Jari teston emocionet e opozitës për konfliktin e komandantit të përgjithshëm me kryeministrin!

13 Janar 2019, 18:06Antena TEMA

Acarimi i debatit të Komandantit të Përgjithshëm me Kryeministrin e kishte entuziasmuar shumë Jarin dhe e kishte bërë të harronte të gjitha temat e tjera të opozitës.

I gëzuar si asnjëherë tjetër nuk dinte se si t’i shprehte ndjenjat, që e kishin pushtuar papritur, por e vetmja fjali që i erdhi në mendje ishte “më në fund, paska Zot edhe për ne dhe Ai në Shqipëri tashmë ka zbritur në trajtën e Ilir Metës”.

Me këtë ngazëllim në shpirt e harroi fare atë frikën e mosngritjes së telefonit dhe formoi numrin e Lulit.

Pas ziles së 13, u dëgjua një zë i përgjumur:

-Çfarë ka ndodhur mor burrë, që këmbëngul kaq shumë të flasim?

Jari u mërzit pak, por nuk e dha veten.

-Më fal për shqetësimin, por desha të flasim pak për këtë goditjen e fortë që i dha Komandanti i Përgjithshëm qeverisë së krimit dhe të drogës. Ishte e fortë shumë kjo…kam biseduar edhe me Fahriun. Ai nuk mbahet fare pas kësaj…

-Ti mendon se po i ha barku atij për Shqipërinë, Ballkanin dhe Kosovën që po vepron ashtu?

Jari nuk po u besonte veshëve. Me njëri-tjetrin hëngshin kokat, se nuk më intereson shumë, por që të bëhet i pari i opozitës ta harrojë ai, se mua ma ka lënë Doktori me letra të rregullta që nga viti 2013.

Zëri i Lulit ishte i vendosur dhe kjo e tronditi edhe më shumë Jarin.

-Po e kisha në kuptimin që Edi Rama nuk po di ku të fusë kokën tani dhe ne mund të përfitojmë…tha me gjysmë zëri, por ana tjetër e telefonit u dëgjua një “kalofsh mirë” e thatë, që ia la fjalinë në mes.

I dëshpëruar sa nuk bëhet vendosi të telefonojë demokratin Thërmija, që i dukej si më i zgjuari nga të 4 kontaktet me militantë të PD, me të cilët komunikonte. Dhe e pyeti me një frymë se si e përjetonin njerëzit këtë konfliktin e Presidentit me Kryeministrin.

-Po ça të them unë o burrë? Unë s’e kuptoj se pse paska bërë shumë përshtypje në Tiranë që Batoni i qenka drejtuar Presidentit në emër, kur ne e kemi parë atë gjithë verën në facebook si sfond të fotove, që postonte çdo ditë Qim Peka. Dhe them se është më mirë me qenë i barabartë me Batonin, se të dukesh si ndihmësi i Qim Pekës dhe Fahri Balliut.

Unë nuk e di ça bëhet në vende të tjera, po këtu në Durrës thonë se Edi Rama, sa herë ka ndonjë hall të madh, i fut një të zënë me Liken, sepse është e vetmja gjë që e qetëson miletin. Është si puna e asaj femrës, që për t’u dukur e pranueshme për meshkujt, megjithëse nuk është e bukur, del në rrugë me shoqe të shëmtuara ke Zoti.

-Jari ju kupton, shqiptoi me zë të mekur!

2 komente në “Jari teston emocionet e opozitës për konfliktin e komandantit të përgjithshëm me kryeministrin!”

  1. Aldo says:

    Turp per gazeten, turp per ate qe ben shkrime te tilla.
    ” Jari” vjen nga nje familje e kulluar qytetare, ka integritet si njeri e politikan.
    Keni pak per tu marre ju?
    Ka pak ne politike, parlament e qeveri?!
    Per me teper mesa di ka probleme shendetsore.

  2. Jorgo says:

    jari eshte nje legel e kokrra e legenit, e njohin te gjithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje