Fundi i hidhur për guru-në përdhunues, dënohet për vrasjen e gazetarit

12 Janar 2019, 14:00Lifestyle TEMA

Një guru në Indi, i dënuar me 20 vite burg për përdhunimin e dy përkrahëseve të tij, është shpallur fajtor të premten për vrasjen e një gazetari 16 vite më parë.

Gjykatësi Jagdeep Singh dënoi gurun, që e quan veten Dr. Saint Gurmeet Singh Ram Rahim Insan, ndërsa tre persona të tjerë të përfshirë në vrasje do dënohen më 17 janar.

Të katër mund të përballen me dënim me vdekje për vrasjen e gazetarit Ram Chander Chhatrapati pasi ai botoi një artikull në gazetë ku pretendonte shfrytëzimin seksual të grave nga guru.

Guru konsiderohet organizatori kryesor i vrasjes. Ai aktualisht ndodhet në një burg në qytetin indian të Rohtakut, pasi u dënua në gusht për përdhunim.

Ai u gjobit gjithashtu me 47.000 dollarë. Dënimi i tij vitin e kaluar nxiti protesta nga ndjekësit i tij. Gjatë demostratave mbetën të vdekur 38 persona dhe qindra të plagosur në qytetin verior të Panchkula.

4 komente në “Fundi i hidhur për guru-në përdhunues, dënohet për vrasjen e gazetarit”

  1. Dam Jani says:

    Këtë tonin e kemi të mirë se gratë ii vijnë vetë

  2. Guru Gjiknuri says:

    Ky eshte kushuriri i pare i atij qe solli Gjiknuri ne shqiperi.
    Gabeli indian bashk me Gjiknurin kane hap kompani of shor dhe kane marre mbi dhjete tendera ne shqiperi

  3. po kjo Gruja e Ministrit bre ,
    vdeska mbas ktyre Guru-ve !

    hiQini bre ato telnebellat indiane
    se u cmenden shqiptarkat per Guru indiani .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje