DOSSIER/ Kur Kosova nuk ishte provincë e humbur: «Rilindja» e vitit të ri 1984

«Dokument për histori», reportazhe nga shumë anë të globit, një simbol si i Twitterit në një karikaturë, 100 banesa për punëtorë, një shënim për Pashk e Alfred Markajn dhe kacafytjen e tyre me arushën, shumë poezi, pak propagandë dhe këshilla kundër impotencës për një burrë nga Prizreni – «Rilindja» festive e 31 dhjetorit 1983, 1 dhe 2 janarit 1984.

Nga Enver Robelli 

Në ballinën e numrit festiv të gazetës «Rilindja» për ditët 31 dhjetor 1983, 1 dhe 2 janar 1984 bie në sy një shifër: redaksia njofton se tirazhi i gazetës është 235’500 ekzemplarë. «Dokument për histori» quhet ky numër.

Në një editorial pothuaj poetik kryeredaktori Maksut Shehu shkruan për zemrën, dëshirat, këngën, dashurinë, kupat e mbushura.

Dhe diku mes rreshtave fjalia: «Dhe ky truall: është Yni». Tri vjet pas demonstratave të vitit 1981, tri vjet represion, dënime arbitrare, fushatë antishqiptare në mediat serbe – dhe tani, në numrin e vitit të ri, një fjali si kjo mund të lexohet edhe si një akt i vogël kryengritës. Për t’i ikur ndëshkimit eventual nga partia, në fund edhe një fjali për «shokun Tito».

Në faqen e dytë botohet një karikaturë e Nexhat Krasniqit (Nekrës): një babadimër i lëshon të fluturojnë të lirë një tufë me zogj. Janë zogj që i ngjajnë logos së Twitterit, atëherë kur s’kishte Twitter, as Internet, por flitej shumë për botën kozmike. Rreth e rrotull mjaft lajme nga aparati propagandistik i partisë: gjendja stabile, unitarizmi dhe separatizmi – rrezik real, 110 banesa të reja për 110 punëtorë me familjet e tyre (90 në Kodrën e Diellit, 20 në Dardani).

Nëpër gazetë janë të shpërndara mjaft poezi nga Esad Mekuli, Ali Podrimja, Maksut Shehu, Abdullah Konushevci, Besim Bokshi, Musa Ramadani, Bedri Hysa, Enver Gjerqeku, Arif Bozaxhi etj. Ndërsa gazetari Xhemail Rexhepi shkruan: «Trepça ishte dhe mbeti eksportuesi më i madh kosovar, deri dje me lëndë të parë, kurse tash me prodhime finale. Për çdo dollar të importuar – 2,62 dollarë eksport.

Me shtimin e vrullshëm të eksportit në tregun konvertibil për 250 për qind dhe në atë kliring për 75 për qind, Trepça për kah efektet pozitive arriti në vendin e tretë në vend». «Dritë edhe nga uji» titullohet një tekst i gazetarit Mehmet Gjata, në të cilin njoftohet se në planin e zhvillimit të elektroekonomisë së Kosovës parashihet që në Zhur deri në vitin 1990 të ndërtohet një hidrocentral me kapacitet 292 megavatë, i cili do të ketë për bazë ujërat e bjeshkëve të Dragashit.

Gazetarja Lindita Aliu portreton Mandushe Berishën, e cila kishte doktoruar në kimi analitike, Stojanka Mihajloviqin, e cila në atë kohë ishte – me gjasë – e para grua në Prishtinë që punonte në një «pompë të benzinit» (pikë karburanti), dhe Binaze Musliun, inxhiniere e makinerisë dhe drejtoreshë e Fabrikës së Tullave në Ferizaj.

Në faqet 9 dhe 10 të «Rilindjes» së vitit të ri 1984 janë rezervuar për reportazhe nga bota. Atëherë s’kishte as Netflix, as Youtube, andaj atraksion ishin udhëpërshkrimet apo reportazhet e gazetarëve nga të gjitha anët e globit.

Ali Aliu shkruan nga Melbourne për shqiptarët e Australisë, Ibrahim Kadriu përshkruan Berlinin e ndarë, Sali Kelmendi raporton nga Izraeli mbi konfliktin e përjetshëm mes izraelitëve dhe palestinezëve, Ramiz Kelmendi përshkruan Bratisllavën («më impresionoi me kësikohëshmërinë e saj») dhe interesohet për gjuhën sllovake, të cilën ia shpjegon botuesja Jarmila Samcova, Avni Spahiu njoftonte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se së shpejti kompjuterët do të bëhen të gjithëfuqishëm dhe studentët do të mund t’i ndjekin ligjëratat në ekran nga një largësi prej 2000 kilometra, Ymer Bajra, korrespondent në Bonn të Gjermanisë, tregon se si gjermanët planifikojnë çdo gjë me pedanteri, por një gjë kanë harruar ta planifikojnë: familjen, andaj nataliteti në Gjermani po bie mesatarisht 02, promilë në vit.

Gazetari alarmon se një ditë gjermanët do të jenë komb pa trashëgimtarë, sepse janë shumë të dhënë pas konsumit dhe nënat nuk gëzojnë benificione si në vendet e zhvilluara perëndimore. «Nergut për Rilindjen» nga India shkruan Predrag Stamenkoviqi për punën humanitare të Nënë Terezës.

Ka edhe propagandë të qullët në këtë numër të «Rilindjes». Në pak rreshta citohet Isak Sheqeri nga Nishevci i Prishtinës, punëtor në Gjermani, i cili ankohet se atje, në Gjermani, ka gjithnjë e më pak punë dhe se muajt e fundit i ka kaluar si i papunë dhe i lajmëruar në Entin e Inkuadrimit, në Arbeitsamtin e famshëm. Isak Sheqeri flet për të gjithë punëtorët nga Kosova që janë në Gjermani dhe thotë se do të dëshironin të ktheheshin e të punonin në «fabrikat tona». Ai vërtet mund të ketë mbetur përkohësisht pa punë në Gjermani, por që në Gjermani po mbaronte puna – ky ishte vetëm një alarm për numrin e vitit të ri të gazetës «Rilindja». Kelmend Hapçiu shkruan për vëllezërit Rizvanolli nga Gjakova, të cilët kishin autobusin e parë, të vetmin «në viset tona», dhe njofton mbi zhvillimin e sistemit të transportit në Kosovë – nga ndërmarrjet komunale që quheshin «Kosmeti», «Slloga», «Prevozi», «Poleti». Nga të gjitha këto ndërmarrje u themelua «Kosmet-Prevoz», më vonë ndërmarrja mori emrin «Kosovatrans». Në bazë të emrave shihet edhe progresi i Kosovës: nga një shoqëri ku në jetën publike dominonin emrat serbë të ndërmarrjeve drejt një shoqërie me emra shqiptarë ose më të internacionalizuar, si «Kosovatrans», për shembull. Jusuf Meça shkruan për Pashk e Alfred Markajn, të cilët më 2 nëntor 1983 u sulmuan nga një ari i egërsuar.

Në faqen 15 Rexhep Ismajli jep një lajm të gëzueshëm: «Rilindja», shkruan ai, gjatë vitit 1984 do të botojë «Mesharin» e Buzukut me fototipi me të qartë e më moderne, të pajisur me studimin dhe interpretimin mjeshtëror nga dora e Çabejt. Qamile Blakçori përshkruan çaste me piktorin Daut Berisha në Paris. Mehmet Kraja zhvillon një intervistë me shkrimtarin Rexhep Hoxha («Më thoshin: me një hu nuk lidhet gardhi»). Te sporti një citat nga Fadil Vokrri: «Dëshira ime e flakët është që Prishtina të plasohet në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit të elitës së futbollit jugosllav, sepse sipas cilësisë këtë e meriton, dhe unë të veshi petkun e reprezentacionit tonë më të mirë në turneun final në Francë». Për të argëtuar pak popullin gazeta sjell edhe një humoreskë popullore për përjetimet e Deli Maculit nga Çabiqi.

Një hallexhi nga Prizreni i shkruante mjekut të njohur Rifat Latifi se vuante nga impotenca dhe kishte dëgjuar se në klinikën vaskulare të Fakultetit të Mjekësisë «me sukses operohen ata që vuajnë nga impotenca». Hallexhiu thotë se është në gjendje të rëndë dhe se vetëm barnat qetësuese e mbajnë në jetë. Rifat Latifi përpiqet ta qetësojë pak burrin nga Prizreni: «Për secilin dështim të energjisë seksuale të njeriut, ne pa një pa dy e fusim në thesin e impotentëve. Nuk ka asnjë njeri i cili të paktën njëherë ose më shumë herë nuk ka pasur ‘dështim’ në këtë sferë. Mirëpo kjo assesi nuk do të thotë se të vetmin dështim duhet shfrytëzuar për të ndërtuar një fortesë të bërë, të pakalueshme, në të cilën fshihet arsyeja e impotencës».

Në fund pacienti i ardhshëm këshillohet t’i lajmërohet dr. Gazmend Shaqirit dhe bashkëpunëtorëve të tij në klinikën vaskulare në Prishtinë

Ky tekst u shkrua falë ndihmës bujare të drejtuesve të projektit «Bibliotekaria», biblioteka digjitale në Internet.

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “DOSSIER/ Kur Kosova nuk ishte provincë e humbur: «Rilindja» e vitit të ri 1984”

  1. Edi says:

    Ne 1984 Kosova me Shqiperine ka qene si nata me diten. Mjaftonte te futeshe ne Kosove dhe do te dukej vetja sikur ishe ne ndonje planet tjeter.Enveri e kishte kthyer Shqiperine ne nje hale me mut.

    1. ik ere pirdhu says:

      Ca thua mor IDIOT! Une kam patur njerez qe kane ardhur nga Kosova ne Shqiperi dhe keto qe thua ti jane idiotizma!

      1. Edi says:

        @Ik ere pirdhu. Kur u bene demostratat e 81 ne Kosove. Nje pjese e studenteve nga Kosova iken dhe erdhen ne Shqiperi. Sepse menduan se ketu do te gjenin bahcen me lule ,ashtu sic propogandonin gazetat e komunizmit. Por sapo erdhen ne Shqiperi pane cpane dhe iken nga syte kembet ne Kosove perseri. Dhe njeri prej studentave ne radio Prishtina tha:Me mire ne burg ne Jugosllavi se sa i lire ne Shqiperi.Idiot.Kur s’din gje me mire mos fol

        1. ik e pirdhu says:

          IDIOT, po te them kam patur para ’90-s dhe kam edhe sot familjare ne Kosove, sepse jam nip Kosove. DEBIL!!!

    2. Arben says:

      Ne 1984 Shqiperia kishte nivel formimi te mjekeve, inxhiniereve, agronomeve,etj., TË KRAHASUESHEM me cdo vend perendimor!
      Edhe kooperativisti me i rendomte kishte nivel formimi me te larte edhe se i nje te diplomuari ne Prishtine.
      Vertete nuk lejohej “kerri” privat e emigracioni, por nuk kishte te papune.
      Etj., etj. Ka shume…

      1. albert says:

        Mire e tha Edi, te futeshe ne Kosove do te dukej vetja sikur ishe ne nje planet tjeter.
        Sa per nivelin e formimit ti duhet ta kesh te qarte se Kosova ishte e pushtuar dhe ajo nuk mund te vendoste vete per disa ceshtje. Puna ndryshoi per te mire pas “Plenumit te Brioneve” . Per vetem 10 – 15 vite Kosova e rriti nivelin e formimit aq shume sa qe do t’i kishin lakmi edhe kombet tjera. Dhe ato nivele nuk u arriten vetem ne Prishtine por u arriten ne Universitetet me te njohura Jugosllave sic ishin ato te Zagrebit, Lubjanes dhe Beogradit.

        1. ca po thu Shabono says:

          Planeti i surratit tat o gomar Albert. Kosova atehere por edhe sot eshte vendi me i prapambetur ne Ballkan (duke perjashtuar disa zona te Maqedonise Veriore). Prishtina as atehre e as sot as qe mund te krahasohet me Tiranen. Boll thate gomarsira.

  2. eeeeeeeeeeeeeeej says:

    Fakti eshet ABSOLUT, Vleresimi eshte RELATIV!
    Ja pra qe komunistet shqiptare te Kosoves, qe drejtuan Kosoven per 40 vjet, paskan bere shume pune per atdheun dhe kombin! RESPEKT!!!

  3. arban shmili says:

    EDI, fatkeqësisht!
    asgjë nuk dinim se Tirana e atëhershme ishte feri shqiptar. Ishim budallenj të indoktrinuar. Pikë.
    Po të dihej e vërteta e gjenocidit të shqiptarëve nga ana e shpirtkatranit Enver, ai regjim do këputej. Pikë.

    1. tralala zura ne gale says:

      Ti asgje nuk di ende sot mor derdimen. Ende nuk e ke kuptuar qe Enveri eshte Hero Kombetar dhe periudha e tij historike eshte me e lavdishmja deri me sot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *