Fatmir Mediu kundër Lulzim Bashës: Nuk ka ç’na duhet vetingu i politikës, të merret me të tjera gjëra dhe të mos na mbajë jashtë Kuvendit

Aleatët e demokratëve nuk e mbështesin opsionin e rikthimit të bojkotit parlamentar.

Qëndrimin kundër, kreu i republikanëve Fatmir Mediu pritet ta shprehë edhe në mbledhjen më të afërt të opozitës së bashkuar, ku do të merret edhe vendimi zyrtar.

“Mendoj që kauza e opozitës nuk është vetting-u i politikës, por është për të ndërtuar shtet funksional dhe demokratik dhe roli i opozitës i padiskutueshëm është aty ku është vendi i qytetarëve, pra Parlamenti.

Nëse do të largohemi nga Parlamenti dhe qytetarët do të largohen nga Parlamenti”, tha Mediu për Top Channel.

Me zgjedhjet elektorale në prag, republikanët e shohin si dosmodoshmëri rikthimin e normalitetit parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore:

“Siç ka thënë edhe OSBE-ja, problemi më i madh është blerja masive e votave. Si do e zgjidhim këtë çështje? Një rrugë për ta zgjidhur këtë çështje është për ta zgjidhur në Parlament.

Sistemi aktual me lista të hapura, për mendimin tim, do të rriste demokracinë.

Nuk mendoj se votimi elektronik është zgjidhja përfundimtare e Kodit Zgjedhor. Janë një sërë çështjesh që opozita duhet të ulet t’i diskutojë”.

Fatmir Mediu ishte i pari ndër aleatët që i kërkoi Lulzim Bashës ndërprerjen e bojkotit vitin që shkoi, ndërsa në nisje të sesionit të ri duket se nuk ka lëvizur nga bindja se opozitarët betejën duhet ta bëjnë në Parlament dhe jo jashtë tij.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Fatmir Mediu kundër Lulzim Bashës: Nuk ka ç’na duhet vetingu i politikës, të merret me të tjera gjëra dhe të mos na mbajë jashtë Kuvendit”

  1. Cuku says:

    Po I thoka burgut hapu Fate Gerdeci
    E di qe nuk shpeton I ziu

  2. Lennard says:

    Po JU u kap te gjithve Vetingu!!!.E harrove Gerdecin ?? e Harrove denimin ne Itali per Narkotrafik?? Edepsez!! Ik largohu sa ma pare se do te shtype RRULI I VETINGUT.

  3. Komentuesi says:

    Opozites i ka ngelur ne goje blerja e votave.Nuk ka blerje dhe shitje te votes,por votim i rregullt,te drejte dhe te ndershem. Populli ja jep voten ps.te, spse pd-ke dhe Leshelia kane humbur besimin te elektorati i tyre.. Kete nuk e kupton dot opozita.Zoti Mediu ka te drejte per bojkotin.

  4. Gri says:

    Ne princip Mediu ka te drejte! Vendi i opozites eshte ne parlament! Mos paraqitja me pretekse dhe akuza politike te pavertetuara apo te pergjithsiara, te cilat nuk kane lidhje me inteteson e qytetareve apo te vendot, nuk e justifikojne mospjesemarrjen! Perkundrazi ato bejne deme popullit, i cili i largphet opozites. Neser mund te kete thirrje: Mos e perforni voten per njerez qe nuk shkojne asnjehere te bejne detyren dhe shkoj e njehere ne 6 muaj ne pune per interesin e tyre, dmth thjeshte rrogat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *