Jari i shkruan Norës: Ngrije kokën dhe fshiji lotët, se kemi Lulin akoma gjallë

Sot ndodhi një ngjarje dramatike. Në Konventën e LSI, Monika u bëri thirrjeve burrave dhe grave të LSI, të sakrifikojnë dhe jetën për të rrëzuar Ramën nga pushteti, në emër të fëmijëve tanë.

Në këtë moment, njërës prej zyrtareve të LSI, Nora Malaj, i rrëshqitën dy lotë në faqe.

Jari, që po ndiqte me vëmendje Konventën, vendosi të bëjë një letër të hapur për Norën dhe lotët e saj:

“Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron!

Ata dy pika lot që rrëshqitën sot në faqet e Nora Malaj, pasi dëgjoi fjalimin frymëzues të Monikës për luftën kundër Edi Ramës, janë dy pika kristali ku pasqyrohet pastërtia e opozitës dhe forca e vërtetë e saj.

Aty brenda atyre pikave loti, janë të gjallët dhe të rënët e këtij vendi, fuqia dhe trimëria jonë, shpresa dhe ëndrrat për të nesërmen.

Ato dy pika rrëshqitën mbi faqe jo si shenjë dobësie, por si shenjë përbetimi për një luftë të gjatë e të pafundme ndaj diktaturës.

Brenda atyre dy pikave loti, është nostalgjia për kohën kur Nora ka qeverisur me pastërti, kur bëhej Doktore shkencash tek Kristali, kur firmoste licenca universitetesh, dhe punonte 24 orë në çdo televizon, që nga emisioni i mëngjesit, deri tek ato të pasmesnatës.

Brenda atyre dy pikave lot, është dhe dëshpërimi i opozitës që nuk po mund t’ia dalë dot regjimit të narkotrafikut të Edi Ramës.

Ndaj ne duhet të përulemi para atyre dy pikave loti.

Ka plot njerëz që mendojnë nga ana tjetër se Nora qau nga frika se Monika bëri thirrje për luftë.

Kurrën e kurrës. Ajo jo vetëm që nuk i trembet luftës, por mezi pret të shkojë në luftë.

Por frika e saj është se LSI shpesh i lë luftërat në mes.

Lotët e sinqertë të asaj gruaja na bëjnë thirrje në ndërgjegjien tone, të mos lejojmë tradhtarin Gent Caka të bëhet ministër.

Ato janë një thirrje që të mos pranojmë kompromise dhe të devijojmë nga ideali ynë.

Lotët e asaj gruaja janë lotët e çdo shqiptari të ndershëm, që lutet çdo natë në vatër kundër varfërisë e mjerimit.

Frika e atyre lotëve është se mos LSI e lë në mes ëndrrën për të rëzuar Edi Ramën.

Ndaj ne i bëjmë thirrje sot Norës dhe gjithë atyre grave që u përlotën, ta ngrejnë kokën se nuk janë vetëm.

Fshiji lotët se kemi ende Lulin gjallë, dhe askush nuk shkel dot mbi idealet e opozitës.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Jari i shkruan Norës: Ngrije kokën dhe fshiji lotët, se kemi Lulin akoma gjallë”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Në tribunë të Lësëisë
    sytë e Norës rrodhën lot
    fjalë e kreut të Partisë
    zemrën seç ja mbushi plot.
    .
    Loti i saj kundër mjerimit
    s’është vetëm lot Kristali
    është dhe lot i hidhërimit
    për Partinë që ra nga Kali.
    .
    Mbahu fort Norë Kelmendi
    se rilindsat s’na përkulin
    sa të jetë Presidenti
    sa të kemi gjallë Lulin.

    P.S.
    Ndizet flakë salla e tëra
    gjallërojnë si mikrobet
    ja merr fjalës Monavërra
    dhe ja mbajnë iso topet!

  2. robi says:

    Mero je njësh, Analizë perfekte. Kjo Nora gjithmonë me është dukur femër kot, pa vlere, bythderrja por sot ishte në ditë të vështira, se ka marë vesh se përkrahja për lëshinedhise ka rënë në nivele historike, rreth 0.3% është sot përkrahja e leshitdhise , pra ëndërra e saj për tu bërë prapë zvministre ka mbaruar

  3. aAL says:

    Ajo eshte nje interesaxhesh dhe servile e peshtir

  4. Gimi i Gaqkes says:

    Po Apolloni ishte ne salle? Se mos ka qare me iso per topet e Lonit, qe varen si kemboret e dashit, por te fishkura e rudhura qe si vlejne as dreqit.
    Jepi force vehtes Nore se bole ka plot, pa merak.

  5. Magda says:

    Gjeja me e trishtueshme eshte te kujtosh dite te lumtura ne dite te veshtira…

  6. Raul says:

    Mona Nafije Dybeku Baxhelles ka hijen komplet si gruaja e Dr Gebelsit e cila vrau 4 fëmijët e saj për të mos rënë në duart të Trupave ruse që ndodheshin mbi bunkerin e Fyrherit. Kjo mund te beje çdo gjë në emër të cizmes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *