Ndërron jetë matematicieni më i shquar në botë

Një nga matematicienët më të shquar në botë, Sir Michael Atiyah, ka vdekur në moshën 89 vjeçare.

Sir Michael, i cili ka punuar në Universitetin e Kembrixhit para se të dilte në pension, dha kontribut të jashtëzakonshëm në gjeometri dhe topologjinë.

Ai është nderuar me çmimin më të lartë në matematikë, Fields Medal. Sir Michael vdiq të premten.

Vëllai i tij Joe i tha BBC News, se ai ishte një nga matematicienët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.

Sir Michael ishte gjithashtu ish-president i Royal Society, një nga nderimet më të larta që një shkencëtar britanik mund të marrë.

Presidenti aktual i Royal Society, Venki Ramakrishnan e përshkruajti atë si një ‘matematicien të shkëlqyer’.

Sir Michael ishte i njohur për zhvillimin e një dege të matematikës të quajtur teoria topologjike K dhe teoria e indeksit Atiyah-Singer.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Ndërron jetë matematicieni më i shquar në botë”

  1. Isuf kapertoni says:

    Ore beni gjuhe shqipe ne fakultetin e gazetarise ju? Matematikan…

  2. 🦅 says:

    Matematika është shpikur nga Arabët.

    1. Flm says:

      O koqe Al-gjebra dhe jo Mathema-tika.
      Vet emertimi i c’do fjale te orienton se kujt populli i perket. Mathematika Grekeve dhe Algjebra Arabeve.

  3. Saliu nga veriu says:

    Shume keq !
    Vendin do ja zere Lul Basha se shquhet per matematike

  4. Londoni says:

    N rr b.. ti me gjith arabet.

  5. tori says:

    PO LULI JA ZURI VENDIN POR AKOMA NUK I KA DAL GJUMI.E KA KTE TE KEQE.FLEN 24 OR NEDITE.LODHET I SHKRETI.

  6. Baliu says:

    Kurgje puna e tije, nuk e ka shkruar asnje permbledhje me poezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *