FOTOT: Shitën shtëpinë për të jetuar ëndrrën e tyre… të eksploronin botën

Kjo familje me tre anëtarë shiti gjithë pasurinë që kishte (shtëpinë, orendi etj) për të jetuar ëndrrën e tyre, të eksploronin botën. 

Leander Nardin dhe e dashura e tij Maria kishin jetuar në Salzburg Austri, me djalin e tyre Lennox tani shtatë vjeçar, por gjithmonë kishin qenë të etur për të udhëtuar. 

Dy vjet më parë, çifti vendosi që të shiste shtëpinë dhe të blinin një kamion të vjetër ushtarak, një Mercedes Benz LA911B, për ta konvetuar në një shtëpi të lëvizshme që në mënyrë të tillë të shëtisnin botën. 

U deshën dy vjet për të rinovuar kamionin, i cili tani ka dy dhoma gjumi, një dhomë ndenjeje, një kuzhinë, një tualet dhe një dush në një hapësirë prej vetëm 12 metrash katrore. 

Dhe që kur familja filloi udhëtimin e pare e në 2017, deri më tani kanë udhëtuar në 24 vende të ndryshme, duke filluar në Austri.. 

Leander, i cili është një fotograf profesionist, i tha MailOnline Travel: “Për ne, ky udhëtim në botë nuk është thjesht një udhëtim është një mënyrë jetese.  (TemA)

1 komente në “FOTOT: Shitën shtëpinë për të jetuar ëndrrën e tyre… të eksploronin botën”

  1. 🛡 says:

    Çdo qënie njerzore duhet të ketë të paktën 3 m2 sipërfaqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *