Moti i acartë, ARRSH pasqyron gjendjen: Vijon pastrimi i rrugëve, ja segmentet e bllokuara

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se shumë rrugë janë hapur dhe në shumë të tjera vijon procesi i punës për t’u zhbllokuar.

Përmes një njoftimi zyrtar, apelohet tek drejtuesit e mjeteve që të repektojnë sinjalistikën rrugore.

“Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir. Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve. Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët: Qafë Mali – Fierzë

Ura e Cerenecit – Steblevë

Qafë Bualli – Kraste

Trebisht – Dogane

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir

Kuben-Vasije

Peshkopi-Qafë Draje

Peshkopi-Ushtelencë

Domaj-Draj Rec

Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)

Rruga Lunik -Steblevë

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë. Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore”,  thuhet në njoftim.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Moti i acartë, ARRSH pasqyron gjendjen: Vijon pastrimi i rrugëve, ja segmentet e bllokuara”

  1. Lil Toronto says:

    Shqiperia ka 1/3 e kufi detar, qe do te thote qe ka mundesi te prodhimit te krypes per vehte dhe per export. Nuk duhet te kete asnje justifikim per rruget e bllokuara ne dimer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *