Ngujimi i studentëve, Lleshaj: Mos bllokoni mësimin, universiteti është i të gjithëve

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar situatën e shkaktuar në disa fakultete ku një grup studentësh vijojnë të bllokojnë procesin mësimor, ndërsa janë përplasur edhe me policinë.

Në një deklaratë për median, Lleshaj tha se prezencën e policisë e kërkuan vetë fakultetet për shkak të kaosit të shkaktuar, sipas tij, nga një grup i vogël studentësh.

“Kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre.

Ligji i garanton autonominë universiteteve paprekshmërinë e tyre. 

Ne kemi patur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve.

Mbrëmë ka patur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë. 

Gjej rastin të ftojmë drejtuesit e universiteteve të ruajnë universitete të lira nga çdo formë bllokimi.

Sigurisht dua tu them atyre personave që po bllokojnë dhe thonë se  “universiteti është i yni”, por ai universitet është i të gjithëve”- tha Lleshaj.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Ngujimi i studentëve, Lleshaj: Mos bllokoni mësimin, universiteti është i të gjithëve”

  1. Eri says:

    O Lleshaj godit kriminelat dhe vazhdo punen qe nisi ministri Xhafa se deri tani nje vrime ne uje ke bere.

  2. haxhi qamili says:

    Mos befsh hajer,tiK.Lushaj dhe S.Vucaj,qe ngulet kembe si mushka qe kete Leshin,ta conit ne Gjermani,pini lengun tani,jalate ne dore MB

  3. Arber says:

    Me se e vertete asnje grupim nuk mundet ne nje shtet demokratik te privoje vazhdimësinë e mësimit.Kjo e drejtë garantohet me kushtetutë dhe shteti është i obliguar te garantojë zhvillimin normal te mësimit për ata qe duan vazhdimësinë e vitit akademik.Asnje Qor e asnje Bello nuk mund te beje te fortin.Shteti ka mandatin e shumicës së shqiptarëve për të qeverisur ashtu siç duhet,për tu bërë garant i rregullit e qetësisë publike.Personat që thyejnë rregullin dhe pengojnë shumicën e studentëve të frekuentojnë normalisht procesin mësimor duhet të vihen para ligjit.Para ligjit edhe ata profesorë që nxisin anarkinë në universitete.Dëmtimi i imazhit të Shqipërisë nga këta pisa ja kosto për vendin.Ka kosto për ato mijra biznese që janë investu ne hoteleri turizëm,e ne fusha te tjera të ekonomisë qe promovon imaxhin e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *