VIDEO: Studentët ngujohen me forcë tek Inxhinieria, përplasen me policinë private

11 Janar 2019, 21:13Sociale TEMA

Rreth 40 studentë janë ngujuar tek Universiteti i Inxhinierisë mbrëmjen e sotme. Në momentet që kanë tentuar të dalin jashtë për të marrë ushqim, ata janë përplasur me punonjësit e policisë private. Burime për “Shqip”, raportojnë se policia private po detyron studentët që të bëjnë grevë urie.

“Jemi ngujuar me forcë brenda ambienteve të universiteti. Deri në orën 15:00, të pasdites kemi hyrë dhe dalë lirisht. Pas kësaj ore, asnjë persona nuk është lejuar që të hyjë apo dalë. Urinë dhe etjen e kemi shuar duke blerë disa ëmbëlsira tek makinetat por edhe ato, pothuajse janë boshatisur. Ndërkohë, ndodhemi në hollin e godinës sepse nuk na lejojnë që të futemi brenda nëpër klasa. Këtu është shumë ftohtë sepse nuk na është siguruar ngrohja”, shprehet një student për “Shqip”.

Ndërkohë, ata thonë se do të vazhdojnë që të kërkojnë realizmin e 8 pikave nga ana e qeverisë dhe se nuk do të heqin dorë nga protesta, madje, do të përshkallëzohet. “Pavarësisht presionit që po na ushtohet, ne nuk do të dorëzohemi. Policia private dhe agjentë të veshur civilë po ushtrojnë dhunë mbi studentet. Madje na kanë thyer edhe celularët”, janë shprehur studentët.

Në një prej videove shihet se xhami i derës kryesore është i thyer, ndërsa studenti i drejtohet efektivit të policisë duke i thënë se xhami është thyer nga brenda, e duke i kërkuar që të nxjerrë dorën nga xhepi pasi e ka të gjakosur, duke akuzuar kështu se kanë qenë efektivët ata të cilët e kanë thyer.

 

studentet on Vidnews.

studente, protesta on Vidnews.

3 komente në “VIDEO: Studentët ngujohen me forcë tek Inxhinieria, përplasen me policinë private”

  1. ?? says:

    Të debohen një nga një siq ndodh në Gjermani me trenat radioactif që lidhen në shina.

  2. blerta says:

    Keta nuk perfaqsojne studentet por jane te paguar nga PD dhe LSI prandaj nuk i mbeshtesim,le te rrine ne greve dhe te zbatojne regullat e greves te mos hane as pire dhe pastaj Luli dhe Monika do tju japi nga nje dekorate. Keta jane ngelsa studente te nivelit zero.

  3. Boston says:

    Cfare kerkojne me teper keta studente???? Sistemi socialist nuk vjen me or te paguar nga Mona Cizmeja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje