Rikthehet “TemA Javore”: Nga kjo fundjavë në formën e një reviste javore

Prej së dielës do të rikthet “TemA Javore”, e cila do të risjellë në versionin print, një numër të plotë me informacion të thelluar, publiçistikë dhe analizë nga më cilësoret për lexuesin shqiptar.

Gazeta, e cila do të ketë përmbajtjen e një reviste javore,  ofron një material ekskluziv dhe të thelluar të precedentëve kushtetues të përplasjes mes kryeministrave dhe presidentëve të Republikës në 27 vjet për çështjet e qeverisë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, rrëfen ekskluzivisht se si do të vepronte ai në rastin e përplasjes Rama-Meta, duke sjellë të gjitha precedentët e ngjashëm.

Aleatët e Bashës nuk presin kryetarin e PD-së, por bëjnë gati variantin për të shkuar në zgjedhje me një propozim që rrëzon sistemin aktual.

“TemA Javore” përcjell variantin më të ri të aleatëve të PD-së, të pakënaqur nga lidhja e saj me LSI-në.

1851, kur u hap banka e parë private në Shqipëri, një dossier i rrallë i familjes që themeloi institucionin e parë financiar në vend.

Një dossier politik mbi debatin parlamentar në vitin e tmerrshëm 1997 për fajdet: kush i përkrahu dhe kush i sulmoi brenda PD-së, në Kuvendin ku mungonte opozita.

Analizat më cilësore nga penat e njohura të publicistikës botërore.

Të rejat më të fundit nga bota e High Tech-ut, por edhe prapaskenat e tapetit të kuq të “Golden Globe”, paradhomës së çmimit “Oscar”.

Një analizë e kampionatit shqiptar të futbollit shoqëruar me një profil të njeriut të dy fazave të para të kampionatit.

Shpresojmë që në të ardhmen numri i së dielës të fuqizohet në faqe dhe në cilësi të printit, në përpjekje për të ruajtur traditën e shtypit të thelluar, i cili po përballet me rreziqe reale nga gazetaria e internetit dhe e botës online.

 

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Rikthehet “TemA Javore”: Nga kjo fundjavë në formën e një reviste javore”

  1. Ai says:

    Urime!!!! Paci fat!!!

  2. 🇦🇱 says:

    Të publikohet sipas shitjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *