Zyrtarizohet emri “Republika e Maqedonisë së Veriut”

11 Janar 2019, 20:06Rajoni TEMA

Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota pro miratoi ndryshimet kushtetuese duke zyrtarizuar emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Deputetët me shumicë votash kanë miratuar amendament 33, 34,35, 36 të propozuar nga Qeveria dhe partitë propozuese.

Pas tre ditëve të seancës së caktuar, Kuvendi sot mbylli votimin, duke pranuar edhe propozimet e dy partive shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, që kanë të bëjnë me ndryshimet në pjesën e shtetësisë si dhe përkujdesjen për diasporën. Përmes këtyre propozimeve janë pranuar disa nga kërkesat e partive shqiptare.

Amendamentet ishin pjesë e Marrëveshjes së emrit të firmosur në Prespë qershorin e kaluar midis Athinës dhe Shkupit. Sipas marreveshjes, emri Republika e Maqedonisë ndryshohet në Republika e Maqedonisë së Veriut.

17 komente në “Zyrtarizohet emri “Republika e Maqedonisë së Veriut””

  1. ????? says:

    I tha dje Gjermania Maqedonis të bëj modifikimin.

    1. Flm says:

      Vjedhje e paster e identitetit dhe kultures Heleno-Maqedonase nga Sllavet.
      ###
      U hapen probleme fallcifikimi Historik qe do te kene pasoja ne te ardhmen.
      ###
      Nqs do te kuptoj dikush c’far alfabeti dhe gjuhe kishin Maqedonasit, ajo duket shume qart tek mbishkrimet e gjetura ne Pela (kryeqitetin e Maqedonis se lasht).
      ###
      Mbishkrimi ne Monedha, Gure, Amfora, Shpata, Mburoja …. eshte alfabet dhe gjuhre e paster Helene.
      ###
      Klikoni ne internet “macedonian coin” (monedha maqedonase).
      ###
      Shikoni te vertetat objektivisht dhe mos degjoni c’fare thone Turk-Arnautet kompleksik dhe inferior.

      1. Marko Bocari says:

        MAKEDONASIT E LASHTE NUK ISHIN HELENE!
        Ka shume te dhena dhe fakte historike qe tregojne se makedhonasit e lashte nuk ishin helene (e jo me greke si keta te sotshmit). Ja disa shkrime te lashta :
        -“Dimosthenis ka thene se makedonasit nuk ishin helene”
        Shtetari athinas Dimosthenis (Dimosthenis, Third Philippic, 31)
        “… jo vetëm jo helen, po as i lidhur me helenet, majde as edhe nje barbar nga çfaredo vendi që mund ta quash te nderuar, por një kërcim i keq nga Makedonia, prej nga nuk ishte kurre e mundur të blije qofte edhe një skllav të mirë”

        “Incidenti i Filota-s” i përshkruar nga historiani romak Quintus Curtius Rufus në “Historinë e Aleksandrit”.
        – “Aleksandri i kërkon Filotas të flasë në gjuhën e tij amtare makedonase”
        Aleksandri i Madh flet para makedonasve të ushtrisë së tij: “Makedonasit do ta gjykojnë rastin tuaj”, tha ai. “Ju lutemi shënoni nëse do ta përdorni gjuhën tuaj amtare para tyre.”
        Filota i pergjigjet Aleksandrit : “Përveç makedonasve, ka shumë të pranishëm, të cilët, mendoj, do ta gjejnë më lehtë për ta kuptuar, ate qe do te them, nëse e përdor gjuhën që ju vetë e keni përdorur. Qëllimi juaj, besoj, është vetëm për t’u mundësuar më shumë njerëzve për të kuptuar ato qe une them. ”
        Pastaj mbreti tha: “A e shihni se sa fyes eshte Filota, madje edhe me gjuhën e tij amtare? Ai vetëm ndjen neveri për ta mësuar atë, por le të flasë ashtu siç dëshiron – vetëm mos harroni se ai është përbuzës i mënyrës sonë të jetesës, ashtu siç është perbuzes i gjuhes sone”.

        Pausanias (1.1.3) flet për një luftë midis heleneve dhe makedonasve:
        -“Leosthenët u vune në krye të athinasve dhe heleneve te bashkuar dhe i mundën makedonasit në Boeoti dhe përsëri i detyruan te largohen nga Lamia, jashtë Termopileve”
        Ne Greqine e sotme, historiografia zyrtare mbeshtet teorine se makedhonasit e lashte vertet nuk ishin helene ne origjine (pasi historianet e lashte ne shkrimet e tyre nuk lene dyshim per kete), por ata u helenizuan kulturalisht nga helenet dhe keshtu u shnderruan ne helene!!! Per te justifikuar dhe argumentuar kete , greket e sotem perdorin ate shprehjen e famshme “ellinas simetexontas ellinikin paidhian” (helen eshte ai qe merr edukim helen) ? Ja na e thoni si u “helenizuan” kulturalisht makedonasit e lashte!? Duhet te kesh mundesine dhe mjetet qe te besh dicka te tille apo jo : me pushtim ushtarak administrativ, me perhapje dhe edukim arsimor-kulturor, me institucione te sundimit fetar (shpirteror), me kolonizim dhe zhvendosje popullsie.Se historia njerezore nuk njeh ndonje menyre tjeter, te pakten deri me sot!
        – U pushtua gje Makedonia nga helenet!? Jo, ne fakt qytet-shtetet helene u pushtuan nga makedonasit!
        – Mendoni se ne cdo fshat dhe qytet te Makedonise se lashte, u hapen shkolla ku mesohej gjuha dhe kultura helene dhe kalamajte me detyrim shkonin ne shkolle ne 7 te mengjesit ? ? ? C’thua, as qe behet fjale per dicka te tille ne ato kohe.
        – Keni ndonje njohuri per ndonje forme institucioni fetar (tip kishe) ne ato kohe,qe te ishte nen sundimin e heleneve, qe kishin pushtet institucional shpirteror mbi banoret e Makedonise dhe i detyronin ata qe te faleshin dhe pershpirteshin ne helenisht!? Keni degjuar gje per ndonje “Patriarkane te Fese Pagane” me qender ne Athine apo Sparte, qe drejtonte dhe sundonte deget e saj ne Makedonine e lashte!? As mos t’ju shkoje ne mendje dicka e tille ?
        – Keni ndonje njohuri per dyndje te popullsive helene nga jugu drejt veriut (nga Helada drejt Makedonise)!? Ne fakt historia ka treguar gjithmone te kunderten, per dyndje nga veriu drejt jugut ?
        Edukim me kulturen e lashte helene ne ate kohe, eshte krejtesisht e kuptueshme, qe kane marre vetem elita te caktuara, te kufizuara, pra elitat sunduese (qofshin politike apo kulturore) dhe as qe behet fjale per popullin e thjeshte. Edhe sot e kesaj dite, ne zhvillimet e medha te shoqerise njerezore, jane gjithsesi elitat qe edukohen me kulturen qe ne kete cast te historise eshte ne krye te shoqerise (sot per sot eshte kultura angloamerikane). Kjo nuk ka ndonje dyshim qe njerezit e thjesht marrin pak ose aspak edukim kulturor “te importuar”, e aq me teper qe nga kjo te pretendohet qe keta njerez te thjeshte te “shnderrohen” ne nje popull tjeter per shkak te perthithjes se nje kulture tjeter te importuar ? E nese kete nuk e pretendon dot sot, a ka dikush GUXIMIN E BUDALLAIT qe ta pretendoje per 2.500 vjet me pare, kur makedonasit na u bene helene sepse na u edukuan krejtesisht kulturalisht prej tyre!!!!
        MAKEDONIA ESHTE SHQIPTARE, AS GREKE AS BULLGARE!

  2. hajduti says:

    ok me emrin..por per gjuhen shqipe a u be gje…si shtet formues

  3. Marko Bocari says:

    MAKEDONIA VERIORE!
    Nje fitore historike per shqiptaret!
    Makedonia eshte shqiptare, as greke as bullgare ?

      1. Marko Bocari says:

        Ti mos fli hic ?

  4. Portali says:

    Ka babai bicak.

  5. C says:

    Po ç’fare ishin keto amendamentet e partive shqipetare? Se mu desh me lexu lajme serbe me marr vesh se cpo ndodh

  6. Plaku i mocem says:

    Po pritni o te uruar , sa te nxituar jeni ende pa e votuar autoret ne Athine e ne Shkup , e votoi Shqiperia (!) Cfare mesazhi i jepni Botes me kete votim , kur ne Maqedoni akoma sot e kesaj dite behen deklarata dhe gjuha shqipe nuk eshte gjuhe zyrtare? Tere diten “qani” per Shqiperine Natyrale” tere naten qani per Greqine,sa shpejt e gjetet edhe me njeri tjetrin(!) pa opoziten i bete 81 vota(!) Pervoje keni !Te paret qe e njohet me emrin “Maqedoni”,te paret qe e njihni me emrin e ri “Maqedonia e Veriut”.Me kete njohje , pa u konsultuar fare me faktorin shqiptar ne Maqedoni tregoni servilizem te peshtire ndaj Greqise dhe Zaiev-it.

    1. ca po thua says:

      Je “i mocem” apo i rrjedhcem mor plak!? U votua ne Shkup (edhe nga shqiptaret atje), kurse ti ehaaaaaaaa. Bjeri llulles o plak ?

  7. Iliria e bashkuar says:

    Po Maqedonia e Jugut ku gjendet ne Ilirine e Jugut apo ne Greqine e Veriut ? A e shihni sa demokratike eshte Europa dhe Greqia. Mire se po shkoni ne luften mes shqiptarve et dhe grekve te pranuar nga te gjitha palet palaco.

    1. i cudituri says:

      Ca po thu or ti !?

  8. Plaku i mocem says:

    Kerkoj ndjese per pasaktesine time ne komentin e me siperm !

  9. KORÇARI says:

    Bravo Shqiptarëve IDIOTË QË VOTUAN PRO EMRIT. SAPO I BËNË VARRIN IDENTITETIT TË TYRE SHQIPTAR.
    JEMI POPULLI MË IDIOT DHE DRITËSHKURTËR NË KOMPLET RRUZULLIN TOKËSOR.

    1. KORCAR pe verteti says:

      Idiot je ti o injorant!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje