Tiranës i shtohet një kënd i ri lojërash në rrugën “Vangjush Furxhi”

12 Janar 2019, 12:19Sociale TEMA
Tiranës i shtohet një kënd i ri lojërash në rrugën

Në këtë fillimviti, kryeqytetit i është shtuar një tjetër kënd lojërash.

Brenda një kohe të shkurtër, falë investimit të Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e infrastrukturës në Njësinë Nr.10, fëmijët e kësaj zone do të kenë tashmë një hapësirë të re argëtimi.

Minikëndi i lojërave në rrugën “Vangjush Furxhi”, pas ish-Ekspozitës, i ka dhënë ngjyra të reja një zone, e cila deri dje ishte e mbuluar nga shkurret dhe ishte zaptuar me gardhe.

Hapësira e transformuar do të mikpresë jo vetëm fëmijët, por edhe gjithë komunitetin përreth.

Këndi është pajisur me module të ndryshme lojërash për fëmijët, stola dhe kosha të rinj, ndërsa gjelbërimi përreth i jep një pamje komplet të ndryshuar kësaj hapësire mes pallateve të Njësisë Administrative Nr.10.

3 komente në “Tiranës i shtohet një kënd i ri lojërash në rrugën “Vangjush Furxhi””

  1. moni says:

    e c`na u zu fryma me keto hekurishte

  2. Sokol says:

    Nje kend te vockel ndertohet dhe lajm kombetar.Po per dhjetera ndertimet e betonit qe behen cdo dite e qe po na marrin frymen komplet terr mediatik.

  3. Mikel says:

    Ne Tirane nuk ka fare zona te gjelberuara.Pervec parkut Rinia dhe Liqenit artificial kudo ndertime pa kriter.U intereson te pastrojne parate e pista.Kurse parqet ndertohen me fonde shteterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje