Juventusi sfidon Interin, hidhet në sulm për Luka Modric

Juventus po punon në fshehtësi për të siguruar shërbimet e fituesit të “Topit të Artë” Luka Modric  për sezonin e ardhshëm.

Një surprizë kjo që ka habitur Interin dhe Marottën, të cilët në javët e fundit po shihnin mundësitë për të transferuar në Milano mesfushorin kroat, pas dështimit të bërë në merkaton e verës së kaluar.

Sipas Sportmediasset”, tashmë në garë janë futur edhe kampionët e Serisë të cilët pasi u forcuan me ardhjen e Kristiano Ronaldos kërkojnë që të bashkojnë sërish këtë dyshe në Torino. Dhe mundësitë janë tepër të mëdha duke pasur parasysh marrdhëniet e shkëlqyera që kanë dy klubet Juve dhe Real.

Logjikisht negociatat për të sjellë Modric në Torino bazohen tek paga e larta, pasi mesfushori e ka rritur vlerën e tij pavarsisht moshës 34 vjeçare.

Kontrata e Modric me “Los Blancos” përfundon në vitin 2020 dhe nuk ka shenja të rinovimit me Realin. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *