Ushtaraku flet për vjedhjen e armëve në Pashaliman: U largova nga vendi i punës sepse kisha ftohtë

Një ditë pas raportimit të skandalit mbi vjedhjen e repartit ushtarak në Pashaliman, zbardhet dëshmia e ushtarakut që ishte ngarkuar për ruajtjen e depos.

“BalkanWeb” ka siguruar rrëfimin e ushtarakut pranë Policisë Ushtarake në Vlorë, i cili ishte roje mbrëmjen kur ndodhi ngjarja. Ai tha se kishte lëvizur nga vendi i punës pasi kishte pasur ftohtë, për shkak të temperaturave të ulëta.

“Lëviza nga vendi i punës pasi kisha ftohtë. U largova për të shkuar në një vend me ngrohje”, tha ai. Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku u vodhën disa armë, janë shoqëruar 5 ushtarakë. Familjarët e këtyre të fundit shprehen të shqetësuar lidhur me ngjarjen në fjalë.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Ushtaraku flet për vjedhjen e armëve në Pashaliman: U largova nga vendi i punës sepse kisha ftohtë”

  1. Bekim Peja says:

    Zërat

    Lis
    Bukuroca

    Oficeri gjerman për trimërinë shqiptare

    ZËRATtetor 15, 2016 – 19:27

    Shpërndaje:

    Albanologu Robert Elsie paska përkthyer një raport të oficerit nazist August Schmidhuberit i shkruar më 2 tetor 1944 në Bavari. Aty flitet për mungesë disipline te shqiptarët, për ikje nga fronti, për uri për të pasur municion, për mungesë respekti ndaj eprorit dhe se për të mbajtur 20 ushtarë shqiptarë të disiplinuar, duhen dy oficerë gjermanë.

    Përkthimin  e albanologut Rober Elsie kanë publikuar shumë gazeta shqiptare, pa asnjë vërejtje, pa asnjë kritikë! Domethënë e kanë besuar të gjitha! Çfarë thotë “Duden” për nazizmin: “Lëvizje ekstreme politike,  nacionaliste, imperialiste, raciste e themeluar pas LDB dhe e pranuar në Gjermani!”

    Atë denigrim nacional shqiptar, gazetat tona kishin përkufizuar si : “Rrëfimi brilant i oficerit gjerman…!”

    Ja mendimi i oficerit Schmidhuber përkthyer nga albanologu Elsie:

    “Për shqiptarët disiplinë do të thotë kufizim i lirisë… Ata kanë kohë. Nuk duan të luftojnë në formacione luftarake, por në bandat e tyre…Kur nis të bjerë shi, shqiptari e braktis pozicionin e tij. Kur errësohet ai ikën dhe shkon në fshat për të pirë një gotë raki. Kur ka kaluar 12 ditë në detyrë, ai kthehet në shtëpi për 4-5 ditë pa pyetur e pa marrë leje e mandej edhe mund të kthehet, por edhe jo… Shqiptari nuk e pëlqen stërvitjen dhe qitjen. Ajo çfarë ai do më shumë është thjesht të qëllojë me armë kurdoherë që kjo është e mundur, i fshehur duke qëlluar i lumtur në ajër. Uria shqiptare për shumë e më shumë municion nuk ka kufij…”

    “Kurajua dhe heroizmi i shqiptarëve është një tjetër mit. Ti mund të vësh përpara dhe ta ndjekësh një shqiptar përgjatë rruzullit me një mortajë të lehtë. Ndërkohë që në sulm, ai nuk shtyhet shumë, deri aty ku gjen diçka për vjedhur apo plaçkitur. Sapo ka kapur dhinë, plugun apo rrotën e një makine qepëse, lufta për të ka mbaruar dhe ai kthehet në shtëpi. Sa për mbrojtjen shqiptarët janë ekstremisht nervozë nga zhurma e mortajave. Në kushte të tilla, është absolutisht thelbësore që korpusi i oficerëve drejtues të jetë i madh.

    Për 20 shqiptarë të duhen dy oficerë gjermanë: një që t’i drejtojë dhe një tjetër që të hedhë sytë e t’i ruajë”

    Nuk ka asnjë dyshim se ka shqiptarë siç portretizohen nga oficeri fashist. Nuk ka asnjë dyshim se te çdo komb ka njerëz të tillë. Nuk ka asnjë dyshim se krejt shqiptarët nuk janë të tillë, siç i vizaton një oficer, që ka ardhur nga Bavaria i armatosur dhe i cili atyre ushtarëve u ka pushtuar vendin. Po a ishin vërtetë ata shqiptarë trima apo frikacak, siç mendon ai oficer fashist, sa qenka aq e rëndësishme të përkthehet mendimi tij.

    1. Detari says:

      Bekim Peja anti-shqiptari,

      Nuk behet fjale per ushtare te disiplinuar por per fshatare qe u rradhiten me gjermanet per fitime te dobeta.
      Cfare pret ti te beje nje fshatar kur goditet me mortaja?

      Sa per aftesine luftarake shqiptare, historia e ka vertetuar qe nga lashtesia deri me sot se i vetmi popull luftarak jemi ne ne rajon.

  2. Vlonjati says:

    Dhe grabitesit sikur ta dinin qe roja do te largohej prej te ftohtit, ishin aty prane, te gatshem.
    Çfare teletapie more Kaso!

  3. altruth says:

    Burg per bashkepunim.
    Po ne lufte si do ja besh hallit,te q… nenen,mullar bari po ruaje te q….robt,e harrove Peshkepine.

  4. I madhi Elsi e dinte says:

    Fakti qe pas 28 vitesh as qe ka filluar berja e shtetit e vulos faktin qe ky komb eshte i tille sic eshte!Keto dite bisedoja me nje gjerman dhe meqe e din qe jam shqiptar me tregon vazhdimisht gjera mbi shqiptaret.Motra e tij punon ne nje azil pleqesh ku ka disa vajza shqiptare nga shqiperia qe punojne aty.Dy nga ato vajzat me thote i hoqen pas gjashte muajsh.Pse i them une.Ishin te padisiplinuara me tha dhe vinin shpesh me vonese.Po tani i them une a e di se cfare bejne ato?pa pune me thote ne socjale dhe po pregatiten qe te ikin ose ne Berlin ose Hamburg qe te gjejne dicka te re.Pra shikoni si jane shqiptaret vijne me qellim qe e shfrytezojne shtetin socjal dhe jo te punojne.Sigurisht qe ka edhe qe punojne me qellim integrimin e tyre ama si keto te dyja ka me shumice.Nuk kemi te bejme me nje pakice te keqe por me nje shumice te keqe dhe kete e verteton jeta shqiptare me ngjarjet e perditshme te saj.Po te ishte ndryshe shumica e mire do e kishte permbysur pakicen e keqe.

    1. Detari says:

      Leri fjalet, nxirr faktet. Shqiptaret qe kane emigruar jane nga me puntoret.

  5. Himarjoti says:

    Kalojeni mikun pak nga qelia ne te ftoht dhe i tregon vet shoket si i ka kryer vjedhjen e armeve.Armet i kane porositur terroristet ose ndonje grupe vjedhesish ,shtrengojeni ose 10 vjet burg per vendin e rojes sepse ne kohen e dulles ligji ushtarak te nxinte jeten burgjeve neqoftese luaje me to .Nje budalla qe kryente sherbimin me ne ne ushtri vetem se drejtoj dy tre her automatikun ndaj shokeve dhe gjykata ushtarake e denoj 10 vjet ndersa nje shokun e tij 8 vjet per kercenim ndaj ushtareve te repartit.

  6. vaso says:

    Jo po edhe ne 97 keshtu i lane repartet,pastaj duan pensione me te larta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *