Baba Amerikë e nana Evropë

13 Janar 2019, 17:06Blog TEMA
Baba Amerikë e nana Evropë

Nexhmedin Spahiu

Disa vite më parë në zyrën time në Mitrovicë më vizitoi një delegacion prej 4 vetash nga Foreign Office (Ministria e Jashtme Britanike). Për të shkurtuar bisedën dhe për të treguar se e dijnë kush jam unë më shtruan  pyetjen e parë tepër direkte: Ne britanikët bashkë me gjermanët kemi krijuar kombin shqiptar, e përse atëherë ju shqiptarët në të dy luftërat botërore ishit jo me ne po me gjermanët?

E mora me mendë se po t’ja kenë bërë po këtë pyetje ndonjë tjetri, do t’ia ketë besdisur me përrallat se partizanët tanë i luftuan gjermanët dhe se Shqipëria kishte 28.000 dëshomrë si dhe budallallëqe tjera, duke u përpjekur t’iu tregojë diplomatëve britankë historinë e falsifikuar me të cilën ata do të nënqeshnin.

Unë i rashë shkurt: u thash po e vërtetë që ju dhe gjermanët krijuat kombin shqiptar, por kishte një dallim. Ju ishit në rrolin e babait ndërsa gjermanët në rrolin e nënës. Kur divorcohen prindërit fëmijët mbajnë anën e nënës dhe prandaj në të dy luftërat botërore ku ju u ndeshët me gjermanët, shqiptarëve iu kajt nana.

T’i kthehemi tani Kosovës. Kosovës i shëndriti fati në fund të shekullit XX, si epilog i luftës së ftohtë. Aleatët, tradicionalë të shqiptarëve, anglezët, gjermanët, amerikanët, turqit, italianët e madje edhe francezët ishin në një kamp. Pra nuk ndesheshin me njëri tjetrin, por luftonin Rusinë. Në anën tjetër, Serbia e Millosheviqit, u tregua më “katolike se Papa”  dhe ndërhyri në puqin ushtarak kunder Jelcinit në Rusi. Kësisoji, Kosova doli në jetë si një komb i ri e i vogël, por me përkrahje të madhe, ku rrolin e babës e pati Amerika (ia hoqi qafe hasmin) e rrolin e nanës Bashkimi Evropian (u mor me përkundjen dhe ushqiminë e këtij kombi të ri).

Tri sfidat e Kosovës

Në këto 20 vite të jetës si një komb, Kosova nuk u përball me sfidën prindërore. Baba Amerikë dhe nana Evropë shkonin mirë njëra me tjetrën. Sfida e parë doli Turqia.

Pasojë e grushtetit të dështuar më 15.07.2016 në Turqi, qe afrimi i Turqisë me Rusinë dhe ftohja me Perëndimin. Vladimir Putin shfrytëzoi rastin ideal për të fituar terren në betejen e tij për penetrim drejt Perëndimit dhe arriti të lëkund gurin më të madh në këtë drejtim duke shpëtuar kokën e Erdoganit përmes informatave vendimtare.

Nga një skifter i NATO-s kundër Rusisë, Turqia u shëndërrua në një komb në përpjekje të rrolit që luajti Jugosllavia e Titos dikur: mes Perëndimit e Rusisë – edhe me Perëndimin edhe me Rusinë.

Për Kosovën kjo është një sfidë: Nga t’ia mbajë? Turqia apo Perendimi?

Derisa marrëdhëniet Turqi – Perendim nuk janë të ftohura krejtësisht, Kosova nuk e ka problem të mbahet edhe me Turqinë edhe me Perendimin, por problemi shtrohet çka nëse Kosova duhet të zgjedhë anë? Shyqyr qe deri te kjo situatë nuk kemi ardhë akoma.

Njëkohësisht, çdo sfidë është edhe një mundësi. Afrimi i Turqisë me Rusinë është edhe një mundësi më shumë për të zbutur kundërshtimin rus në agjendat e Kosovës.

Natyrisht, forcimi i rrolit rus në drejtim të Perendimit, nuk filloi me Turqinë

5 kombet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, në fakt nuk e kanë bërë atë jo pse e kanë inati Kosovën, por sepse kanë një anti-amerikanizëm të fshehur brenda tyre. Ndikimi Rus në Evropë fitoi teren edhe në Maqedoni e Hungari. Dhe derisa në Maqedoni, amerikanët e larguan atë duke ia mbledhë betë Ali Ahmetit për të bërë koalicion me Zaevin e jo me Gruevskin, në Hungari ky problem paraqitet më i vështirë, pasi afrimi i Viktor Orbanit me Putinin nuk është vetëm hir i një pushtetari të fuqishëm, por orientim politik i nje kombi, i cili lakmon pozicionin politik të Jugosllavisë së Titos gjatë Luftës së Ftohtë.

Sfida tjetër është Britania e Madhe. Largimi i saj nga Bashkimi Evropian sjellë ndryshime në gjeostrategji të cilat ndryshime mund të vijnë në shprehje më vonë. Çka nëse raportet Britani e Madhe – Bashkim Evropian (Gjermani) shkojnë duke u acaruar? A do të mbajë Kosova anën e njërës apo të tjetrës?

Në fakt, babë i kombit kosovar është me plotkuptimin e fjalës Amerika. Dhe nëse një acarim i raporteve SHBA-BE nuk është në horizont për arsye të tyre të ndërsjella, për fëmijën e tyre Kosovën veç po dalin sheshit mospajtimet.

Derisa Nana Evropë, si të gjitha nanat e kësaj bote, fëmijen e vet Kosovën po përpiqet ta pajtojë me vagabondin Serbi duke i lëshuar rrugë vagabondit, pra duke mos e shtyrë në konflikt me vagabondin, baba Amerikë problemin e sheh duke e udhëzuar fëmijën Kosovë të tregojë muskujt.

Shumëkush vendimin për taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe vendimin për formimin e ushtrisë kombëtare të Kosovës e sheh si guxim dhe vendosmëri të Ramush Haradinajt, por në fakt vendimi është i babës Amerikë e nderi iu la Ramushit e jo dikujt tjetër, ashtu siç nderi apo faji për kompromisin që Amerika do të bëjë (apo veç e ka bërë) me Serbinë do t’i lihet Hashim Thaçit.

Hashim Thaçi do të nënshkruaj në Uashington atë që baba Amerikë veç është marrë vesh me Serbinë.

Duke qenë se këtë marrëveshje për Kosovën e bën baba e jo nana, është e pritshme që marrveshja të jetë më dinjitoze për Kosovën se ajo potenciale në Bruksel.

Kosova nuk duhet të harrojë se ajo jeton në gjirin e nanës Evropë, dhe sado të entuziazmohet pas muskujve të babit Amerikë nuk duhet ta hidhërojë nanën Evropë.

10 komente në “Baba Amerikë e nana Evropë”

  1. Jorgo says:

    Ti baben e ke ne Anadoll e nanen ne beograd

    1. jON says:

      Bravo, Jargë e Janullatosit…

  2. asper says:

    Bravo Nexhmedin

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Javash nji herë zotriu Nexhmedin
      e mbush ma s’pari nji got uj
      ulu kambkryq, kthjellu n’mendim
      i pin do hapa e mandej shkruj.

      P.S.
      Mos e lexoni miq ç’a shkruan ky mendjezi
      ju TemA, përse s’e redaktoni sharlatanin
      apo mjafton një copy & paste mutit të tij:
      Në LB2, ne j bashkuam me gjermanin!!?

  3. sara says:

    Haha, Delegacioni i Foreign Office-it ne zyren e ketij delenxhiut! pse i botoni keta lloj mitmanesh mashtrues, pash zotin?

  4. Dobry vojak Svejk says:

    Logjika e autorit dhe e bashkebiseduesve te vet me kujton disi biseden e Ushtarit te Mire Shvejk ne pijetoren Tek Gota diten kur u vra arqiduka ne Sarajeve. Shvejku tha se arqiduken e vrane turqit, per hakmarrje meqe Austrohungaria u mori atyre Bosnjen, per pasoje Austrohungaria do t’i shpallte lufte Turqise; ne kete lufte Austrine do ta ndihmonte Rusia armike me turqit dhe Franca, mike e Rusise, dhe do te kishte kunder Gjermanine, aleate e Turqise. Dhe nese ngjarjet me vone moren nje rrjedhe tjeter krejt ndryshe nga ajo qe parashikoi Shvejku ate nate Tek Gota, kjo ndodhi sepse atij i mungonte formimi i duhur ne fushen e diplomacise nderkombetare…

    Sa per falsifikimin e historise, i bie qe historine tone ta kete falsifikuar vete Churchill-i kur dergoi misionet britanike prane Shtabit te PErgjithshem te Ushtrise Nacionalçlirimtare dhe i ndihmoi partizanet shqiptare me arme e te holla qe te luftonin kunder gjermaneve.

    Dhe nje verejtje e fundit: Kur shkruan shqipe letrare perdore drejtshkrimin e shqipes, se nuk eshte i veshtire dhe eshte logjik. Gjuha e shkruar eshte drejtshkrimi. Perndryshe shkruaj siç flet dhe mos e perçudno shqipen e shkruar.

  5. Baliu says:

    Pse shqiptart e paskan veshtire te zgjedhin mes perendimit ose Turqise? Baba Amerike, Nana Europe, e “dashnori” (perdhunuesi) Turqi? Per Nexhin edhe kur Erdogani bie ne preherin e Rusise, gjoja luan rol pozitiv per Kosoven!!! Ky nuk eshte vleresim i gabueshem i Nexhit, por menyra se si e siguron Nexhi nje jete luksoze reth dy dhjetvjetesha. Poashtu gjoja te gjitha te ligat e “komandantave” shkojne ne adrese te Babes e Nanes, dhe ata si rendom vazhdojne te jene “e keqja ma e vogel”, pra “kuadro te pazevendesueshme”. Nje formule e deshmuar: kush paguan ma shum, ka te drejt ma shum.

  6. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    kjo quhet PAFYTERESI sunitesh,sport i cili vazhdon edhe sot; hane buken e grekut e bejne duane[bismilah] e turkut…………..plehra arabe,varu kkkkkkkkkk!

  7. Tarrasi says:

    Shume foshnjarake ne mendim mbeten kata kosovarte .

  8. Finoku says:

    More eshte ne vete ky apo nuk eshte!!!
    Anglia Franca dhe Gjermania thote krijuan shtetin shqiptare!!!!!!!!!
    Anglia germania luftuan per shqiptaret vetem ne vitin 1999 te detyruara nga udheheqesja e botes nga viti 1945 SHBA
    Anglia gjermania Franca dhe Rusia jane faktoret me negativ te rrjedhes se historise shqiptare dhe shkaktaret kryesore qe ballkani i sotem eshte ndare ne kete menyre
    Anglezet gjermanet ruset dhe francezet luftuan per te krijuare shtetin grek (beteja e Navarinos)per te krijuare shtetin serb dhe bullgare me traktatin e shen Stefanit dhe konferencen e Londres dhe kurren e kurres nuk kane mbeshtetur ceshtjen shqiptare
    Te mos permendim ketu fyerjet dhe percmimet e lidereve te kesaj europe te vjeter per shqiptaret dhe kombin shqiptare
    Shqiperia eshte vetem nje term gjeografik dhe j nuk ka komb shqiptar thoshte Bismarku gjerman
    E te mos permendim percmimet e Liod Xhorxhit apo edouard Greit apo te plakut matuf antishqiptar francezit Klemanso
    E vetmja mbeshtetse kryesore e interesave shqiptare ka qene Austrohungaria dhe ajo fal interesave te saj dhe me pas Italia
    Dhe sot pas renies se bllokut lindor aleati me i madh. eshte SHBA
    Ky nexhmedini eshte mire te shikoje edhe nje here librat e historise se kur ka qene ne shkolle i ka pare me syrin se si e shikojne historine serbet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje