc. Hiqe petkun e interesaxhiut sepse ky rol qe ti ben tashme eshte i perseritur njehere. Te mbajme mend kur ishe snajperi i Berishes. Kera qe te bejne elozhe ose jane te rinj per ta kujtuar ose jane bastarde te situates qe jetojne.

    1. Frankfurt am Main in Deutschland says:

      Meso te shkruash shqip……..Kur nuk di te shkruash , do te thote se nuk e ke llogjiken e Arsyetimit per te analizuar …….per arsye se kur nuk di te rradhitesh 6-7 Skronja per te shkruar nje Fjale nuk ke se si te rradhitesh 6-7 Mendime dhe Arsyetime……..kaq e thjeshte eshte puna me ju Djemte e “Zgjuar”………….e fundit—–Mund te ma shpjegosh cdo te thote ” bastarde te situates qe jetojne”………e mor LLOQE-KOQE…..

  12. Luli says:

    Kjo mund te jete deshire e Ilir Metes por demokratet nuk e pranojne. Do te ishte shfarosese per PD.

  13. njaci says:

    Lexoheni me kujdes dhe mesoni se si shkruhet o gazetare te KAZANIT PLERAVE. Mos e akuzuni kolegun me ato fjale se te gjith e njohin se cfar burri eshte. E meritoni fjalen KAZAN PLERASH dhe te pa afte sepse ju nuk thoni ate qe mendoni por ate qe ju sygjeron BALLI I KAZANIT TE PLERAVE qe ju perdhunon dhe skeni bythe ta kundeshtoni.

  14. Iliri nga Gjermania says:

    Nuk ke se çfare i shton me ketij Artikulli te persosur.
    Z. Baze je i madh.Respekt.
    Te shohim tani se sa i vlen Lekura Presidentit,
    ne Presidence i vlen akoma Lekura, por kur te dali ne fushe Beteje Opozitare do i ulet vlera e Lekures dhe ne Plera do perfundoje. Do beje kakardhia dhe disa muaj .

  15. gomari says:

    Baton mos u merzit kur ndigjon komente idjote se ne gazetarine tone ka shum si puna ime, une te pakten e pranoj por keta jane me keq se behen analiste si Babaramo, Cipa, Bushati, Ballinj e mallinj te gjth spiun e hajdute…….. Cfar ska ne kete vend prandaj po shkojne punet si mos me keq.

  16. marku says:

    Problemi i vertete qe ka cifti Meta eshte se per here te pare po marrin vetem rrogat !

  17. Vjosani says:

    Brilant Mero Baze! Gazetare shqiptare merrni lapsin e mbani shenime se si shkruhet. Ndryshe do te mebeteni shume shpejt pa buke ore deshtake.

  18. Atdheu says:

    Bravo Mero per shkrimin.

  19. Taraboshi says:

    Me keto veprime Iliri ka bere nje te mire se ish presidentit Bujar Nishanit ja hoqi mallkimin dhe ja dha bekimin Sot te gjithe thone se kemi share kot Jarin se ky qenka me mut se ai

  20. Malo Kanina says:

    Diversion i pastër. Që Berisha ka ëndërruar për dy parti socialiste (njëra le të quhet dhe demokratike) kjo është diçka që ka kohë që dihet. Edhe që këtë parti mund t’ja besoj Ilir Metës, këtu nuk ka asgjë të re. E reja është se Mero për herë të parë deklaron diçka që ka më tepër se 25 vjet që e di. Njerzit e guzhinës së Ramiz Alisë e përjetojnë jo vetëm si fatkeqësi drejtimin e PS nga një njeri, për ta armik në çdo qelizë, por ç’është më e keqja ata ndihen të kërcënuar prej tij.
    Diversionin Mero e bënë ndaj opozitës, por qëllimisht nuk zë në gojë, se Meta sulmin më tepër e ka për të rrëmbyer PS dhe jo PD. Ai ndjen se Ramës po i rrëshket pushteti nga grykësia e të shkarkuarve ministra, ndaj po mundohet tu tregoj Bushatit dhe të tjerve, se ka ardhur koha të grumbullohen rreth tij.

    1. Peco says:

      Eshte interesante. Ne kete shkrim, Mero po e trajton presidentin si nje top futbolli, per te cilin kerkon te qendroje sa me larg portes se PS. Ndaj e hedh ate ne fushen e Opozites me shpresen se do trembi kapitenin e saj te skuadres. Natyrisht, ky eshte vetem diversion dhe asgje me shume. Pra kerkon transerimin e rremujes. Perpjekje e paster qe rremuja dhe percarja te shkaktohet ne kampin opozitar. Por Mero nuk shpjegon pse Meta nuk c’dekreton Bushatin. Ky eshte celsi. Dhe eshte pikerisht ky fakt qe e hedh posht gjithe shkrimin e Meros. Me mos c’dekretimin e Bushatit, Meta ju thote gjithe kundershtareve te Rames brenda PS, se ka ardhur koha te grumbullohen rreth tij. Dhe keto shkelma Meta I hedh se e di mire qe Rama kurre nuk do ta shkarkoje, pasi me kete akt sjell rrezikun tek kembet e tij. Ramen nuk e shqetson mosdekretimi i djaloshit Kosovar, ate e shqetson perpjekja e paster e Metes per te rrembyer PS.

  21. Ivi says:

    Bukur Marku, i ke rene pikes. Po u thahet burimi, 10% qe merrnin çdo muaj nga ata qe i futnin ne pune. Batakçinj e hajdute te PACIPË dhe ORDINERE si ata te Mesjetes.

  22. Finoku says:

    Eshte antikushtetues qendrimi i Metes ne ceshtjen Cakaj por edhe ne ate te lleshit
    .Ne nje sistem demokratik parlamentar me president roli i presidentit eshte thjesht dekurativ
    Eshte nje formule qe u aplikua nga disa shtete qe kishin pervoje te keqe me nderhyrjet e monarkeve ne ekzekutimin e pushtetit nga qeverite
    Dhe me referendume hodhen poshte monarkine dhe ne vend te saj aplikuan vendin e presidentit te zgjedhure cdo 4vjet nga shumica parlamentare
    Por a eshte kukull roli i presidentit ne kete menyre
    Presidenti i vendit si qytetari i pare i republikes duhet te punoje per unitetin e tere shqiptareve
    Duhet te jete ure lidhese kur kemi kriza politike dhe perplasje ndermjet pozites dhe opozites
    Duhet te kete rol te rendesishem ne ceshtjet kombetare dhe rol lideri ne koordinimin dhe bashkpunimin e tere fsktorit mbareshqiptare ne ballkane
    Do te doja qe presidenti Shqiptare ketu kohe me pare te mblidhte nje tryeze te perbashket mbareshqiptare me faktorin shqiptare nga te tera trevat dhe te perpunohet nje strategji e perbashket per perballimin e te tera rreziqeve ne fushen geostrategjike
    Ne vend te ssj presidenti merret me do dekretoje apo jo ministrin e jashtem apo te rendit me justifikime qesharake dhe absurde
    I ben propozim kryeministrit se ne c fare ministrie mund ta vinte Cakajn!!!!!!!!
    Pra ne vend te jet shuarsi i krizave dhe perplasjeve politike ai behet vete krijuesi i krizave
    Po jap dy shembuj nga dy koleget e tij fqinj
    Presidenti Italian dekretoi qeverine italiane dhe ministrin Salvini i cili ishte dhe eshte i njohur per ksenofobine racizmin dhe qendrimet e tij radikale qe shkojne deri ne perplasje me europen apo daljen e Italise nga eurozoni dhe BE
    Po ashtu pra disa viteve presiddnti grek dekretoi qeverine Cipra qe po ashtu kishte ardhur ne pushtet me axhenden e perplasjes me europen dhe ministri i ateheresheme Varufakis ishte i njohur per idete e tija per dalje nga eurozoni dhe BE dhe deri ne plane B per rikthimin e drahmise qendrime keto shume te rreziksheme per stabilitetin exhe te ketyre vendeve por te vete europes
    Por megjithate presidentet e te dy vendeve dekretuane ministrat pasi roli i tyre nuk ju lejonte nje bllokade mosdekretimi te ministrave
    Ky joni behet me kompetent nga vete koleget e tij ne shtete me pervoje demokratike shume here me te vjeter nga ajo shqiptare dhe nuk dekreton nje minister se nuk ka nxjerre certifikaten e sigurise pe vete ky person kur eshte bere minister nuk e kishte nxjerr
    Nuk e dekreton per moshen kur vete ky ne moshen 28vjece u be jo minister por kryeminister
    Nuk e dekreton per deklarimet per ndryshimet e kufijeve qe vetem ai dhe keshilltaret e tij i kane pare pasi kurre Cakaj nuk ka deklaruare per ndrushimin e kufijeve me Serbine
    Perkundrazi kush ka ndjekur intervisten e tij ai flet se sa e paplikueshme eshte nje korrigjim kufiri me linja mono te pastra etnike
    Ne qofte se Bujanovci i kthehet Kosoves c do te behet me Serbet qe jetojne ne Bujanovce
    Ose ne wofte se Bujanovci i ngelet Serbise cdo te behet me shqiptaret qe jetojne ne Bujanovce thote ai
    Ne qofte se komuna e Zubin Patokut i jepet Serbise c do te behet me shume fshatra shqiptare qe jane ne kete komune
    Pra perfundon ai akoma dhe nje korrogjim kufijesh me baza etnike nuk na jep nje zgjidje perfundimtare me serbet
    Por Meta dhe keshilltaret e tij te tjera gjera kane kuptuare nga intervista e tij
    Dhe se fundmi nje kuiz
    Kush eshte politikani me i preferuare shqiptare i nje vendi fqinj!!!
    Kush eshte nderuare me medalnen e kryqit te arte nga nje parlament i nje vendi fqinj!!!!!!
    Medalje kjo qe u jepet personsliteteve politike qe punojne per interasat e vendit fqinj!!!!!
    Si ka mundesi nje force politike te nbizotroje ne politiken shqiptare duke afruare pune dhe lehtesime ekonomike militanteve te saj!!!!!!,
    Nga vine keto burime ekonomike!!!!
    Pasi kohet e fundit degjuam per nje skandal qe u hap pa dashje pas perplasjeve politike ne nje vend fqinj dhe qe u mbyll me shpejtesi si sekret shtetetor per milona evro nga fonde te fshehta edhe drejt Shqiperise!!!

  23. Flutura says:

    …Nuk ia mban te lere presidentin…
    Ben llogje kot.

  24. korcari says:

    O shqiptare te mjere qe gezoheni!nga artikulli i meros[meroja eshte pa parti,eshte njeher me ramen,njeher me saliun,njeher me meten]Deshiroja t’ju bejnje pyetje,kush eshte mbi moshen 40 vjec,mund te pergjigjet;Enveri a do te shkarkonte ndonjehere[veten]jo ne asnje menyre.Pse ?Sepse i vrau te gjithe kundershtaret e studiuar jashte shqiperise,edhe beri ministra injorantet qe ti kishte nen urdhra.2 Edhe rama te njejten gje beri,edhe do beje njeqoftese qendron akoma ne kryeministri.Asnje qeveri qe nga viti 91 nuk ka qendruar me shume se 8 vjet ne pushtet,duke vjedhur edhe bere asgje ne qeverisje.Kush ja dha rames qeverisjen!pra keta ministra qe shkarkoi,ke votoi populli?Niko peleshin,ditmir bushatin,etjPra rama bie neqoftese keta i dalin kundra,sepse keta i sjellin vota partise se pervetesuar te rames me ne krye erjon bracen.Degjoni ose shikoni fjalimin e ben blushit ne kuvend qe te kuptoni ramen edhe jo meron,qe nuk boton komentet kur jane kundra tij edhe rames.Ajde shendet edhe zoti ta ndihmoj shqiperine edhe shqiptaret nga keta zevzeke.Mero ndac botoje ndac mos e boto,problemi ngelet i joti.Merespekt nga nje njeri qe nuk e genjen dot…

  25. Romak says:

    O Mero,po pse o burre i dheut kaq pa kushte ne dispozicion te Rames?
    Trego pak dijitet o burre e leri lojrat me president e opozite,po shif skandalin se si Rama e ka kthyer qeverine ne stan lepujsh e lepurushesh si t ja kishte lene i jati,te cilin e akuzonte si baben biologjik te Gregorit.
    Mos o Mero,mos e dhje fare.Cila kushtetute e lejoka Ramen te tall bythen me gjithe Shqiprine?

  26. G.Karagjozi says:

    Bravo Zt. Baze Je jo vetem i zgjuar por edhe nje Analist e Gazetar i lindur e kualitativ. Kam vetem nje sygjerim pikerisht per Gazeten Tuaj. Mos botoni komente anonime dhe ordinere. Ndoshta niseni nga Motive financiare,por mendoj se humbja financiare do te jete provizore dhe me kohe do te jeni me i lexuar dhe dukshem i frekuentuar e i vleresuar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje