Erion Veliaj mesazh studentëve nga konviktet e Mjekësisë: Shkoni në mësim

Qendrat studentore kanë pak kohë që kanë kaluar në varësi të Bashkisë së Tiranës, ndërkohë puna për rikonstruksionin e tyre ka nisur.  Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në godinat e konviktit të Universitetit të Mjekësisë ndërsa nuk kurseu komentet edhe për protestën e studenteve.

Veliaj u bëri thirrje studentëve që të rikthehen në auditoret e mësimit për mbylljen në kohë të këtij viti akademik, çka do t’i jepte mundësinë Bashkisë së Tiranës që gjatë muajve të verës, kur ata janë me pushime,

“Jam shumë i kënaqur nga mënyra se si vlon puna edhe në fundjavë, fill mbas festave dhe motit të keq, për të transformuar qendrat tona studentore.

Aktualisht mund të ndërhyjmë vetëm në sipërfaqet e jashtme dhe në sipërfaqet e përbashkëta.

 Nëse ka ende studentë që për interes dhe për ideal të partisë vazhdojnë dhe protestojnë, do të thotë se shkolla do të shtyhet në gusht-shtator, ndërsa në tetor ata do të duhet të kthehen.

Pra, na lë zero hapësirë që të mund të rregullojmë edhe dhomat.

Ndaj, u kërkoj studentëve, jo për politikë, por vetëm për interesin e tyre, shkoni në mësim që shkolla të mbarojë kur duhet, në korrik, që ne të kemi mundësi gjatë muajve gusht-shtator të punojmë nëpër dhoma, dhe kur të ktheheni në tetor, t’i gjeni gati”, u shpreh Veliaj.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Erion Veliaj mesazh studentëve nga konviktet e Mjekësisë: Shkoni në mësim”

  1. TATA ,I HENRI STUDENTIT. says:

    Shkoni në mësim , mos na çani trapin.Kemi bërë fakultetin pa brekë në byth, ju keni Hi-fona.
    Bëni leksionet, mos u budallallepsi se po vijnë provimet.
    Ngrini grup negociator, se ja arritët qellimit, dhe rrini pranë me mediat. Bëni transparente çdo mardhënje me Qeverinë.
    Hajt TUNG ! JU LUMTË , POR BOLL, SE PO E DERDHNI !!😀

    1. Kalec c Dega says:

      Shkoni ne mesim te diplomoheni si puna eme me Diploma e Masters nga Nderkombetaret me ndihmen e Sorosit ose ti bashkohen Lali Erit dhe te mbledhin peme meqe kane kohe te lire.

  2. 🦅 says:

    Ne me studentët,Rusia me Pusy rayot që dalin me gjoks zbuluar,Anglia me brexit,Greqia me borxhin,franca me jelek jeune-t.Amerika me shautdauwn.

  3. Monitor says:

    O zoti Erjon! Jane student forumit te lsi ne bojkot! Te tjeret shkojne ne mesim.Mos u prish me Monen!

  4. fgdv says:

    Gjithe politika i ngjan cirkut,por ti je me banali.Vetem Mero nuk e ka problem ,se nuk ka parime.

  5. TATËS së Henrit says:

    E di që e ke mirë ti Tatë, na e çan vërtet këte edhe ata të Astirit. Bëjnë jashtligjsin ata , dhe na çajnë dhe trapin, çdo ditë stres , se mos ka zaptu Lugati rrugën
    S’kthehemi dot në shtēpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *