Haradinaj: Përfshirja e LDK-së dhe VV-së do ta fuqizonte Kosovën në dialog

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se përfshirja e dy partive më të mëdha opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në procesin e dialogut me Serbinë, do ta fuqizonte pozicionin negociues të Kosovës.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Haradinaj tha se opozita duhet ta shqyrtojë rolin e saj, sa u përket bisedimeve me Serbinë, që ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian.

“Qëllimi dhe ajo çka e konsideroj si mision timin, është konsolidimi i argumenteve të brendshme të Kosovës, fuqizimi i Kosovës në pozicionin negociues. Mendoj se edhe opozita duhet ta shqyrtojë rolin e vet. Pra, edhe LDK, edhe Vetëvendosje ta fuqizojnë Kosovën në pozicionin negociues me Serbinë”, tha Haradinaj, duke shtuar se në të kaluarën, udhëheqësia e Kosovës ka dhënë prova të mjaftueshme për racionalitet.

Duke përdorur analogji sportive, Haradinaj tha se Kosova po luan në dy liga, atë të brendshme dhe të jashtme, andaj tha se opozita e ka vendin e vet në procesin e dialogut, në mënyrë që Kosova të prezantohet sa më mirë karshi Serbisë.

“Janë dy liga në të cilat po luhet. Një është e brendshme – ne i vazhdojmë garat tona politike të brendshme, për pushtet, për të tjera – por është edhe një ligë e jashtme. E për këtë ligën e jashtme duhet ta bëjmë një kombëtare të Kosovës, një përfaqësuese të Kosovës. Aty e kanë vendin e vet edhe LDK-ja, edhe Vetëvendosja. Nuk është mirë që ta dobësojnë kombëtaren e vet sepse janë momente që janë me rëndësi kohore”, tha Haradinaj.

Partitë më të mëdha opozitare, LDK dhe Vetëvendosje, po refuzojnë që të bëhen pjesë e procesit të dialogut me Serbinë. Ndërkaq, partia tjetër opozitare, Partia Socialdemokrate (PSD), është bërë pjesë e Ekipit negociues, i cili përbëhet nga përfaqësuesit e partive në pushtet dhe bashkëkryesohet nga kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe ai i PSD-së, Shpend Ahmeti.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i këtij procesi, ka kërkuar nga të dyja palët që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, e cila do t’u hapte rrugë të dyja shteteve në perspektivën evropiane.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Haradinaj: Përfshirja e LDK-së dhe VV-së do ta fuqizonte Kosovën në dialog”

  1. 🚭 says:

    Sado të ulërijn Kosovarët,asgjë nuk do bëhet realitet para agenda së supërfuqive për fatin e tyre në vijim.

  2. gomari says:

    SA ME NGJAN MUA KY RRAPUSHI….. EDHE FLOKET NJELLOJ I KEMI…. E KOM MIK…..

  3. Adi says:

    Me duket shume e arsyeshme cfare those KM Kosoves. Ne rast se nuk kini argumenta per ta kundershtuar, mos shani kot. Jane bere portalet shqiptare si gara kush te shaje me shume dhe me rende. Turp per njerzit dhe turp per portalet qe nuk I rishikojne komentet para se te publikohen. Ke qejf te lexosh komente ne BBC, The Guardian, Huffington Post. Ne pergjithsi njerzit Jane pro dhe kundra artikullit por nuk shajne. Ketu ke frike te lexosh komente.
    Rramushi ka te drejte: te gjitha partite shqiptare duhet te japin kontributin e tyre. Mbasi te arrihet marrveshja do jete shume done. Vetem per kritika jemi ne por Kur vjen puna per te marre pjese ne process No. Duhet qe te jemi ne krye te tavolines. Pershendetje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *