Kina publikon një foto 360 gradë të anës së fshehtë të Hënës

Anija kozmike kineze dërgoi nga sipërfaqja e fshehur e Hënës një foto panoramike impresionuese të vendit të saj të mbërritjes, duke treguar një peizazh gri dhe të mbushur me kratere.

Misioni “Chang’e-4” arriti më 3 janar zbritjen e parë historike në Hënë mbi këtë pjesë të hemisferës së satelitit që i kthen gjithë kohën kurrizin Tokës. Kjo është një fazë thelbësore e programit ambicioz hapësinor kinez.

Një robot i vogël me rrota i telekomanduar, “Yutu-2” (Leëuri i Zhades 2) doli nga anija kozmike dhe lëvizi mbi sipërfaqen e Hënës për të kryer analiza.

Ndërsa aparati fotografik që ndodhej mbi sondën “Chang’e-4” bëri një klishe që u publikua sot nga Agjencia Hapësinore Kineze CNSA.

Imazhi panoramik 360 gradë tregon një sipërfaqe hënore gri, një pjesë të sondës dhe robotin e vogël bashkë me shenjat e lëna nga rrotat e tij.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Kina publikon një foto 360 gradë të anës së fshehtë të Hënës”

  1. 🇦🇱 says:

    Tani do ketë reklama dhe në qiell.

  2. lavazh truri says:

    Meqe mashtruesit boterore ruse dhe amerikane paten sukses, pse te mos e provoje dhe Kina ?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. Baliu says:

    Pra “prapanica” e Henes do ti takoj Kines!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *