Manastirliu jep lajmin e mirë/ Shpëtohet nëna në Burrel dhe lind fëmijën e tetë

Një 41 vjeçare shtatazanë që rrezikonte jetën e saj dhe të bebit për shkak të komplikacioneve është transportuar me helikopter mëngjesin e sotëm nga Burreli në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku ka lindur një djalë, fëmijën e saj të tetë.

Falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve dhe urgjencës mjekësore nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Kjo është historia e Rozinës, nënës 41-vjeçare që pak minuta më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tetë😇 falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve mjekësore dhe urgjencës kombëtare.

E paraqitur me komplikacione në maternitetin e #Burrelit, mjekët e spitalit “Koço Gliozheni” që aktualisht po japin shërbim në Burrel, kanë vlerësuar si emergjente ndërhyrjen për nënën 41-vjeçare që rrezikonte jetën e saj dhe të bebit.

Menjëherë është transportuar me helikopter në maternitetin “Koço Gliozheni” ku ka lindur fëmijën e saj të 8️⃣😇

Nëna dhe i porsalindur gëzojnë shëndet të plotë🙏🏼 ekipeve mjekësore👏🏼

#ShëndetësiaNëGadishmëri🚨.

3 komente në “Manastirliu jep lajmin e mirë/ Shpëtohet nëna në Burrel dhe lind fëmijën e tetë”

  1. 🇦🇱 says:

    Lindja për disa çifte është si alkoli dhe bixhozi.

  2. kujtesa says:

    Kush me thote,pas kesaj lindje te 8-ë qe beri koj zonje,sa para do te marri, 40.000 x 8=320.000 lek (tremiljonedyqindmije) apo….!

  3. Al paci says:

    Ti kesh me jete. Shteti duhet ti ndihmojn keto familje qe femijet te ushqehen te vishen dhe te shkollohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *