Një Shqipëri të Enverit, po pa Enver

Nga Ledi Shamku

Përditë e më shumë bindem se ajo që njerëzit duan në Shqipëri ēshtë: Një Shqipëri të Enverit po pa Enver.

Hera e mbrame që e ndesha këtë dëshirë është te objeksioni: “Ndryshe nga sa pretendohet, Ligji e kufizon autonominë e Universiteteve pasi Bordet e Administrimit kryesohen nga Ministria, pra nga Shteti”.

E para, s’ka gjë më damtore se një e vërtetë e pjesshme e shitur si e plotë. Kjo është më keq se rrena. Ndaj le ta themi siç është: ka Fakultete në bordet e të cilave shumicën vendimmarrëse e ka Ministria dhe ka borde ku e kanë fakultetet vetë.

C’përfaqësojnë këto dy ndarje? Shumicën e ka Ministria aty ku Fakulteti vetë nuk prodhon asgjë dhe pret si miturak çdo gjë nga shteti.

Nuk është përfshirë në asnjë grant kërkimor europian (për të cilin shteti ka paguar që të hyjë), nuk ka ofruar asnjë ekspertizë me vlerë (për të cilen të shpërblehet). Me pak fjalë rri, shullehet në diell kur ka diell, dhe pret dy palë të ardhura: tarifat e studentëve dhe buxhetin e shtetit. Vetë, aha, asnjë lek! Lekë do ama, për rrogat e për makinat e rojet speciale.

Dhe sigurisht, madje SIGURISHT, që në të tilla raste Ministria detyrohet të marrë shumicën në bord për të parë e ndrequr dy gjëra: 1. Si përdoren paratë e buxhetit (a jeni n’vete?!

Të jap çdo lek se ti s’ke takat dhe të mos shoh si i përdor paratë publike?!); dhe 2. Si mund të orientohen investimet që t’mos paguhen roje dhe BMW X6 për drejtuesit, por konferenca realisht ndërkombetare, ftesa profesorësh të shquar që të hyjnë në kontakt me studentëbe staf etj etj. Pra Ministria ka shumicën në ato borde ku Universiteti është Ulok, dhe pret t’ja sjellin ushqimin te goja e madje edhe t’ja kojnë….!

Dhe nuk e ka shumicën në ato pak raste e në ato pak universitete të cilat janë më të zonjat dhe përfshihen në sa më lart. Në ato borde shteti është në minorancë sa i takon vendimmarrjes.

THUAJINI GJËRAT SIÇ JANË. Këtë shpërndarje ka parasysh ligji. I cili po te zbatohet, bën punë!!! Unë sigurisht e di që nuk e bëni me qëllim këtë keqinformim. Thjesht e keni me t’nigjume, se në vendin tonë nuk lexon më kush, e në lexoftë, lexon NARÇIZISHT, pra për të gjetur vetëm argumenta pro ipso (për veten).

Ka vdekur dyshimi pozitiv në vendin tonë, dhe vrastarja e këtij dyshimi është politika, e cila ka kohë që kërkon ushtarë, dhe bezdiset nga njerëzit që tentojnë të mendojnë. Kjo verbëri që vetë mbolli ka me ja ngrënë shpirtin politikës, se nuk u shpjegohet dot marshi atyre që i ke ushtruar veç në pilot automatik. Halli është shumë i madh!

Por duke u kthyer te situata e Universiteteve dhe jo vetëm, se kjo është mendësi mbarëshqipëritare: të dashur, ju doni një Shqipëri të Enverit, por pa Enver!

Është e kobshme sa shumë e doni një Shqipëri të Enverit: t’jua gjejnë punën dhe sigurisht në shtet; t’ju mbajë shteti me lek e ju të pini birra me qofte te bar sahati; të bëni takime shkencore veç me të ngjashmit me ju dhe të mos pērballeni kurrë me “mendimin borgiezo-revizionisto-kapitalist”, etj etj etj.

Ju doni një Shqipëri të Enverit, po pa Enver ama. Ndajeni mendjen: o ndërroni llojin e Shqipërisë që doni, o pranoni Enverin! Kaq!

REMOTE_ADDR:[]

46 komente në “Një Shqipëri të Enverit, po pa Enver”

  1. pensionisti says:

    O zonja Shamku ! E te doni ta beni si Shqiperia e Enverit , nuk kini prapanica ta beni dot. E para se Enveri e filloi zhvillimin e arsimit nga momenti qe kerciste dhe gryka e pushkes kunder armiqeve pushtues dhe bashkpunetoreve te tyre,bijet e te cileve kerkojne te zhvillojne arsimin ,por nuk e zhvilojne dote se femijet e tyre i cojne jashte shtetit, leket i vjedhin. E dyta Enveri filloi shkollat ne te kater anet e vendit, edhe godina qe u ngjaninkasolleve ,por arriti deri ne ngritjen e universitetit e akademise. Pergatiti pedagoge qe punonin e jo te rrinin ne kafene. Po,po pedagoget e Enverit shkonin me kollare ne auditore ejo me mjekrra te pa lara , e bluza me lule i cili nuk dallon nga ai i thjeshti i rruges. Studentet e Enverit studionin, e benin naten dite, shkonin e provimet i benin balle per balle me komisionin e ngritur. U shkonte djersa ne fund te kembeve nga emocionet. Sot behen keto me kuice, tezat dalin naten neper auditore e kthehen me qesen e lekeve . Studenti fishek hyri e lloz doli nga universuteti. Me qenese je e letersise. Me kujtohet nje student i letersise ,kur u pyet nga gazetari se cili ishte ky De Rada u pergjigj se nuk e kishte degjuar…. Ja ky eshte universiteti juaj sot. Sot studentet tuaj duan kafe,celular, dashnore e dashnor, e prapa nuk qendrojne edhe pedagoget. Ndaj Shqiperine e Enverit nuk e beni dot…….

    1. Tani says:

      Shume e sakte pensionisto.

      1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

        nje Shqiperi pa korrake sunite,shiite i tourkotsama,pa xhami e teqe,pa xoxha e baba monda,pa gyleniste,doganiste,kadrinje,envere,kriminele,grabites,dhunues,pa dylbera,pa shurrtore turkoshakesh,pa kafe turke,pa bakllava,pa …………….nje Shqiperi kristiane dhe evropiane!

    2. Mashkullori says:

      Pensionist pershendetje!
      Jam dhe vete nje pensionist.Mbetem plotesisht dakort me sa komenton.
      Po te bej vetem nje “saktesim”:
      Ju flisni per ate studentin,i cili nuk e kish degjuar De Raden.Une po ta saktesoj arsyen,perse nuk e njihte:
      Ne,une dhe ju,De Raden e kemi mesuar qe ne gjimnaz.Prej ketu dal ne konkluzionin se,ky “studenti” edhe gjimnazin e ka marre me pare,jo me te mesuar,keshtu po merr dhe universitetin.Pra,ky do te jete I verteti,jo me barcoleta e atij qe kur morri “diplomen” e Universitetit,kuptohet me para tha:”Ta dija se ishte kaq lehte,do e kisha bere dhe gjimnazin”,por eshte i verteti…
      Mjere Shqiperia nga keta “diplomante”,por me duket se as roje objekti apo zyrash nuk do I pranoje njeri,sepse te tillet,nuk do dallojne kush eshte bossi,kush jane puntoret apo kush duhet t ehyje e kush jo…

    3. Kalec Dega says:

      Jo
      “NE Shqiperi te Enverit, me Envere te rinj ose Kadrij plot”

      1. Kola says:

        Ne Shqiperi te Enverit me Kaleca si puna jote o Kalec.

      2. uhahahaaaaaa says:

        Rrofte Kalec Kadri Grekomani 😀 😀 😀

    4. Plaku Xhuxhumaku says:

      pensionisto, paske qene edhe sot ke format e edukimit mer qerrata. E kishe konspektuar te gjith materialin, apo e kopjove?

      1. yp Xhixh says:

        E mre Xhuxhumak, dole pri burgut zotnija tate e!? Ho mre kapil, si e ke sumen, po tynelin e Kalimashin mire e ke e?

        1. Plaku Xhuxhumaku says:

          Po mer po, ju koqet enverista kujtoni se te gjithe antienveristat kane qene ne burg.Folke ene tironçe zotnia tate, ja ma ha i top hallve dajes ketuna.

          1. yp Xhixh says:

            Ho mre burgaxhio, qeke zgjue e? Shyqyr mre tru carac, se kane njel rruget pa nji budall si puna tate, ene s’ka lezet, a m’kupto? Qi kur qeke bo antienverist tina mre, po ti je kokrra e budalles mer manall, c’pune ke tina me Enverin ene me antiEnverin! Futi nji t’lame sumes or torrollak, ate boj tina…

            1. Plaku Xhuxhumaku says:

              Me demek, ky eshte humor bajat ne dialekt Tirone. Kushedi sa i mençem te gja vehtja ty qysh kur marove klasen e katert fillore. Hallva aty osht, po t’pret, hajde shpejt se po ftofet.

    5. XheJ eN Bi says:

      Pensionisti…..
      Më duket se lexove vetëm titullin dhe menjëherë hodhe komentin.
      Z. Shamku atë kërkon që studentët të vijnë në nivelin e kohës së Enverit ,po me kushtet e kapitalizmit dhe jo të Socializmit ( duke nënkuptuar Shqipërinë e Enverit).

      1. I Riu komunisti says:

        Xhej lexoje prape shkrimin dhe do kuptosh se ja ke fut kot! Z.Shamku jo vetem nuk kerkon qe studentet te vijne ne nivelin e kohes se Enverit, por sic thote ky “pensionist” : nuk ka bythe ajo dhe te tjeret si ajo, qe ta beje te mundur kete. Sepse gjithcka eshte shkaterruar dhe mund ta ri-ngrejne vetem nje Enver i ri bashke me miliona enveriste te tjere. Vetem keshtu mund te realizohet!!! Per kete duhet REVOLUCION dhe revolucionin e ben rinia, por jo kjo e sotmja qe i ka marre muti shalet qe 18 vjec 😛

    6. Sena says:

      Moj zonje e nderuar!
      Per keto qe shkruan ne gjuhen e shejtanit,se gjuhen letrare ti e urren se eshte komuniste,a ke licence nga ministria?
      A e di ti se je ne konflikt interesi,te zesh ne goje Enver Hoxhen duke e perdorur per te bojatisur imazhin tend prej vajze ish ministri komunist te Ndertimit te Enver Hoxhes dhe tani na thua ne fukarenjve,se cfare duam?
      Dikur ti e mole Shqiperine me Enverin,ndersa tani po mjel Shqiperine pa Enverin!
      Po gjuhen e Enverit ben sikur nuk e do,qe t’u tregosh ketyre fshatareve qe ke per rreth se ti je kunder trimit Enver Hoxha se tani te duhet t’i sherbesh piktorit Rama!
      Mjere ne se cfare mbajme per intelektuale!
      Lexo Migjenin dhe meso se si duhet reaguar ndaj mjerimit te shumices se popullit dhe dialektin tirons perdore ne shtepi e jo ne shtyp!
      Jo per gje po ke qene edhe deputete e arsimit gjasme!
      Mire me Enverin nuk je,se ai vdiq bashke me interesat e tua,po me gjuhen shqipe letrare cfare ke??
      Mbase do dalesh edhe kunder alfabetit latin dhe do ate arab thuaje qe te fitosh edhe pike nga arabet!
      Njerez si ty e bejne edhe kete hap!

      1. @ Sena... says:

        Eh moj sena, nuk e di bija e kujt ish ministri te diktatures ka qenje kjo Zonja Shamku por me shqeteson shum fakti se si eshte e mundur qe nje pjese si puna jote urren dialektin GEGE, (jo Tiranas siç thua ti) qe aq bukur e perdor Zj.Shamku.
        Dialektet jane pasuri e çdo gjuhe, patjeter edhe e gjuhes SHQIPE.

    7. Komentuesi says:

      Pensionist bravo.

  2. Drejtesia says:

    Je shume e sakte per cka thoni.Kam nje dyshim a eshte gati shoqeria jone per te zbatuar kete ligj te mire?
    Ajo politika ka deformuar shume arsyen dhe shpirtin.
    Shiko qendrimin e Presidentit ndaj dekreteve te ministrave.A eshte per te vene duart ne koke.Tung.

  3. zenelaj says:

    Bukur e sakte.Te gjitha partite shqiptare kane hipur ne kaloshinat e tyre dhe duke fshikulluar kalin popull e ndonjehere pak me lehte njeri tjetrin po shkojne ne rrugen shtruar te Enverit

  4. Drejtesia says:

    Mendoj se ndoshta ka ardhur koha qe shteti ti privatizoje pronat universitare,konviktet etj dhe te merret vetem me dhenien e bursave te atyre qe e miritojne.Te kontrrolloje me ministrine kurrikulat e universiteteve qe do te jene te gjitha private.Te ruaje synimin rregullator ne dobi te shoqerise dhe shkences etj.

  5. ideali says:

    O Pensionist, periudha e enverit, po te nxjerresh shumatroren, perfundoi ne litaret e abnijeve, kush e kush te ike nga ky vend.Periudha e enverit pwerfundoi mbi muret e ambasadave mbushur me jashtqitjet e kombit si i quajten ata qe i fabrikuan si njerez tye rinj, me ato shkolla te gennjeshterta dhe me genjeshtren e madhe me vete.Periudha e Enverit perfundoi neper semaforet e botes duke shitur shpirtin dhe trupin.E keshtu me radhe…Po edhe kjo periudhe, periudha e bijeve dhe niperve te Enverit ishte.Po mentaliteti i tij i shoqeroi.Mentaliteti i horrit te Monmatrit qe s dha nje provim te vetem ne France.Qe armiqte shekullor e gjeten me qiri dhe e vune ne krye te Partise- kuceder qe gjer ne fund hengri dhe bijte e tij.Ndaj lerini fjalet boshe dhe lodrat e fjaleve dhe futuni thelle ne histori, bashke me zonjen e nderuar Shamku qe besoj se e di rolin e te shoqit pas te perndrituri te gjate qe cdo dite qe kalon po e nxine vendin me idene e fasades qe ia ushqen edhe zoti Shkreli me vetine e tij plastike.Keshtu do te shkoje kjo edhe pak.Po gjer atehere mos ia nxini endrren rinise studentore qe ndezi shpresen.Shikoni thelle, nese mund te shikioni, nese keni studiuar nje fije shkencat e sakta (me vjen keq per zonjen Shamku, se gjuha hyn ne ato shkenca) dhe nemos nxirrni ndonje argument pozitiv ne favor te tyre, te pakten heshtni.

    1. Sovrani says:

      O ideal pa IDEAL!
      Periudha e Enverit kurre nuk ka mbaruar e nuk do mbaroje deri sa populli ne Shqiperi te jetoje sdhume here me mire se ne kohen e tij!
      Kemi 28 vjet shkerdhatokraci,por jemi ndeshmitare te vjedhjes dhe shkaterrimit te te gjithe pasurive kombetare te vendit,ato pasuri,qe ti sot i nquan te perfunduara!
      Enver Hoxhen krahasoje me mbreterine e satrapit Zogoll,pra cfare kishte Zogolli ne te gjitha fushat e jetes dhe ku e coi vendin Enveri!
      Edhe kete shkerdhatokraci mate me kohen e Enverit,cfare kishte atehere dhe cfare ka me te mire sot!~
      Me siguri kurre nuk do guxoje njeri ta beje kete krahasim,se ne 90-ten iken me vaporre me pak se 50 mije vete,ndersa vetem vjet aplikuan per llotarine amerikane 367 mije vete,qe bashke me femijet e tyre behen mbi 500 mije vete!
      Mire atehere iken nga socializmi i Enverit,po tani pas 28 vjetesh pse po ikin?
      Ta them une:Ka deshtuar sistemi politik qe u instalua ne Shqiperi dhe populli perfundimisht nuk ka besim se do behet ky vend!
      Ne se dikur Tito-Rankovici i perzuri kosovaret ne Turqi mbi 500 mije vete,keto vite pa mareveshje,por me varferi,padrejtesi,krime,korrupsione,pa shtet ligjor etj shqiptaret po ikin nga syte kembet!
      Lereni Enverin se ju nxjerr syte krahasimi me ate burre,por matuni me ato cfare keni bere vetre me mire se beri ai!

      1. ideali says:

        Je ore e mbetur Sovran. Tani ikin nga bijte e Enveruit dhe niperit e tij. E kupton kete ore e mbertur apo jo. Apo dhe kete e ka bere armiku i kllases?!… Ore e mbetur, je nje qorr. Ai sistem qe permend ti ka ngordhur, po dhe ky, DEMOKOMUNIZEM i ngordhur ka lindur, derisa bijte e Enverit brenda nates nderruan ngjyre nga te kuq ne blu, mavi, lloj lloj. Kurdise pak oren, kurdise.Ti s kupton ku je. Po kaq e ke jorganin, bashke me ata qe te vijne rrotull. Voto prape per keta ngjyrash, per njeriun e ri qe thoshte legjendari. Budalla.Madje sovran Budalla.

  6. 🦅 says:

    Ë kam portretin e tijë te dhoma e pritjës dhe 29 vepra dhe një album fotografish.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Eh, lum si ti qe qeke rrote cari.

  7. Monika says:

    Une them….tia nderrojme emrin saliut. …ta bejme Enver. ……si thoni? Po nuk u zhduken ata qe vodhen e vrane 28 vjet. …kot e kemi. ….vetem Amerika ben pune. ….tju. ….rropt me Like. ..rame. ..sale. ..munika. …

  8. peter says:

    Jo nje shqiperi pa Enver., po nje shqiperi te lire ku te gjithe jane pronaret e pjeses se tyre dhe ku shteti eshte vetem per te mbrojtur ligjin e bere nga shqiptaret, kapitaliste me kapitale pasurite e tyre.. Nje shqiperi ku shteti nuk ka plane strategjike, dhe kerkon dhe eshte bere pronar i asaj qe si takon.. .. Problemi eshte ke ligjet qe vashdojne jane ligjet e hajduteve dhe jo te shqiptareve qe e kane pasurine te tyre.. Qe shteti po e administron sikur e ka te tijen. As Enver Hoxha as shteti popullor i komunizmit nuk e beri ate ,qe shteti te behej pronar i pasurive.. Pasuria ishte e grupit,fshatit e kooperatives, e shqiptareve qe e kishin trasheguar.. Ardhja e demokracise se hajduteve dhe anarshisteve e ka prure kete gjendje sot.. Po nuk i vute te gjithe ne shtylla qe te trembin sorrat , asnjehere nuk do behet shqiperia me.., As me Enver as pa Enver.. Enveri per kohen e tije mire ju beri shqipetareve, dhe e mira nuk harrohet. Si nuk harrohet dhe e keqja…. Kur shkon ne restorant dhe ha ushqimte mire dhe paguan shume shtrenjte,….pagesa harohet por e ngrena jo. prandaj dhe restoranti qe ben ushqim te mire behet i degjuar dhe asnje nuk pyet sa pagoj, ..Kjo eshte jeta me Enverin, APO ME KAPITALIZMIN E QUAJTUR DEMOKRACI HAJDUTESH.

  9. Redi says:

    E keni të kot nuk bëhet arsimi kurr më në Shqipëri dhe për nja 50 apo 100 vjet. Du më i thon kësaj xhiglit që ka ber kte artikull , që Shqipërinë si të Enverit e bën vetëm Enveri , me kta politikan sum kapuç të dal nga rruga e gjirizi nuk bëhet Shqipëria e Enverit , Enveri kultivimin e shkollës e filloj nga klasa e parë, pregatiti stafin petagogjik njerëz me integritet të ndershem korrekt dhe të përkushtuar për punën, e pra ishin kta mesus e mësuese që ata nxënësit e tyre që sot janë nga 60 e 70 vjeç i kujtojnë akoma më nostalgji, ata edukuan njerëz jo kafsh, dhe kta u bën e ardhmja asaj kohe që dolën më mijëra dhe qindra mijëra kuadro që nuk i vinte me dot kti vendi , nuk e bën dot Shqipërinë e Enverit E drama që rrinte pa brekë plazheve nudistësh në Francë, kur kryetari i familjes esht i degjenerum drogmen mashtrus ashtu bëhen dhe fmit, dardha nën dardhar bie , keshtuqe mas erës që fryn veç muti do bjere, si tha pushkini.

    1. trimi says:

      Ke te drejte o ideal kur kerkon te cdo gje pozitive te kohes se Enverit mundohesh ta etiketosh si jashtqitje e knit. Ke te drejte kur shikon te gjitha kryeqytetet e europes me prostituta shqiptare, kur baba vret djalin e motra motren. Ke te drejte kur shikon qe vetvrasjet janr te frikshme dhe spitalet te mbushur me te cmend. Ke te drejte kur shikon qe jeta e askujt nuk eshte e sigurt etjer. Je kokrra e pisit o komentusi ideal. Ti merrni te keqen kohes se Enverit.

  10. lori says:

    KEMI KOPJEN ME TE NDYRE TE ENVERIT QE JA KA KALUAR ATIJ, AI ESHTE SALI RAM BERISHA..

  11. marjani says:

    redi behu me optimist lexoje drejtesa edhe nje here

  12. Gri says:

    Z.Shamku! Bordet jane te universiteteve, jo te Fakulteteve! Nje universitet ka disa Fakultete!
    Kesaj rradhe me duket se ja ke fut pjesshem pordhes. Lexo ligjin ose pyet ndonje student. Se kush e duron Ramen kur te filloj te talli!!

  13. mirel says:

    Cthote kjo biba mo..ku mblidhen plerat analfabete te japin mend per Universitetin? Ik moj meso shqip putane e sistemit. Ata qe e bene shkollen e Enver Hoxhes pa leke dolen kuadro dhe jo morra si puna jote.
    Ik qerrohu nga ke ikur e mos u duk me.

  14. IVONI says:

    .. Enveri ishte krimineli per kriminelat , armik per armiqte , sabotatoret , mashtruesit , hajdutet , sidomos ata me kollaro , armik i “antifamiljareve “, ose popullorce “putanave ” etj etj . Ai resp[ektonte njerezit e punes , sidomos ata te punes prodhuese . Shqiperia qe ishte analfabete pas luftes se dyte boterrore , per shume pak kohe jo vetem zhduku analfabetizmin , por krijoj universitete , pasi per shkollat baze as qe diskutohej ..! Ai beri realizime madheshtore ne jeten e vendit duke u ndeshur me “aleatet ” borgjeze te qeverive 30 vjecare te koheve te fundit si dhe me miqte e tyre kriminele brenda vendit … .Enveri beri te mundur industrializimin e vendit , me fabrika , uzina kombinate gjigante , te ndertuara ne te gjitha skajet e vendit , beri te mundur elektrifikimin e vendit , ku c`do nderprerje shume e rralle e energjise elektrike , quhej gje e jashtezakoneshme ..! Ai ngushtoj dallimet midis fshatit dhe qytetit , pasi ne cdo fshat kishte qendra sanitare , kopshte , cerdhe , shkolla , kinema , muze , qendra tregetare , kende sportive , biblioteka , lulishte etj etj ..!.. ato u shkaterruan te gjitha nga kriminelet e shitur me ndihmen e agjenturave te huaja kapitaliste , kur Enveri i Madh , armiku i blloqeve ushtarake “jetemarrese “, ndroj jete ..! KUSH JE TI ZONJE , E KUJT JE ,DHE KU JE RRITUR ..?!

  15. Sali pekmezi. says:

    Z.”PENSIONIST”komenti i juaj perfekt. Koha e Enverit nuk vjene me. Enver Hoxha do te mbetet figura me e madhe ne shqiperi.Shqiperine sot e kane pushtuar njerez pa dine e pa Iman keta njerez nuk jane shqipetar,jane njerezit me te pa skrupull qe jetojne ne planetin e tokes,te gjithe jane kethyer ne bisha te egera,kriminel,hajdute,vjrdhes, plackites grabites,vrases,shkaterrime,nuk i besohet asdhenjerit,vetem i besohet plakut te malesise Sali Berishes,faqeziut me te madhe te malesise.Te gjithe keta, para Enverit, ishin,jane dhe do te jene krimba qe leverijne neper halet e shqiperise.

  16. DRENICA E KUQE says:

    Nje Shqiperi si e Enverit, pa Enver – nuk i duhet askujt, shoqja autore! A nuk po e shihni si po duket Shqiperia e Enverit, keto 30 vite, pa Enver Hoxhen ne krye.
    Kerkesa e juaj eshte gjysmake, se po duket qenke dallash edhe ne krye!…

    DRENICA E KUQE

  17. !!!!!!! says:

    Shqiperia pa Enver, me Sali, Lul, Ilir, Rame e mafi, si tash e 30 vjet do mbetet gjithmone sallamadi!
    !!!!!!!

  18. Virusi says:

    Shume sakt por kush te kupton. Tjeter thoni ju tjeter komentojne qorrat. Respekte!

  19. po ca flet mi kelyshe e komunistit ! u bone ti me fol ! burrin hajdut te qeveria rama ! dhendrin e ke partia demokratike ! belind kellicin ! nuk ju vjen turp vetem ju do hani ! populli do vdese rinia do vdese ! bla bla surrati jot ! ik meso shqipen se na cave gerneten !

    1. Ani says:

      Per cfare dhenderri flet ti mor gamor? Znj. Shamku i ka femijet te vegjel.

      1. o ano ! o lal goca23-24vjec e vogel ! po gamor je ti plako se mu muk ma hudh dot njeri ! ka konflikt interesi !

  20. Zalo says:

    RROFTË ENVER HOXHA i LAVDISHËM ! ! ! Vdekje e KRIMBAVE dhe ZOGJÊVE tê HALESÊ tê këtyre 28 Viteve ANARSHI , Pisëllik dhe Maskarallik !!! Që të gjithë auto FEKALE qê kanë Qeverisur këto 28 VJET , janë :BANDITË , HORRA , KRYEHAJDUTË , KRYEKUSARË , KRYEKRIMINELË dhe FUNDÊRRINA të PaRiciklueshme! ÇOHU I i Madhi ENVER HOXHA vetëm për 24 Orë nga VARRI dhe ti VARËSH prej VESHÊSH në mes të Sheshit këta ANTISHQIPTARË të PËSHTIRË , tê NEVERITUR dhe të URRYER në MAKSIMUM nga 95% e Popullit SHQIPTAR.

  21. Komentuesi says:

    Shkolle me rregulla te verteta,disipline,kenaqesi per te mesuar,marje te notes me mund e djerse,me mesues e pedagog te pergatitur e me autoritet,raspekt per mesuesin,me program shkollore te rregullta,me tekste mesimore shume edukative si ne kohen e ENVERIt,fatekeqesisht nuk vjene dot.Mjer ky popull per kete brez qe po vjene.Degjenerim vetem degjenerim ka dhe do kete.Inteligjenca u shkaterrua.Hiqet nxenesi me i ditur se mesuesi. I kerkon nxenesi ti ngrihet ne kembe Msuesi,ndyshe te denoncove dhe te shkarkova nga puna.Ja deri ketu kemi arritur,dhe do jete me keq ne te ardhemen.Nuk ka zot te na sjell ne rrugen e tij.Njerzit jane kthyer ne djaj,dhe kane mare rrugen e djallit.Fajin e ka politika dhe vetem politka djallzore e partive politike.

  22. Kola says:

    I sakte Sovrani. Analiza behet me fakte, behen krahasime…

  23. ideali says:

    Je ore e mbetur Sovran. Tani ikin nga bijte e Enveruit dhe niperit e tij. E kupton kete ore e mbertur apo jo. Apo dhe kete e ka bere armiku i kllases?!… Ore e mbetur, je nje qorr. Ai sistem qe permend ti ka ngordhur, po dhe ky, DEMOKOMUNIZEM i ngordhur ka lindur, derisa bijte e Enverit brenda nates nderruan ngjyre nga te kuq ne blu, mavi, lloj lloj. Kurdise pak oren, kurdise.Ti s kupton ku je. Po kaq e ke jorganin, bashke me ata qe te vijne rrotull. Voto prape per keta ngjyrash, per njeriun e ri qe thoshte legjendari. Budalla.Madje sovran Budalla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *