Skandal pas skandali: Mirë Cakajn, po Bushatin pse nuk e shkarkon Meta (dhe si e nxjerr bllof, këshilltari i tij)

Shkelja më e madhe kushtetuese e Ilir Metës nuk është se nuk ka lejuar emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Një gjë të tillë ai e bëri edhe me Sandër Lleshajn.

Ajo që është më e rëndë në këtë rast, është fakti se Ilir Meta nuk pranon të dekretojë shkarkimin e Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm, pa dhënë asnjë argument.

Dhe nuk ka se çfarë argumenti të japë në fakt, pasi emërimet dhe shkarkimet e ministrave janë kompetencë e kryeministrit, dhe Ilir Meta thjesht duhet t’i firmosë.

Sidomos për shkarkimet, nuk ka asnjë arsye që të “mendohet”, se hajt për miratimin e ministrave duhet të shohë a plotësojnë kriteret e duhura kandidatët për ministër.

Me mos-shkarkimin e ditmir Bushatit, Ilir Meta në fakt është duke bërë politikë, pasi kërkon të fusë vendin në një krizë kushtetuese.

Kjo, duke qenë se tani Rama nuk propozon dot kandidat tjetër, pas rrëzimit të kandidaturës së Gent Cakajt.

Procedura normale sugjeron që rrëzimi i një kandidati për ministër (në këtë rast Gent Cakaj), t’i hapë rrugën një emri tjetër për postin e kryediplomatit. Gjë e cila nuk mund të ndodhë ndërkohë që nuk është shkarkuar ministri paraardhës.

Ky është skandal mbi skandal i Ilir Metës, që në një vend normal nuk mund të ndodhë.

Është edhe më i madh se skandali për mos-dekretimin e Gent Cakajt, për të cilin, argumentet e mos-dekretimit ja rrëzoi vetë këshilltari i tij, Arben Cici.

Meta argumentoi se Cakaj nuk ishte pajisur me certifikatën e nevojshme që ta lejojë atë të lexonte dokumente sekrete të qeverisë pavarësisht se ka shtatë muaj në postin e zëvendësministrit të punëve të jashtme. Sipas Metës, Cakaj e kishte detyrë ligjore të pajisej me një certifikatë të tillë pas marrjes së detyrës së zëvendësministrit.

“Presidenti i Republikës i ka propozuar kryeministrit që, meqë z. Cakaj pretendohet që është kaq i ditur…, ju mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër”, ka thënë Cici, duke rrëzuar kështu argumentin e Metës, se Cakaj nuk kishte certifikatë sigurie.

Se ato argumentet e tjera, jo s’ka përvojë, jo ka folur për ndarjen e Kosovës etj, ishin komplet qesharake dhe pa asnjë argument ligjor.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Skandal pas skandali: Mirë Cakajn, po Bushatin pse nuk e shkarkon Meta (dhe si e nxjerr bllof, këshilltari i tij)”

  1. besa says:

    Bushati te jape doreheqjen dhe Meta te mos ta firmos, ndersa Rama te marre dhe detyren e ministrit te jashtem vete, njesoj si Cipras ne Greqi dhe te mbaj zevendesminister Cakaj. Meta le te dekretoje dhe te çdekretoje Monika çizmen, pastaj vjen SPAK-u

    1. Kalec Dega says:

      Shume po flitet per SPAK un nga Talibanezet militante te Albanistanit sikur nuk u njojten me “Vetingun” e organizuar dhe drejtuar akoma nga PPSH.

      Shume u fol qe Saliu do perfundonre ne burg kur Rama te merrte pushtetin, po keshtu ajo puna e Gerdecit, 4 deshmoret apo rruga e kombit, apo jo?

      Po si mund tr veproje SPAK apo te kete veting kur gjoja u hoqen Plepista per tu zevendesuar me ushtaret dhe kukullat e RAMES dhe akoma te Metes/Saliut?

  2. shqip says:

    Mbylleni debatin per kete lapanjos qe e ben Shqiperine si fiset Zulu. Perçmojeni! Mund edhe ta ofendoni. Por mjaft me argumenta. Kjo dihej dhe dihet qe do ndodhe keshtu. Ky katunar 24 karatesh, qe para se te bente betimin si presidhjer, ky u be pale. Bente politike per ndermarrjen sh.p.k Meta-Mona . E vazhdoi me vonesa absurde te kostituonte qeverine legjitime Rama 2. Te gjithe i mbani mend besoj. E keshtu me perplasje artificiale, vetem qe ti jepte kredo vetes. Pasi ne te vertete Edi e plasi aty si M** .Ky i kishte duart e lidhura per trafiqe e afera , qe per hir te vertetes ja ka marre doren. Me Cez, me thesar, me bllok, me Balile e me gjithfare. Kujtoni fjalet e Spartak Brahos per patatet e nxehta, dhe nxirrni konkluzionet e duhura. Ne jemi popull qe jemi qeverisur nga mostra, jo nga shtetare. Miliardat e pervetsuara dhe ato te demeve ekonomike, ekologjike dhe sociale, kalojne çdo lloj perfytyrimi.

  3. Timi says:

    Pune provincuali, shtangist trap, hajdut e fytyre e poshter qe po i jep institucionit ku qendron pa merite futyren dhe karakterin e tij kriminal. TURP!

  4. koketuljamoni says:

    Meta hajduti nje dite e me pare ne burge,per te miren e Shqiperise.

  5. "BOHOTINA" says:

    Une s’ mund te them se eshte fytyra e pare me e ndyre e vendit tone. Jo ate vend per 30 vjet nuk ia merr njeri Salihut. Po vendin e dyte e meriton plotesisht. Ne jemi ne kete gjendje se zbatoi mire direktivat e huaja Salihu. E beri vendin siç e shohim te gjithe per dite. Ne vend qe ky 2-shi te ndeshkohet per vjedhjet galopante, ngrihet vazhdimisht ne detyre.

  6. 🇦🇱 says:

    Dhe ata të LSI-së urrejn Metën.

  7. olimpia says:

    PROPOZIMI IM PER TI DHENE PERGJIGJE BERISHES DHE METES.
    NE 21 JANAR ,DITA KUR 8 VITE ME PARE BANDITI BERISHA VRAU 4 PERSONA TE PAFAJSHEM PERBALLE KRYEMINISTRISE ,TE GJITHE SHQIPTARET PATRIOTE ,TE RINJ ,BURR ,GRA ,VETERANE ,PA DALLIM ,TE MARSHOJME NGA SHESHI SKENDERBEJ DERI NE PRESIDENCE .VETEM DY PARRULLA …DREJTESI PER VIKTIMAT E TERRORIT DHE KORRUPSIONIT TE BERISHES DHE METES ,—-DREJTESIA E RE TE FILLOJE TE GODASE KRIMINELET .VEC FOTOT E TE VRAREVE NE SHESH DHE GERDEC .ASNJE FJALIM .NGA E GJITHE SHQIPERIA ,LE TE MBUSHET SHESHI ME QINDRA MIJE NJEREZ PER TI TREGUAR BANDITEVE POLITIKE ME NE KRYE BERISHEN SE KY VEND KA ZOT POPULLIN ,SE E ARDHMJA E SHQIPTAREVE ESHTE QYTETERIMI DHE JO TRIBALIZMI DHE PRIMITIVITETI .TE GJITHE NE SHESH NE 21 JANAR ,DUKE FILLUAR NGA ORA 11 00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *