Juve, Reali gati për të kërkuar Dybalan për të shitur Isco

12 Janar 2019, 13:40Sport TEMA

Real Madridi dhe Isco janë në prag divorci dhe Juventusi është vigjilent duke monitoruar situatën e mesfushorit 26-vjeçar spanjoll.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër” Max Allegri, ka qenë gjithmonë një admirues i madh i Iscos dhe do ta mirëpreste atë me krahë hapur.

Në Madrid ka ardhur koha për të nisur një ri-themelim dhe ata do të jenë të gatshëm të shesin Iscon, kontrata e të cilit skadon në 2022 dhe ka një vlerësim prej rreth 80 milion euro.

Por, përpara se të heq dorë nga kjo, Florentino Perez do të dëshironte që të kishte gati zëvendësuesin e tij të. I pari në listë është Paulo Dybala, por edhe Miralem Pjanic me Alex Sandro.

Në Torino, do të ishin të gatshëm të largonin ish lojtarin e Palermos për pak më shumë se 100 milionë euro.

Për Dybalan ka shumë skuadra në Evropë që kërkojnë ta blejnë, duke përfshirë klubet më të mira si PSG, Bayern dhe Manchester City, pa harruar edhe Interin ku Marotta dëshiron ta ta sjellë në Milano.

Shkurtimisht, do të jetë një muaj i nxehtë deri në qershor në aksin Torino-Madrid. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje