Partizani mposhtet nga Dinamo Zagreb, Kukësi shkëlqen në takimin ndaj Shakhter Karagandi

Pas dy barazimeve rradhazi skuadra e Partizanit është mposhtur në miqësoren e tretë të zhvilluar në Antalia.

Të kuqtë u mundën me rezultatin e ngushtë  2-1 përballë Dinamos së Zagrebit.

Jurgen Bardhi i dha epërsinë Partizanit që në startin e ndeshjes, por nuk arritën dot që të ruanin epërisnë pasi koratët përmbysën gjithçka me anë të Moro dhe Petkoviç.

Ky ishte testi i tretë miqësorë për Partizanin i cili do të qëndrojë deri më datë 18 në Antalia për tu kthyer më pas në Shqipëri për tu përgatitur për ndeshjen e parë të fazës së tretë kundër Skënderbeut.

Ndërkohë, Kukësi ka bërë një performancë spektakolare në miqësorën ndaj Shakhter Karagandi.

Për verilindorët shënuan Shkurtaj dhe Cyrbja i cili rikonfirmoi formën mjaf të mirë që po kalon.

Kjo ishte fitorja e parë për Kukësin në Antalia pas humbjes me Bashakshehir dhe barazimin me Rostov. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *