Ra Gent Cakaj...e u pamë!

13 Janar 2019, 18:59Blog TEMA

Nga Migjen Kelmendi

Nji ide shume fisnike, dashamirese, vizionare e Kryeministrit te Shqipnise Edi Rama dhe keshilltarit te tij te pashpallun, Baton Haxhiu, qe t’u jipet shansi emnave te ri prej Kosove, me pregaditje profesionale dhe ekspertize shkencore, me qene pjese e kabinetit te tij qeveritar dhe ma na ofrue e krijue te gjithe neve emocionalitetin e nji hapsine te perbashket e te njajtesueme politike, perfundoi ashtu edhe si mund te pritej, me nji drame te paralajmerueme.

Nuk ka qene zor me parapa se me flijue dhe me fut nji djal dhe nji çike te re ne rolin e stervitesave mbrenda kafazit me ‘kafshet politike’ te Shqipnise sot, se kane me qene ‘te çkyem’ dhe ‘ushqim’ per orekset dhe pangopesine e tyne destruktive.

Se Shqipnia sot asht nji arene korpusesh e armatash politike qe jane gati me i kap armet e me kall edhe njihere Shqipnine per pushtet, si ne vitin ’97, nuk ka qene zor me e pa.

Po cila asht drama, qysh u ba me e fut Gentin ne kete kafaz me keta Zoon Politicon te Shqipnise?

Gent Cakaj u ba emni dhe protagonisti, i cili ndihmoi me u ballafaque taboret tona politike, ne Tirane e ne Prishtine, me te verteten e akullt dhe te vrazhde se – kjo s’asht nji hapsine politike.

Nuk u cenue asnji fije as figura e as emni i Gentit, po u cullakue e u pa vrazhdesia e luftes politike sot ne Shqipni dhe lehtesia e padurueshme e kryeministrit Rama me u sill e me veprue mbrenda ketij realiteti a thue se po vepron mbrenda nji hapsine tashma te ndertueme e te njajtesueme politike Kosove-Shqipni.

Idea fisnike e Rames dhe Haxhiut se Kosova dhe Shqipnia munden me veprue e funksionue si Nji Hapsine Politike asht dhe mbetet vetem nji ambicie, nji deshire, tash per tash e larget. E deshmon Genti, e aq ma shume Ilir Meta me çarshine politike te Tiranes.

Jo vetem akti final dhe i turpshem (me argumentim edhe ma te turpshem e politikisht amatoresk) i Presidentit Ilir Meta, po edhe debati, sulmet, urrejtja ne pazarin politik te Tiranes ndaj dy politikaneve te ri prej Prishtine, ato akte qe jepnin e merrnin me racizmin si te kualifikimi – “Genti s’flet shqip as anglisht mire” (sic!) – krejt kjo hallakame dhe piskame qe u çue mbrapa nji djali te ri, ndihmon me u perballe me te verteta ma te medhaja:

Se Kosova e Shqipnia ende nuk jane Nji Hapsine Gjuhesore; nuk jane Nji Hapsine Kulturore; e lene ma Nji Hapsine Politike.

Edi Rama, para se me nis prrallen e Nji Hapsine Politike, ka qene dashte me i kushtue shume ma teper resurse, kohe e njerez krijimit dhe njajtesimit ma s’pari te Nji Hapsine Gjuhesore dhe Kulturore, e mandej me i hy ambicies per Nji Hapsine Politike.

Miqesia e Rames dhe Haxhiut, e cila me gjase po prodhon emocionalitet ma te madh sesa keta dy munden me trete – se Kosova e Shqipnia jane Nji Hapsine Politike – u thye mbi emnin dhe figuren e nji djali, i cili u dasht me vetflijim me i binde keta dy dhe tane neve – se idea e Nji Hapsine Politike asht vetem ide. Sado reale dhe e sinqert qe mundet me qene miqesia e ketyne dostave dhe deshira e tyne dhe e jona qe kjo hapsine me funksionue e njajtesueme.

Po them, ra Genti e u pame…u pame sa larg jemi, ngujue ne realitetet tona dekorue me ‘kafshe politike’ e kafaze!
Rokum.tv

42 komente në “Ra Gent Cakaj…e u pamë!”

  1. Lee lee says:

    Po ci keni keto gjepura.Rama u votua ne Shqiperi kur te votohet ne Kosove filloni te comentoni ne emer te hapsines .Eshte ofendim per PS njehere qe ka i sa te duash si ky Cakaj ca ka per te mos kuptuar.Kemi KM tallava dhe nje tallava nga hapsina na duhej

    1. I.Hoti says:

      Migjen Kelmendi ,ka emer e mbiemer te bukur..bukuri qe felliqet me pamjen dhe qenien dhe qenien e tij te trazuar (deg……..!?) , Me buzhalicet e lubonjicet … perbejne krizen,degradimin e tyre moral e shpirteror ,qe duan tua hedhin shkarkojne shoqerise shqiptare . Ashnje I.META etj hordhi politike nuk mund te ndalin perparimin emancipimin europizimin,Bashkimin e KOMBIT tone! Keta krimba te shoqerise shqiptare do shkojne ku e kane vendi..te gjitha funderrinat shoqerore.

      1. Esadistet ne Litar says:

        Asgje nuk ka ndodhur. Jane perplasur esadistet me patriotet. Tani e kemi te qarte kush jane esadistet dhe kush jane patriotet. . Ose ata, esadistet do te na varin ne per kembesh ne palmat e arta ne Beograd e Athine ose ne do ti varim per gjuhe ne altarin e tradhetarit ne Tirane e Prishtine. Keshtu do te shkohet dalengadale drej bashkimit. Dhimbje te madhe do te kete sepse te paguarit nga serbo-greket do te rezistojne. Kjo doli e qarte qe tradhetia eshte mes nesh. Mire tha Skenderi jone i madh: Tradhetine nuk ja u solla une por e gjeta mes jush (sigurisht trimi jone tha shpaten dhe jo tradhetine). Genti iliro-epirot bjond dhe sy-jeshil do ta udheheqe Shqiperine drejt integrimit europian. Sigurisht Athina dhe Beogradi do te nxihen e jeshilosen nga inati dhe bashke me ta edhe keta morrat esadist dhe dobicat e Vicidolit do te gufohen me parate qe marrin. Por gjak do ti dhjesin ata dhe familjet e tyre. Do te jemin ne dhe femijet tane qe do ti shohim tek dhjesin gjak ne spitalet qe ka ndertuar Edi Rama. Vazhdo Edi Rama, se mbrapa te vjen historia.

    2. Tomorri says:

      Bravo Migjen Cubrilovici se as ti nuk e kupton,se sa keq e shkruan gjuhen shqipe, se me mire shkruan serbo-kroatishten e padroneve tuaj te UDB-se!
      Ti shkruan ne media sikur je coban dhish e po bisedon me cobanet perreth se si t’i mjelesh dhite me lehte!
      Se pari Ramen dhe qeverine e tij e votuam ne socialistet e Shqiperise e jo ju kosovaret dhe na takon neve te gjytojme Ramen per kete skandal qe beri kur emerei 2 kosovare zv.ministra dhe la pa pune dy personalitete socialiste!
      Nuk jemi as mbreteri e as perandori,qe kryeministeri ta plotesoje qeverine sipas tekave te veta duke ndermarre aventura te tilla!
      Pse duheshin marre 2 kosovaret ne qeverine e kaluar e aq me pak sot t’i besh ministra?
      Pervec populizmit te Rames qe do te hiqet si lider i nje Shqiperie te Madhe asgje tjeter nuk ka!
      Ne se do ishin kaq te mire keta kosovaret,pse nuk i caktuat ju ne qeverine tuaj,se ne kemi me qindra per te plotesuar disa dhjeta qeveri ,ndersa per kryeministra kemi edhe shume pensioniste 1000 here me vtre afte e atdhetare se sa Rama!
      Jo neve,por as ju ne Kosove nuk duhet te kishit pranuar,qe ne qeverine e Haradinajt te merrnit minister te Jashtem dhe te Arsimit nga Shqiperia,sado te zote te jene ata!
      NACIONALIZMI ESHTE STREHA E FUNDIT TE MASKARENJVE,O MIGJEN!
      Na i dhate nje here dy kriminelet Rexhep Mitrovica dhe Xhaferr Deva,qe derdhen gjak shqiptari pa hesap per llogari te nazisteve qe sot i mbani per heronj!

      1. Tomorr - Je Avala apo Lycabeti? says:

        Me fal @Tomorr, por nuk shikoke shume larg. Vetem ata qe e urrejne gjuhen shqipe mund te flasin me gjuhen qe perdor ti. Gjuha e shkruar kaq bukur dhe melodioze kosovare te kenaq shpirtin dhe tingellon kaq bukur sa qe ti Tomorr nuk mund ta marresh vesh. Lidhur me personalitetet e PS nuk kemi humbur asgje sepse jane aty dhe do te punojne prape per PS-ne. Ti ore Tomorr paske helm te madh kunder dy kosovareve shqiptare qe sjellin mencurine e popullit te Kosoves ne Shqiperi dhe kontribuojne ne bashkimin kombetar. Por njerez si puna e jote qe bejne sikur jane patriote nuk eshte e veshtire ti kuptosh qe i sherbejne me dhelperi 300 euroshit qe marrin. Prandaj shut-up dhe shko ha ato 300 eurot dhe sic thote edhe nje komentues me lart gjak i dhjefsh.

  2. A Lumi says:

    I nderuar gazetar, pjese e kesaj ndasije je edhe ti. Une jam nga shkodra por jam kategorisht kunder perdorimit te gjuhes jo standarte per te komunikuar me mbar shqiptart. Kush ta dha ty kete te drejt te shkruash ne nje gjuhe me dialekt duke injoruar gjuhen standarte? Turp te vij ty dhe Meros qe te lejon ta pubikosh.

    1. mik says:

      Po ti ku e merr ate te te drejte me ndalu dialektin e te folmes se tjetrit ?! Cka je ti, policija e gjuhes standarte ?! Njeriu flet ashtu si ti vije per mare, edhe ashtu si e quan ai te drejte. Si i thua tjetrit TURP ?! Turp per cka ?! A te shkon mendja se edhe sikur te jete me ligj per te perdorur gjuhen standarte, personi ne fjale ka nenshtetesi te huaj dhe nuk i detyrohet atij ” ligji ” ?
      Rri e mos len nam por lexo dy faqe liber, edukoju dhe meso si ti drejtohesh tjetrit me mirsjedhje.

      1. pjeter says:

        Sepse ne artikull shumE bukur eshte shkruar qe u flijua Gent Cakaj, mos doni qe ta flijojme edhe gjuhen shqipe standarte?Askush nuk te pengon te flasesh dialektin tend, por mos na i beni corbe tani edhe gjuhen standarte ne te shkruar.Idashur mik, mos u nxito te keshillosh te tjeret per te lexuar dy faqe liber, sepse mund te jete qe i lexojne, dhe mundet qe te mos u pelqeje perseri kjo iniciativa Matoshjane, nje gjuhe te re nje komb te ri.

  3. Kapit Tupalla says:

    Ky debil (Migen Kelmendi) i pari po kontribuon në përçarje gjuhësore … kurse akuzon Edi Ramën !
    Për çfarë hapësirë politike flet ky debill, pa sqaruar se si e kupton atë hapësirë … për hapësirë ku janë të gjithë të një mendimi?
    Ajo, si e tillë, nuk ekziston as në Shqipëri as në Kosovë … si mund të ekzistoj në të dyja bashkë ?
    Është e kundërta …. në një hapëisrë politike rahen mendimet dhe kjo pikërisht vërteton faktin se një hapëisrë politike është në krijim e sipër !
    Dhe Shqipëria do bëhet … për inati të “migjenave” !

    1. shqipe says:

      T’u lumte Migjeni per shkrimin ne fjale!
      Je shqiptar i paster,ndaj mos i vur re keta zhulasit,
      qe shkarzhyen ne ujrat e zeza te sali gjrizit dhe lulash it,mender…

    2. Burimi says:

      Kapit Tupalla, t‘lumt.Eshte në krijim e siper!

  4. Besniku says:

    Ti Migjen abuzon me gjuhen qe perdor, krijon me shume tecara ne hapsinen e deshiruar, ndryshee nga babai yt i nderuar. Asgje nuk e ndan Shqiperine nga Kosova.

  5. Doria says:

    JO RA GENT CAKA E U PAME ,,,POR QERROHU SA ME SHPEJT E FTYREN KURR ME MOS ME TA PA…..

  6. Kozmos says:

    Politika eshte e ndyre , kudo , por JO si ne KOSOVE DHE SHQIPERI . THACI PO E SHET KOSOVEN ,PER KOKEN E TIJ . JU MORE SHQIPETAR TE KOSOVES ,E KENI TE KEQEN NE MESIN TUAJ , SEPSE E KENI PLOT TE MBUSHUR ME SPIUN TE UDB , SI BATONI DHE PLOT TE TJERE DHE I MBANI PER KRENARNE E KOSOVES .SA PER GENTIN , QE RAMA DON TA BEJE MINISTER , PROBLEM NUK QENDRON TEK POLITIKA E AFRIMIT , POR TEK INTERESAT E PERBASHKETA TE TOPTANEVE TANE , QE VENE INTERESIN E TYRE PERSONAL , PARA ATDHEUT .
    KATASTROF , NGA TE DYJA ANET E SHQIPERISE . SHQIPETARET JANE VETMI POPULL, QE POLITIKANET SHESIN DHE TRADHETOJNE ATDHEUN .
    PRANDAJ BOTA NUK KA RESPEKT PER SHQIPETARET , SEPSE NA NJEH PREJ SHEKUJH SE CFARE GENI TE POSHTER KEMI DHE GJITHMON NA KANE RRJEPUR .

    1. VFLP says:

      Ik mor idiot Kozmos! Thaci Komandant i UCK-se, qe luftoi per Kosoven,qe e ka treguar shqiptarine e tij atehere kur duhej ne kohe te luftes dhe per jete a vdekje,e ti thua “po e shet Kosoven”!? E kete ke te drejte ta thuash ti, nje mut i shurrosur me te meta mendore!? PSIKOPAT

  7. Jimi says:

    Analize e shkurter por koncize ! Le vend edhe per diskutim.

  8. rroku says:

    Brravo per kete analize, kot nuk thone qe ATE QE I BEN SHQIPETARI SHQIPETARIT NUK JA BEJNE AS TE HUAJT. Ky eshte nje turp qe brez pas brezi i takon klases politike qe kane drejtuar. Ne kombin tone perjashto Skenderbeun dhe Ismail Qemalin te tjeret hidhdhi ne kosh te plerave se te gjithe jane percares te kombit. Shikoni cfar thote ky mender presidenti katundar kok shkemb, eshte i ri ky njeri per minister nderkohe qe ky shpellar ne moshen 29 vjc pa ditur cfar eshte puna behet kryeminister. Ilir FLORIRI ne ate kohe ish me nje xhakete sot miljarder me prona te pa llogaritshme.

  9. Prelvuka says:

    O shihne ket kosovarucin qe bab e babgjysh UDB i ka pas e tash e vazhdon te njejten rruge me perqamje edhe Televizionin privat qe ia financon Beogradi per ket qellim e ka flliqani.

    1. albert says:

      Babai i Migjenit, shkrimtari, gazetari Ramiz Kelmendi ishte anetar i NDSH dhe per kete shkak u burgos nga komunistet jugosllave.

      1. bureto says:

        Për ata që nuk e dinë, ç’ka është NDSh?

  10. tropojani 100 says:

    artikulli ne thelb nuk me pelqen hiç ,po me pelqen qe ke shkrujt ne gjuhen e bukur shqioe te buzukut e kastriotit e nan terezes bravo,me shkrujt kaj her shqipen baze nuk bohet nami vetem e pasurojm kshtu qe shkruni apet se na knaq gjuha mjedes e migjenit fishtes etj etj urime

    1. Zigur Qarri says:

      E ka pasuruar edhe me fjale te huaja.
      P.sh,”dost”(dostave), taborr(taboret),çarshi,( çarshine),pazar(pazarin) nuk jan shqip,por turqisht.

      1. Bureto says:

        @Zigur. Nga që nuk e kam dëgjuar ndonjëherë fjalën turke ‘dost’, cila është kuptimi i saj në shqip? Flm.

        1. Zigur Qarri says:

          “dost” d.t.th,shok(i ngushte),mik.

  11. millosh kopiliqi says:

    Babai i keti muti (ramiz kelmendi) hapi te vetmin fakulltet privat ne kohen e millosheviqit, qellimi i tije ishte ndarja gjuhesore e shqiptareve.
    Njeri me idiot se ky nuke gjindet ne shqiptari , pore edhe njohurite e tije jane shume te pakta !!!!!!!

    1. Vatra says:

      Një injorant i vërtetë rrënjë katundari matrapaz shfytëzues privilegjesh të LKJ ma vonë edhe të SPS nga krijuan pasuri të pandershme vetëm lexoni ambalashin e ujit për pije rugova ku e përdhunosin shqipen të kishin qenë shqiptarët dashamirë të gjuhës të përbashkēt ai mallë ose duhej ndalu
      me atë lloj shkrimi ose duhej bojkotu nga konsumatori shqipëtar ose ti vihet taksa 100% si mallrave serbe

  12. I.Hoti says:

    Migjen Kelmendi ,ka emer e mbiemer te bukur..bukuri qe felliqet me pamjen dhe qenien dhe qenien e tij te trazuar (deg……..!?) , Me buzhalicet e lubonjicet … perbejne krizen,degradimin e tyre moral e shpirteror ,qe duan tua hedhin shkarkojne shoqerise shqiptare . Ashnje I.META etj hordhi politike nuk mund te ndalin perparimin emancipimin europizimin,Bashkimin e KOMBIT tone! Keta krimba te shoqerise shqiptare do shkojne ku e kane vendi..te gjitha funderrinat shoqerore.

  13. Taraboshi says:

    Po qe do te ishte puna per te marre flamurin e patriotizmit do te ngriheshin te gjithe politikanet si ne Shqiperi dhe ne Kosove.Por i verteti eshte Edi Rama i cili me 2025 do te shkojne bashke ne BE Shqiperia dhe Kosova. Te tjeret vetem sa rrahin gjokesin.

  14. Arkitekti says:

    Ketij romantiku kosovare i mungon RSK e ish-RSFJ. Eshte nje bios apolaustikos

  15. koci says:

    Projektin e Shqipërisë Natyrale e kanë zënë ethet e lindjes, ajo është tashmë e pandalshme.
    S’mund të egzistojë asnjë pjesë veç e veç, është çështje mbijetese.
    Të tjerat pastaj, jo ky karagjoz(Meta d.m.th.), jo gjuha, jo hapësira kulturore, jo ndikimi i të huajve etj., janë dhimjet e lindjes.
    Ajo po bëhet se është në mendjet dhe zemrat e njerëzve!

  16. Fito Islamaj says:

    Ne c’fare gjuhe keni shkruar z. Kelmendi pasi e kam shum te veshtire ta lexoj e jo me ta kuptoj permbajtjen. Po sigurisht nuk e paragjykoj permbajtjen shpresoj te jete e njejte me mendimet e mia

  17. Isa Boletini says:

    Sa per ju çka nuk e njehni Migjenin!
    Migjeni eshtë biri i Prof Ramiz Kelmendit!
    Prof Ramiz Kelmendi ka ndrrue jetë para 2 Viteve,ka qenë njeri prej Profesorve ma nacinalistë Kombetar ne Universitetin e Prishtinës!
    Kurse Migjeni e perdorë Dialektin Gegërishtë!
    Nuk shohë kurgju të keçe ketu!

  18. s.g. says:

    RROKUM për Ka..

  19. Piro says:

    Pershendetje Migjen! Je I sakt ne ate qe thoni. Futja e se rese eshte e veshtire ne shoqerite tona. Nuk jemi vetem larg njeri tjetrit por dhe nga civilizimi evropian, ku duam te shkojme. Ilir Metes me 25 vjet ne politike, I deskritituar e I paturpshem, nuk I mjafton presidenca por zgjedh dhe te shoqen kryetare te LSI. Mundet qe keta makuter tu hapin rrugen te rinjve? Kurre.

  20. votren says:

    Migjen leshi,me shume bene zhurme ne Kosove per kete djale se ne Shqiperi !

  21. luka says:

    Te kumte Migjen! Analize e thelle dhe e mençur. Ke nxjerr ne pah arsyet e verteta te problemeve reale te shqiptarise sot te katandisur ne kete gjendje nga Berisha dhe berishajt.

  22. shqip says:

    Parasegjithash meso mire gjuhen shqipe se na terbove me kesi sjalori, gramatike e sintakse more …..

  23. shqip says:

    Parasegjithash meso mire gjuhen shqipe se na terbove me kesi sjalori, gramatike e sintakse more …..

    Qenke akoma ne gjume. E para here qe e shkruaj, vetem pak minuta me pare. Hiqe se nuk me prish pune.

  24. 1111 says:

    pse sharje ;si andei dhe ketei mentalitet komunistesh ; biografia’ gjuha’ paraqitja ‘ me gjithe mend shume larg

  25. naimi says:

    Trgjike te shqiptaret.Jetoj ne Zvicer ku populli flet dialekt qe quhet schwizer deutsch dhe eshte shume i ndryshem nga standarti gjerman.Por ama ne komunikim mbargjerman cdo njeri e respekton standardin.Edhe nje njeri qe mbaron shkollen fillore (primar schuhle) eshte ne gjendje te flase pa problem standartin gjerman.Ne Kosove ne kohen e fundit (mendoj ne30 vjetet)nuk gjene nje kosovare qofte edhe “akademik” te dije te flase standartin e shqipes.Ne Shqiperi per fate te keqe eshte formuar nje bindje se ata e flasin gjuhen perfekt dhe se nuk dohet me shume.Ketu kan vershuar fjalet e huaja sa disa here nuk kupton cka flasin…Gjuha standarte te nje popull mesohet ne shkolle duke lexuar,studjuar…ne Kosove shkollat dhe fakultetet jane bere pazare letrash….njerezit nuk lexojne Ky M.Kelmendi shkruan dhe flet gegnisht .Ky i mjere ne tru nuk dine te flase dhe shkruaj as variantin gege te shqipes,i bene ne nje fjali disa gabime.Ky mendon se ashtu e saboton standartin ,qellimin une nuk e di, vetm mund te marre me mende.Une kam nostalgji per standartin gege pasi fjalet e para dhe germat e para i mesova ne ate standart,me vjene shume zort psh te shkruaj pikaloshen eshte ne vende te asht ose nje ne vende te nji,gruri ne vende te gruni….por kjo nuk me ndalon te shkuaj dhe flas gjuhen standarte te popullit time ashtu si bejne te gjithe popujt e civilizuar ne bote.Standarti ka shume te meta per te duhet te flitet te punohet dhe te arrihet ne nje pajtim gjithekombetare per nje gjuhe edhe me te persosur .Kjo duhet te arrihet me bashkepunim dhe jo me sabotim te gjuhes standarte qe eshte e arritura me e madhe e popullit shqiptare.

  26. dori says:

    Z.Migjen.Nuk po futem ne perfundime politike.Me pelqen qe shkruan ne dialektin Gege.Edhe pse jam per gjuhen e njehesuar gegenishtja ka nje tingellim te bukur. Te ne mesohet veshi edhe keshtu.

  27. Roland says:

    Mjaft me kete gjuhe te urrejtjes o ju komentues. Eshte dialekti gege dhe fundja kush merzitet a ka gabime gramatikore a jo? Artikulli eshte me se i kuptueshem, thelbi i qarte dhe une mendoj qe i sakte gjithashtu. Eshte realiteti i hidhur ne Shqiperi po shpresojme qe do te ndryshoj. Mjaft me me fyerje e me ofendime te kota.

    Verej qe ketu ka shume militante te levizjes vetevendosje qe shperndajne urrejtje nder shqiptare. Tradhtar ky apo shpiun ai, turp te keni more matrapaze. Sjeni as per shtet e as per komb ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje