VIDEO: Tensione te Juridiku gjatë natës, studentët përplasen me policinë private

11 Janar 2019, 08:09Kronika TEMA

Është tensionuar situata tek Fakulteti i Drejtësisë gjatë orëve të vona të natës. Policia private që ruan ambientet e Fakultetit ka ndërhyrë duke hequr bankat e vendosura nga grupi i studentëve gjatë ditës për të bllokuar korridoret me synim për të mos lejuar studentët e tjerë që të hynin në auditorë për të bërë mësim.

Ndërhyrja e policisë ka sjellë tensionimin e situatës dhe përplasjen e efektivëve privatë me studentët. Këta të fundit kundërshtuan veprimin e policisë dhe vendosën të qëndrojnë gjithë natën në auditorë.

Ata u shprehën se kanë zgjedhur bojkotin dhe ngujimin në fakultete si formë proteste për realizimin e kërkesave të tyre pasi hoqën dorë nga protestat përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Pasi kanë larguar bankat nga korridoret dhe për rrjedhojë kanë hapur dyert, policia private është larguar nga ambientet e brendshme të Fakultetit Juridik.

5 komente në “VIDEO: Tensione te Juridiku gjatë natës, studentët përplasen me policinë private”

  1. Rezorsi says:

    Pune malokesh koke trashe.

  2. Muli dhe Beluli says:

    Vend i parregulluar me ligje, ose nje shtet qe nuk zbaton ligjin.
    Universiteti nuk eshte prone e studentëve, dhe ata nuk mind te marrin peng ambjentet e mesimdhenies.
    Bojkoti ndodh jashte ambjenteve.
    Mbas ores 8 te darkes, ambjentet e universitetit Jane nen manaxhimin e firmes se sigurise, e cila mban pergjegjesi per çka ndodh.
    Po te duash te protestosh, dil, mbush rruget me protestues, derisa te bjere qeveria. Por kur te iken mbeshtetja e gjere, atehere protested nuk been dot me, dhe fillon luften guerrilase neper godina, me nga dhjete – njezet vete per fakultet dhe bllokon mesimin.
    Ketu tani vepron ligji. Dhe ketu nuk ka rendesi fare se kush eshte Edi Rama.
    Por vetem mendoni nje gje. Kjo gjendje e keqe ka mbi 25 vjet qe egziston. Pse nuk ndodhin maskaralleqe te tilla antiligjore kur PS eshte ne opozite?
    Pse kur del PD ne opozite ndodhin trazira, shperthime tritoli ne shtyllat e tensionit te larte?
    Sepse eshte Partia qe eshte kunder ligjit, dhe pro shtetit rrumpalle.
    Nuk Jane te interesuar te luftojne korrupsioni. Vetem e perdorin si mjet per te rrezuar qeverine, te korruptuar gjithashtu, por me synimin qe ta vazhdojne vete korrupsionin.

  3. j says:

    Ilaçi i vetëm kundër helmit të malokëve është ;
    50 vjet të tjera e. hoxha me 3 pika në mëngjes esëll.

  4. Flutura says:

    Shqiperia po jeton kohen e inkuizicionit ne kohe moderne, veprimet jane si ne mesjete.
    .. Shikoni ku e cojne vendin “udheheqesit” fshatare shpellare. Na turperuan ne syte e botes.

  5. gloria says:

    Argita prostituta e Kosoves largohu nga fakulteti……
    Te njohin mire…. Te fala Lulit….. Dhe ati trapit qe ke ne shtepi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje