Ministria e Brendshëm njoftim pë rëndësishëm për skadimin e kartave ID: Ja kur mund të shkoni te Gjendja Civile

12 Janar 2019, 10:30Kronika TEMA

Në një kohë kur shumë mjete identifikimi skadojnë këtë vit, zyrat e aplikimit për karta ID do të jene të hapura edhe këtë të shtunë në Tiranë.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 12 Janar 2019.

Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë.

Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!”, thuhet ne njoftimin e Ministrise se Brendshme.

1 komente në “Ministria e Brendshëm njoftim pë rëndësishëm për skadimin e kartave ID: Ja kur mund të shkoni te Gjendja Civile”

  1. Alidemsi vjeter says:

    Sa ore duhet te presim ne radhe dhe ne kushte skandaloze si p.sh. 3 Minibashki( 1+2+3) ne nje barake te Minibashkise 3….Paguaj per Karten dhe Sherbimin si qytetar,prandaj shtoni aparaturat dhe sherbimin ne ndihme te komoditetit qytetar….dhe aplikimin me njoftim ne mur sipas muajve te radhes deri ne qershor..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje