FOTOT: Dëborë e paparë në Bavari

Një pushim i shkurtër nga sulmi i dëborës për rajonet bavareze në jug të Gjermanisë dhe Austri ka qenë vetëm nata e së premtes. Në fundjavë kërcënon sërish ashpërsimi i gjendjes.

Kryeministri bavarez, Markus Söder të shtunën shkoi në rajonet e prekura nga rënia e madhe e dëborës që ka shkaktuar mjaft vështirësi.

Söder u informua edhe për aksionet e ndihmës të forcave të shpëtimit në Bad Tölz. Të shtunën në mbrëmje fillojnë sërish reshje të mëdha dëbore.

Në pesë qarqe bavareze është shpallur gjendja e alarmit. Nga e shtuna deri të hënën në mbrëmje do të bjerë dëborë edhe në malësitë gjermane saksone, por sidomos në zonat e Alpeve dhe Pyllin Bavarez reshjet priten të jenë shumë të mëdha.

Rrezik paraqesin sidomos çatitë e rënduara nga sasia e madhe e dëborës.

Ushtria gjermane ka dërguar 350 ushtarë në rajonet e prekura që të pastrojnë masat e dëborës, të furnizojnë banorët me ushqime e të transportojnë ndihmësit vullnetarë me automjete të rënda.

300 ushtarë të tjerë janë në gatishmëri. Një zëdhënës i Kryqit të Kuq Bavarez është shprehur se „megjithë angazhimin disa ditor të vullnetarëve, shohim forca mjaft motivuara”. Shqetësim përbën në rajon edhe rreziku i orteqeve.

Fluturimet ajrore po ashtu janë prekur nga situata e dëborës. Në aeroportet e Mynihut dhe Frankfurtit janë anuluar të premten 100 fluturime.

Edhe hekurudha nuk paraqitet në gjendje më të mirë, mjaft linja hekurudhore nuk përshkohen për shkak të dëborës. Në Austri forcat e shpëtimit morën me helikopter nxënësit e një shkolle gjermane që ishin bllokuar nga dëbora.(dw)

1 komente në “FOTOT: Dëborë e paparë në Bavari”

  1. Laku says:

    CA DO THONE KELYSHET E SORRRROSIT TANI PER MASHTRIMIN ME NGROHJEN GLOBALE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *