Ndryshon para kohe Modeli Magnetik Botëror: Poli i Veriut zhvendoset në Siberi

11 Janar 2019, 18:16Hi-Tech TEMA

Revista e njohur “Nature” raporton për një vëzhgim të ri që ka të bëjë me fushën magnetike të Tokës. Sipas revistës në fjalë, ndryshimi që po ndodh është shumë i shpejtë dhe po çon në rrëshqitjen e Polit të Veriut nga Kanadaja drejt Siberisë, kjo për shkak të lëvizjeve “kaotike” të hekurit të lëngshëm nën sipërfaqen e tokës.

Ky ndryshim do të pasqyrohet në Modelin Magnetik Botëror që përshkruan fushën magnetike të planetit dhe që është përditësuar së fundmi në vitin2015. Modeli mendohej të zgjaste deri në vitin 2020 por ndryshimi është më i shpejtë nga sa mendohej, tre herë më i shpejtë sesa para viteve ’90.

“Gabimi po rritet gjatë gjithë kohës”, shprehet Arnaud Chulliat, një gjeomagnetist në universitetin e Kolorados.

Polet ndryshojnë në vijimësi por në vitin 2001 Poli i Veriut, i matur për herë të parë në vitin 1831 kishte rrëshqitur në Oqeanin Arktik, ndërsa në vitin 2018 ai u zhvendos në Hemisferën Lindore.

Përtej ndikimeve që ka një lëvizje e tillë, është edhe problemi se shkencëtarët nuk janë në gjendje të kuptojnë arsyet e për pasojë edhe të bëjnë parashikime.

Supozimi më i mirë është lëvizja e hekurit të lëngshëm që mesa duket po zhvendoset nga Kanadaja, përderisa në këtë zonë fusha magnetike po dobësohet.

6 komente në “Ndryshon para kohe Modeli Magnetik Botëror: Poli i Veriut zhvendoset në Siberi”

  1. Ilir says:

    OOOOOO ti i artikullit
    bej nje studim per te mbrojtur titullin PROF. DR.
    me teme Hemisfera Lindore
    tung

    1. Neroni says:

      Edhe here te tjera ke share artikujt e gazetes pse permendin H. Perendimore and Lindore. Shume komentues ta kane thene qe hemisferat jane 4, jo 2.

    2. S. T. Denti says:

      Meqe Hemisfera Perendimore eshte ende e lire, po e kap une ate studim!

  2. ?? says:

    Lufta e III botërore do e bëj këtë planet të pajetueshëm.

  3. ali peza says:

    Ndersa lufta e IV do behet me shkopinj.

  4. Luli says:

    Lereni shkencen. Meruni me politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje