Për interesin kombëtar dhe interesat e presidentit

12 Janar 2019, 19:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Përpjekja e zyrës së presidentit të Shqipërisë, për të mbuluar shkeljen e Kushtetutës, duke i dhënë vetes kompetenca që nuk i ka, lidhur me emërimin dhe shkarkimin e një ministri, dhe përmendja në këtë kontekst e Reformës në Drejtësi, hap një debat delikat mbi historinë e qëndrimeve të Ilir Metës në këtë pikë.

Interesi kombëtar i shqiptarëve, së paku pas vitit 1990, ka qenë orientimi perëndimor i shqiptarëve dhe mbështetje e politikës së SHBA dhe Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë.

Prej vitit 2013, kur Ilir Meta ka pasur dy detyrat më të rëndësishme të shtetit shqiptar, atë të kryetarit të Parlamentit dhe më pas atë të presidentit, rezulton se në qëndrimet e tij publike dhe jo publike, i është kundërvënë disa herë me akte të mirëfillta politike qëndrimeve të Perëndimit ndaj sugjerimeve që ata japin për politikën dhe interesin kombëtar të Shqipërisë.

Prej vitit 2015, ish- kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u përfshi në një luftë të ftohtë me Ambasadën e SHBA në Tiranë dhe atë të Bashkimit Europian, duke i akuzuar ato, si dy institucione që synonin, të instalonin një drejtësi politike në Shqipëri, orientuar kryesisht kundër tij.

Në fillim të qershorit 2016 raportet edhe personale mes kryeparlamentarit Ilir Meta dhe ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu, u përkeqësuan në mënyrë të njëanshme nga zoti Meta dhe ky i fundit ndërmori iniciativa personale, përmes lobistëve në Uashington, për të denigruar ambasadorin dhe për të frenuar mbështetjen që SHBA i jepte Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Paralelisht me këto pëprjekje Ilir Meta dhe aleati i tij, Sali Berisha, filluan ta identifikojnë veten në anën e njerëzve që rrezikoheshin nga politikat perëndimore në Shqipëri dhe u bashkuan në një koalicion me Nikola Gruveskin, liderin autokrat të Maqedonisë, i cili gjendej para një halli të ngjashëm lidhur me prokurorinë special të krijuar në Maqedoni.

Kompania e përbashkët e lobimit në SHBA që Meta dhe Gruveski përdorën, pagoi dhjetra artikuj në një gazetë lokale të lobistëve në SHBA të quajtur “Uashinton Times”, që shkruan artikuj të përkthyer nga ish-gazeta “55” në Tiranë si artikuj amerikanw, dhe ku denigrohej Reforma në Drejtësi, shpikej si armik “Sorosi” dhe mbrohej ideja e të mbajturit larg të SHBA nga Ballkani, sidomos lidhur me ndërhryjen në drejtësi.

Në kulmin e një aleance të gjerë perëndimore kundër Gruevskit për largimin e tij nga pushteti, Shqipëria luajti rolin e saj duke bashkuar faktorin shqiptar dhe duke i bërë faktor vendimtar në formimin e qeverisë, ndërsa Meta dhe Basha u angazhuan për të shpëtuar Gruevskin nga dalja në opozitë.

I vetmi që ishte përballë kundër interesit kombëtar të shqiptarëve në atë kohë, ishte Ilir Meta, i cili mbronte tezën se Gruveksi duhej amnistuar dhe se ai duhet të krijonte qeverinë.

Disa gazetarë, përfshi dhe disa prej atyre nga Kosova, që sot lakohen, postuan statuse pro Gruevskit nga Gjiri i Lalzit, ndërsa Ilir Meta nuk e pranoi dot as si precedent krijimin e qeverisë së re në Maqedoi dhe sidomos ndryshimet kushtetuese që defaktorizuan fuqinë politike të Gruevskit në ndaljen e këtij hapi.

Ai ishte i vetmi faktor politik shqiptar kundër asaj që quhej interesi kombëtar i shqiptarëve, në raport me Maqdoninë, dhe politikani më i vendosur në krijimin e një situate bllokuese për Reformën në Drejtësi në Shqipëri .

Të gjithë këto mi kujtoi një reagim i zëdhënësit të presidentit, i cili edhe pse debati vazhdon të jetë në nivel banal, rreth paturpësisë për të shkelur kushtetutën në bllokimin e emërimit të ministrit të Jashtëm, ai përmend Reformën në Drejtësi, e cila është në të vërtet halli real i gjithë kësaj që paraqitet si interes kombëtar.

Në fakt, është një hall real personal, jo vetëm i Ilir Metës, por dhe shumë politikanve të tjerë në Shqipëri, një hall i cili për fatin e keq të tyre, nuk mund të nxirret nga axhenda duke shpikur halle të tjera. Ai është interesi real kombëtar i shqiptarëve ndaj të cilit po bëhet rezistencë në emër të shpikjes së rreziqeve kombëtare nga Gent Caka, i cili po paraqitet prej Ilir Metës dhe shpurës së tij, si Princ Ferdinandi i vrarë në Sarajevë, për shkak të të cilit nisi Lufta e Parë Botërore.

Gent Caka nuk është as Princ Ferdinand, dhe as ka për të nisur prej tij ndonjë luftë ballkanike. E kundërta është e vërtetë. Shpikja e tij si problem, është shpresa e fundit për të nisur një luftë shqiptare, që shumëkush beson se do ti shpëtoj nga përballja me drejtësinë.

23 komente në “Për interesin kombëtar dhe interesat e presidentit”

  1. zenelaj says:

    Per mua eshte nje analize ,por dhe situate serioze i nderuar Baze.Nuk e di si do dalim nga ky qerthull ku nje shumice gazetaresh e analistesh nuk jane me kembe ne toke e per rrjedhoje dizinformojne me dashje opinionin publik.

    1. Toni.D says:

      Presidenti duhet te jete gjygjtare duke ulur tonet e dy paleve per te miren e vendit tone…. Presidenti i Shqiperise duhet te RESPEKTOJ Kryeministrin pasi udhezohet(Kryeministri) nga ShBA dhe EUROPA pasi kane gjetur nje person(votuar me shumice nga P.Shqiptare) ku priten investime te medha dhe keta investime duan stabilitet ne vendin tone dhe jo nje Opozite ku perdorin ofefendimet nga me te turpeshme te kesaje toke… per mos me fole per ate koke tulin qe bllokon rruget e Kryeqytetit ku Presidenti hesht.

    2. KUJTIM PUSHKA says:

      Mero si gjithmon je FANTASTIK
      PO LULI GENJESHTAR MASHTRUS DHE MONA GOJ BYTHA DHE LIKE FLOLIRI NUK DEGJOIN NGA AY VESH

  2. Rroftë Usa says:

    Bravooo Mero, kjo është e gjitha e verteta.Je i pari dhe i vetmi që e thua , megjithëse te gjithë e dinë ku fle lepuri. Bravooo…

  3. LILOLABJA says:

    Vetem gijotina ben pune me keta biçimseze qe kane27 vjet qe e kane marre peng kete vend .
    Qofte ky vit i bekuar per Kombin dhe per Shqiptaret kudoqe ndodhen .
    Rezistence Rezistence Rezistence

  4. Pogradeci? says:

    ÇDO GJË ËSHTË E QARTË,
    SI DITA ME DIELL,
    POR DO DHE PAK KOHË,
    SA TU VIHEN FRERËT.

  5. Toni.D says:

    Presidenti duhet te jete gjygjtare duke ulur tonet e dy paleve per te miren e vendit tone…. Presidenti i Shqiperise duhet te RESPEKTOJ Kryeministrin pasi udhezohet(Kryeministri) nga ShBA dhe EUROPA pasi kane gjetur nje person(votuar me shumice nga P.Shqiptare) ku priten investime te medha dhe keta investime duan stabilitet ne vendin tone dhe jo nje Opozite ku perdorin ofefendimet nga me te turpeshme te kesaje toke… per mos me fole per ate koke tulin qe bllokon rruget e Kryeqytetit ku Presidenti hesht.

  6. Korkodili says:

    I thuhet Gencit
    “je i ri pa pervoje”
    Mu kujtua kur Ramiz Alia u tha studentave:
    “jeni te rinj, pa pervoje ”
    Ku eshte “Palma” se ajo ka qejf ta permende kete shprehje .

  7. rreza says:

    Analize e perkryer….. Te gjitha keto behen per te krijuar destabilitet.
    Ketu dominojne kapobandat qe po e terheqin xvarre kete vend SALI krimineli, LULEZIM vrases dhe hajdut, dhe Ilir FLORIRI kapobande, kryhajdut…
    A do vi nje dite qe keta plera ta pesojne si Grueski…..
    Do arratisen apo do hyne ne burg.

  8. Peço says:

    Ky po që është artikull. Jo ai i djeshmi. Këtu sulmi është më se i drejtë. Sepse tenton të vërtetën. Rama dhe gjithë properëndimorët mbrohen vetëm në këtë mënyrë. Mbeturinave prokomuniste që drejtohen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta u duhet treguar vëndi. Gjuhë tjetër veç forcës ata nuk njohin. Dhe gjuha e përdorur në këtë shkrim është ajo e duhura.

  9. More po ala populli unë nuk ashte i ndergjegjshem se cfare maskaraj ashte presidenti unë pa le ma gruan e tij Monikën.Ai popull genjehet me rrebat e ketij cifti hajdut e te korruptuar qe gjithë luften e bajnë për te mos dalë para organeve te reja te drejtësise e për të mbrojtur gjithe ate pasuri qe e kanë vendosur duke vjedhe ate popull te varfer.Edhe depulesën qe Iliri ka për tjeter kriminel sic ashte Sali Berisha e ka jo për ndonjë simpati te vecante por mbadi Saliu ja din mirë krimet qe ja ba Iliri keto 28 vite e qe Saliu e mbrojti pa u fut në burg bile edhe duke vrare 4 qytetar te pafajshëm për hater te Ilirit.Edhe Iliri ja din mirë krimet Saliut.

  10. butrinti says:

    I NDERUAR MERO! SI GJITHMON I SAKTE. POR UNE KAM NJE LUTJE PSE E NDYNE GAZETEN ME EMRA SI ANDI BUSHATI ?

  11. N.VJOSA says:

    Brilant Mero Pashë Tepelena!
    Të quaj “Pasha” se je vertet Pasha i Medies shqiptare aktuale…Të lexoj me kenaqësi.
    Por te vijme ne temë.
    Konflikti midis Kryeministrit dhe ketij palopresidenti eshte nje skandal qe improvizohet nga don Meta…
    Don Meta ose baba Likja ,
    eshte shejtanbudalla…
    Per te zgjedhur u zgjodh nga socialistet dhe i kundervihet Socialistve, perfaqsuesit legjitim te tyre , Kryeministrit te vendit, dhe krijon keshtu nje të carë institucionale, kur ne fakt eshte ne ate detyre te ruaj unitetin e popullit, aq te domosdoshem per Shqiperine.Pergjegjesine per emrimin e ministrave e ka vet Kryeministri dhe Shumica parlamentare.Presidenti duhet te kete nje arsye te fort qe bie ndesh me Kushtetuten, por nje problem te tille nuk ka!
    Ky palopresident, duke u perzjere ne lojen politike ,vegel e saj, (ne kete rast te Opozites,) kur krijon konflikt me kryeministrin dhe partine e Shumices, i ka vënë minat shtetit…
    Dhe pa asnje diskutim duhet te japë dorëheqen, qe te mos behet kontrapedal me Shumicen qe e zgjodhi!
    Po ka sadopak moral dhe te mos lere pershtypjen e Lamashit,
    duhet te jape doreheqen, pa pritur qe ta largoje Shumica…
    Largimi me vota do te ish nje largim i detyruar! Do ta poshteronte!…
    Nje konflikt te vogel krijoi Presidenti gjerman me Kancelaren dhe nuk kerkoi votimin, por u largua vet…
    Po ku kultura politike e ish Presidentit gjerman ….
    dhe ku kultura politike e ketij L a m a s h i t tonë!?…

  12. Figuranti says:

    Ore po une kam shahit Mulla efendiun!!!! —Na ke,na keee!!!

  13. Grand says:

    Mjafton kjo qe nuk thirret ne popull president, por Like blloku dhe Like floriri, jane argument o mjaftueshem qe ai te largohet nga Presidenca, simbol i fuqise se popullit. E bene pis!
    Ka priteshmeri jashtezakonisht te larte ne bisedat e perditsheme se Likja eshte ne pozicionet e para per tu thirrur nga SPAK. Mos thirrja e tij dhe e S.B. shkakton ne moment renien ose deshtimin e Reformes dhe investimin disa vjecar te Perendimit.
    Kjo per aresye se akuzat ndaj tyre jane te bazuara ne akte qe pare nga mbare populli dhe kane mbetur pa u gjykuar ose gjykuar me hile.nderkaq akuza te tjera te padukshme pore te aresyetura ka plote.
    Mosthirrja e tyre do te shkaktonte renien e Shqiperise ne Kaos.

  14. Cobo says:

    Po. Ky eshte qendrimi konstant I Metes. Per hajer na qoft SPAk.

  15. Laku says:

    N.q.s PRESIDENTI NUK KA TE DREJTE TE KUNDERSHTOJE PSE COHET PER FIRME TEK AI,PER NOTERI?MERUA ESHTE BERE GAZETAR PUSHTETI,TE NJEJTEN GJE BENTE DHE ME SALIUN,APO HARUAT.

  16. Cuku says:

    Mero vecse fantastik
    Respekte

  17. Noli says:

    Do kaloje nga SPK e BKH Meta Sala Rama Basha ndaj skane ku shkojne. Kot ben patriotin Meta.

  18. Boston says:

    Artikull qe ve pikat mbi “I” I shoqeruar me logjike dhe vertetesi. Ky eshte vetem maja e ajsbergut per keyte palaco president. Ju faleminderit Mero

  19. an says:

    Z.Mero je aq i sakte dhe ivetmi ibesuar i lexuar .Urime

  20. SHQIPE-ETNIKE says:

    Mero:Me gjithe RESPEKTIN qe kame per ju, nuk jame DAKORDE me Emerimin e “Spurdhakut” Gente Cakaj ne Krye te MJ-me…
    1-Une si Popull i thjeshte , nuk e njohe Fare Gente Cakajn,qe na erdhi nga Kosova apo edhe Amerika qe te na Zgjidhe Hallet neve “Miletiti Shqipetare”???????????????Nuk me Mbajne “Xhepat” e Politikaneve Maskarenje me Buke Por DJERSA E BALLIT, por Perfaqesimi i Shqiperise nga Gente Cakaj nuk eshte ne KOHEN DHE MOMENTION E PERSHTATSHEM….
    2-Edi Rama, duket se na Hiqet si i Moderuar, si Atdhetare, duke u bere Vende ne “Sofer” edhe Shqipetareve nga Kosova..PER TI THEN BOTES SE NE NJEMI NJE-KOMBE..kete e Kuptoj..POR…Jo Ministrin e Jashteme…
    3-Sa per “Hallet” e Metes ne e dime se AI eshte Gjithmone ne “Halle” SEPSE E KEMI PARE ME ZE DHE SURRATE KURE KERKONTE Mijra Euro per nje Tender..SHKURT ESHTE NJE President HAJDUT….
    4-Largimi i Bushatit eshte nje KTHIME MBRAPA, ne te Gjitha Proceset e Filluara Politike ne MJ-teme….
    Gente Cakajt..a e di se si do ti Thone Greket, po te Negocjoj me ta per Marreveshjet e Pazgjidhura:SHKO NE SHKOLLE DHE MESO, dhe Filloje nga SHQIPJA ZYRTARE…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Dhe Fatkeqsishte per kete kane te “Drejte”?????????????Lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje