FOTOT: Dafina Zeqiri ka një mesazh ndjese për fansat

Dafina Zeqiri performoi mbrëmjen e së premtes në njërin prej klubeve të natës në Tiranë.

Ndërsa ambienti ishte mbushur me fansat e këngëtares, ata mbetën disi të zhgënjyer prej saj.

Dafina nuk qëndroi dot për të bërë foto me ta, pasi i duhej që të nisej për një udhëtim me avion.

Por ajo vendosi që t’u kërkonte falje publikisht përmes një postimi në Insta Story.

“Tirana faleminderit shumë! Dhe më vjen keq që s’munda të qëndroja për të dalë në foto. Më duhej që të nisesha menjëherë për në Aeroportin e Prishtinës. Ju përqafoj të gjithëve ju që keni qenë prezentë, ju dua!”, shkroi Dafina.

Epo pas kësaj deklarate, me siguri të pranishmit e kanë falur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *