Përplasja me Erdogan dhe kërcenimi me shkatërrim ekonomik, Turqia i përgjigjet presidentit Trump

Turqia ka hedhur poshtë kërcënimin e Presidentit Donald Trump se do “shkatërrojë” ekonominë e saj nëse sulmon forcat kurde në Siri pas një tërheqjeje të planifikuar të trupave amerikane.

“Nuk do dilni gjëkundi duke kërcënuar Turqinë ekonomikisht,” tha Ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.

Forcat amerikane kanë luftuar së bashku me milicinë kurde në Sirinë veriore kundër grupit të Shtetit Islamik (IS).

Megjithatë, Turqia i konsideron Njësitë e Mbrojtjes Popullore (YPG) si terroristë.

Në dhjetor, Z. Trump njoftoi se SHBA-ja do të tërhiqte të gjitha trupat nga Siria për shkak se grupi militant i Shtetit Islamik ishte “mposhtur”.

Veprimi i papritur i tronditi aleatët dhe solli kritika. Disa zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane dhanë dorëheqjen pak kohë më pas.

Ekzistonte gjithashtu dhe frika se kurdët në Forcat Demokratike të Sirisë (SDF), që kishin bashkëpunuar me SHBA-në, do të sulmoheshin nga Turqia sapo SHBA-ja të tërhiqej.

Trump shkroi të dielën se tërheqja nga Siria kishte filluar dhe se SHBA-ja do të “shkatërronte Turqinë ekonomikisht nëse ajo sulmon kurdët”.

Ai gjithashtu tha se çdo luftëtar i mbetur i IS-it  mund të sulmohet nga ajri, dhe se mund të krijohej një “zonë e sigurt” prej 20 miljesh (32 km).

Postimi i tij mund të shihet si një përgjigje ndaj kritikave se vendimi i tij për të tërhequr trupat do të dëmtojë aleatët rajonalë të SHBA-së.

Trump nuk dha asnjë specifikë se si SHBA-ja mund të dëmtojë ekonominë turke dhe njoftimi i tij duket se i ka kapur këshilltarët e tij në befasi.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili aktualisht është duke vizituar Lindjen e Mesme, iu përgjigj kështu pyetjeve rreth kërcënimit të z. Trump: “Duhet të pyesni presidentin… Ne kemi zbatuar sanksione ekonomike në shumë vende, supozoj se ai po flet për këtë lloj gjërash. ”

Ndërkohë, ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu e përshkroi postimin e Trump si një “mesazh politik të brendshëm” ndaj kritikëve.

Çavuşoğlu ka hedhur poshtë kërcënimet e z. Trump duke thënë: “E kemi thënë herë pas here se ne nuk do të frikësohemi apo do të pengohemi nga ndonjë kërcënim”.

Ai gjithashtu kritikoi metodat e zotit Trump, duke thënë: “Aleancat strategjike nuk duhet të diskutohen në Twitter apo mediat sociale”.

Megjithatë, sanksionet e SHBA-së kanë pasur ndikim më parë në ekonominë e Turqisë.

Administrata Trump vuri sanksione dhe tarifa tregtare në gusht, për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi një pastor amerikan të burgosur, sanksione të cilat kontribuan në një rënie të mprehtë të vlerës së lirës turke. Pastori Andrew Brunson u lirua në tetor.

Ndërkohë, zëdhënësi i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, İbrahim Kalın, tha se Turqia priste që SHBA-ja të “respektojë partneritetin tonë strategjik”.

“Terroristët nuk mund të jenë partnerët dhe aleatët tuaj,” tha ai.

Gjatë fundjavës, para postimeve të fundit të z. Trump në Twitter, zoti Pompeo tha se kishte folur me z. Çavuşoğlu në telefon dhe ishte “optimist” për arritjen e një marrëveshjeje me Turqinë për të mbrojtur luftëtarët kurdë.

Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara njohin “të drejtën e popullit turk dhe të drejtën e Erdoğan-it për të mbrojtur vendin e tyre nga terroristët”.

“Ne gjithashtu e dimë se ata që luftojnë përkrah nesh gjatë gjithë kësaj kohe meritojnë të mbrohen po ashtu,” shtoi ai.

Erdoğan ka folur me zemërim rreth mbështetjes amerikane për milicinë kurde të YPG-së dhe u zotua që ta shtypte atë.

Çavuşoğlu tha se Turqia nuk ishte “kundër” idesë së një zone të sigurtë, por ishte duke shënjestruar “një organizatë terroriste që përpiqet të ndajë Sirinë”.(Shqipëroi për TemA, Kebriona Veliaj)

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Përplasja me Erdogan dhe kërcenimi me shkatërrim ekonomik, Turqia i përgjigjet presidentit Trump”

  1. Albani says:

    Dhe Rusi gati per ta sulmuar ishte pasi I rrezuan aeroplanin dhe I vrane pilotet…..por ce do,I thone 50 miljarde shkembime tregtare ne vit….

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    mjere suma e birazerit te turkoshqipfolesve Erdogon se cdo te heq…………………TOURBOOOOOOOOOOO!

  3. soni says:

    O rrot ! Po pse kosova eshte Turqia qe i thot amerika ngrije b….n perpjet per serbin se ne ta sollem “lirin “

  4. Turkmut says:

    Anadollaket duan te kapen me usa ky eshte kulmi

  5. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    hahahaha,Erdogan trimi vodhi ullinjet ne Syria dhe ben bixna ne Spanje e me gjere………

    Η κομπίνα του Ερντογάν με το κλεμμένο… ελαιόλαδο για να θησαυρίσει!
    [www.cnn.gr]

    Κανείς δεν πίστευε πως, όταν η Τουρκία εξαπέλυε τη στρατιωτική επιχείρησή της «Κλάδος Ελαίας» στη Βόρεια Συρία, θα… έκοβε στην κυριολεξία τους κλάδους και θα μοσχοπωλούσε το λάδι τους!

    Οι αποκαλύψεις έχουν προκαλέσει σάλο, καθώς η κυβέρνηση της Τουρκίας φέρεται να εισάγει στην Ισπανία μέσω διαφόρων συνεργατικών εταιρειών και επιχειρήσεων πολλές χιλιάδες τόνους λαδιού που έχει παραχθεί από ελιές, οι οποίες λεηλατήθηκαν από ισλαμιστές μαχητές στο Αφρίν και σε άλλες γειτονικές περιοχές της κατειλημμένης Ροτζάβα (Δημοκρατικής Ομοσπονδίας της Βορείου Συρίας).

    Τμήμα μάλιστα αυτού του πλιάτσικου ενδέχεται να έχει πωληθεί ήδη, ή να βρίσκεται στη φάση της εμπορικής του συσκευασίας, με ψευδή έγγραφα για την προέλευσή του, που έχουν εκδοθεί με τις… ευλογίες της τουρκικής κυβέρνησης.

    Σύμφωνα, δε, με μυστικό πρωτόκολλο, που έφερε στη δημοσιότητα προ ολίγων εβδομάδων το κουρδικό πρακτορείο Firat (ANF), σχεδόν το ένα τέταρτο των εσόδων από την πώληση του λεηλατημένου προϊόντος χρησιμοποιείται για την πληρωμή των μισθοφόρων του «Ελεύθερου Στρατού της Συρίας», τις μίσθαρνες δηλαδή δυνάμεις που χρησιμοποιεί ο Τούρκος πρόεδρος Ρετζέπ Ταγίπ Ερντογάν για να στηρίξει την κατοχή ενός τμήματος της Ροτζάβα

  6. edison kapllani says:

    amerika do ti rruaje janullen turqise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *