Si u vodh dhe u dogj baza e Pashalimanit në vitin 1968/ Relacioni “Tepër sekret” i drejtorit të Sigurimit, Feçor Shehu, për Hysni Kapon: Ja kush mund ta ketë djegur depon e municioneve (fotot e rralla)

14 Janar 2019, 09:24Politika TEMA
Si u vodh dhe u dogj baza e Pashalimanit në vitin 1968/ Relacioni

Publikohen raportet sekrete të vitit 1968 ku Ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu dhe Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu, informojnë sekretarin e Komitetit Qëndror, Hysni Kapo, lidhur me ngjarjen e jashtëzakonëshme të ndodhur në Bazën Ushtarako-Detare të Pashalimanit ku “element armiq” i vunë zjarrin depos së municioneve luftarake të Marinës

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Lajmi i dhënë (dt.11 janar), në disa media për vjedhjen e municionave dhe armatimeve luftarake në depon ushtarake të Bazës së Pashalimanit, gjë e cila u pranua edhe nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, nuk është një ngjarje e panjohur që ndodh për herë të pare! Duke përjashtuar ato të vitit 1997 ku u shpërthyen, u hapën dhe u plaçkitën pjesa më e madhe e reparteve, magazinave dhe e depove ushtarake pothuaj në mbarë vëndin, duke përfshirë këtë edhe Bazën e Pashalimanit, ai repart nga më të rëndësishmit e ushtrisë shqiptare, para dhe pas viteve ’90-të, ka pasur ngjarje të tilla edhe në periudhën e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Madje jo vetëm vjedhje armatimesh e municionesh, por edhe djegje të depove të saj.

Dhe këto ngjarje kanë ndodhur në fundin e viteve ’60-të, apo më saktë në fillimin e vjeshtës së vitit 1968, kur regjimi komunist i Tiranës nëpërmjet kryeministrit Mehmet Shehu, në një senacë të jashtëzakonëshme të Kuvendit Popullor, denoncoi agresionin e armatosur sovjetik ndaj Çekosllavakisë dhe Ushtria Shqiptare thuhej se ishte në kulmin e fuqisë së saj e ishte gati që t’i bënte ballë një sulmi armik apo koalicioni armiqsh, si të Paktit Ushtarak të NATO-s, ashtu dhe Traktatit të Varshavës, dhe të dilte fitimtar mbi ta.

Pra në këtë atmosferë kohe, Baza Ushtarako-Detare e Pashalimanit që ishte dhe mbeti krenaria e Ushtrisë Shqiptare, do të bëhej objekt grabitje dhe do t’i vihej zjarri, ngjarje e cila do të alarmonte ushëheqjen e lartë komuniste të asaj kohe. Kjo gjë veç të tjerash bëhet e ditur edhe nga disa dokumente arkivore që mbajnë siglën “Tepër sekret”, ku ndodhet një korrespodencë ndërmjet sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së Vlorës, Petro Dodes dhe ministrit të Punëve të Brendëshme, Kadri Hazbiu e zëvëndësit të tij, Feçor Shehu, që mbante postin e drejtorit të Sigurimit të Shtetit, të cilët informojnë sekretarin e Komitetit Qëndror të PPSH-së, Hysni Kapon, mbi ngjarjen tejet të rëndë që kishte ndodhur në Pashaliman. Për më shumë se ç’përmban korrespodenca ndërmjet tyre, na njohin dokumentat në fjalë të cilat po i publikojmë të plota dhe me faksimilet përkatëse, ekskluzivisht për gazetën TemA.

MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDESHME “TEPER SEKRET”

DREJTORIA E PARE Ekzemplar Nr. 1

Nr. 1915 Prot.

Tiranë, më 4.X.1968

KOMITETIT QENDROR TE PPSH-së

INFORMACION

Mbi zjarrin e shkaktuar në depon e materialeve të ndërtim-montimit dhe materialeve të uzinës së Flotës në Pashaliman

Duke pasur shumë shrregullime në depot e sektorit të ndërmarjes së ndërtimit “Perlat Rexhepi”, si mungesë kontrolli nga përgjegjësat, gabime në vendosjen e kuadrit, mbasi brenda në depo pounonte si magazinieri ashtu dhe furnitori me pretekstin se nuk kishte zyrë (të dy këta ishin kushërinj të parë), ka mundësi që zjarri të jetë vënë nga këta, për të mbuluar ndonjë defiçit eventual.

Në fund zjarri mund të jetë shkaktuar edhe nga pakujdesia, mbasi persona që nuk kishin të bënin me depon, punonin në një zyrë të ngritur në korridorin e depos dhe deri në ora 18.00 të datës 26.9.1968 kanë luajtur shah, pinin duhan dhe cigare pa i shuar dhe i hidhnin për tokë, gjithashtu është vërtetuar se gjatë lojës, me pretekstin e shikimit janë futur edhe persona të tjerë, të cilët edhe këta kanë pirë duhan.

Nga analiza doli se në atë depo nuk kishte rregull në vëndosjen e materialeve, mbasi nga ana e ndërrmarjes ishte lejuar që të vendoseshin në një vend, karbit, bojë vaji, vaji lini, dyshekë e jorganë, lecka, materiale elektrike, hidraulike etj. Përveç këtyre në depo hynte dhe dilte kushdi me punë dhe papunë, depo nuk sigurohej me roje, të paktën gjatë natës dhe dera kryesore e saj nuk mbyllej me kyç.

Me urdhër të drejtuesëve të ndërrmarjes është prishur një barakë që kanë qënë zyrë për punonjësit e administratës dhe këta nëpunësa janë futur në korridorin e depos.

Në marrëveshje me komandën e garnizonit në Pashaliman u organizua kontrolli i depove të tjera të kësaj baze nga ku doli se:

-Nuk ka rregull të brendshëm mbi magazinimin e materialeve, p.sh. fuçiat me karbit, mbahen bashkë me pjesë motorri, domixhana me alkol dhe acid sulfurik, mbahen me materiale që mund të shkaktojnë zjarr.

Bëhen shtesa linjash nëpër raftet e materialeve në kundërshtim me rregullin teknik.

Ka mungesë atë masave kundër zjarrit dukë përfshirë edhe makinën zjarrëfikse të vetë bazës, e cila ishte shpërdoruar dhe sishte zhveshur nga paisjet zjarrëfikse, etj.

Nga mungesat e konstatura vërehet se orientimet e dhëna për forcimin e gatishmërisë luftarake, duke përshirë edhe masat për ruajtjen e depove kanë ngelur vetëm detyra të ngritura nga ana teorike në plane, kurse në praktikë nuk është marrë asnjë masë.

Nga sa u tha më sipër arrijmë në këto konkluzione:

Seksioni i Sigurimit në Pashaliman dhe Dega e Punëve të Brendëshme në Vlorë, në këtë rast, nuk kanë kryer mirë detyrën. Në zbulimin në kohë të tentativave të armikut, ashtu dhe për pastrimin e bazës nga element të padëshirueshëm, që në fakt kishte si në ndërtim, ashtu dhe në repartin ushtarak. P.sh. në një rast që Sigurimi zbuloi se tre persona kishin biografi të keqe, problemin e çoi tek Komisari i Brigadës së Nëndetësve, i cili nuk i hoqi me pretesktin se nuk janë të rrezikshëm, kurse shokët e Sigurimit, megjithëse nuk ishin të bindur, s’e bënë problem më lart.

Shokët e shërbimit zjarrëfikës të Degës së Punëve të Brendëshme në Vlorë nuk kishin bërë përçapje pranë komandës për t’u futur në reparte, në mënyrë që të kontrollonin dhe ndihmonin për të marfrë masa për mbrojtjen nga zjarri.

Komanda e këtij reparti si dhe ndërrmarja e ndërtimit nuk i kanë kushtuar kujdesin e duhur zbatimit të urdhërave të qeverisë (Nr.2 datë 15 prill 1967) për masat kundrra zjarreve, kërkesave për vendosjen e materialeve në depo, sigurimin e jashtëm të depos dhe kishin lejuar vendosjen në një ndërtesë të materialeve civile dhe atyre ushtarake (siç tregohet ne skemën bashkëngjitur)

Kontrollet nga ekipet e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore nuk janë shtrirë në sistemimin dhe kontrollin e materialeve ne depo, sigurimin e tyre dhe zbatimin e rregullave kundra zjarrit. Po kështu shokët e Ministrisë së Ndërtimit dhe të Komietit Ekzekutiv në Vlorë, nuk i janë futur këtyre problemeve.

Duke u nisur nga mungesat e konstatura që çuan në ngjarjen e mësipërme:

Propozojmë

Të bëhet edhe njëherë problem, sidomos për objektet ushtarake zbatimi me rigorozitet i urdhëresës së qeverisë Nr.2. datë 15 prill 1967.

Të shikohet mundësia e futjes së shërbimit zjarrëfikës të degëve të P.të Brëndëshme edhe në objektet ushtarake, ose në pamundësi të organizohet ky shërbim nga Ministria e Mbrojtjës Popullore, duke vënë në gatishmëri si mjetet zjarr-fikëse, ashtu dhe personelin përkatës.

Për objektet ushtarake në ndërtim e sipër, përveçse kontrollit nga Ministria e Mbrojtjes Popullore, të ushtrohet kontroll edhe nga Ministria e Ndërtimit.

Duke u nisur nga të metat që u konstatuan gjatë kontrollit në depot e Pashalimanit, mendojmë që nga Ministria e Mbrojtjes Popullore, të kontrollohen edhe depo të tjera të çdo reparti.

Të metat që u vunë re në punën e Organeve të Sigurimit të Shtetit, të bëhen problem me tërë punëtorët operativë të Sigurimit, me qëllim që të prevenohet në kohë çdo tentativë e armikut në sektorin ekonomik.

DREJTORI I DREJTORISE SE I-rë

FEÇOR SHEHU

……………………………………………………………………………………………………….

Shoku Hysni

Lidhur me materialin që paraqitet nga Drejtoria e Sigurimit theksoj:

Gjendja është e e patolerueshme dhe komandat e organet përkatëse duhet të marrin seriozisht çështjen në dorë në mënyrë që të vendoset rregull. Ndryshe po të vazhdohet kështu, do të jemi përpara të papriturash në depot e ushtrisë. Problemi sa vjen dhe vështirësohet, sepse materjalet shtohen, ato shpërnfdahen tani më shumë dhe ajo po i lë shteg shkeljes së rregullave të ruajtjes dhe humbjes së kontrollit.

Përpos Organeve të Sigurimit të Ushtrisë dhe terrenit, gjithashtu qëndrojnë detyra të rëndësishme dhe të vështira. Këto organe nuk po e kuptojnë dhe nuk po aplikojnë shpejt në kryerjen e detyrave, për të zbuluar shkeljet, e për më keq, për të luftuar pa papushim për ndreqjen e të metave. Akoma vazhdojnë ta konsiderojnë detyrën e kryer vetëm me bërjen prezent të konstatimeve përpara komandave.

Prandaj, përveç dënimit, të propozohet për kuadrot përgjegjëse, në ç’rregullimet e reparteve, po provokojmë për këtë çështje një mbledhje me kuadrot e Sigurimit të Ushtrisë e të organeve të Punëve të Brendëshme.

Me respekt

KADRI HAZBIU

(vijon nesër)

11 komente në “Si u vodh dhe u dogj baza e Pashalimanit në vitin 1968/ Relacioni “Tepër sekret” i drejtorit të Sigurimit, Feçor Shehu, për Hysni Kapon: Ja kush mund ta ketë djegur depon e municioneve (fotot e rralla)”

  1. Vlonjati says:

    Ç’ja fusni pordhes ju te Tema me keta tituj bombastike!
    U vodh dhe u dogj baza…
    Mori zjarr nje depo me materiale ndertimi dhe ne raport behen vetem hipoteza.

    1. Gallate says:

      Ky Kaloci mbi te gjitha eshte idiot total,se pervec titullit nuk ka asgje ne shkrim qe lidhet me ato qe thote ky!!
      Vidheshin armet dhe u vihej flaka depove derdellit maskarai dhe ne fakt tregon se jo vetem qe arme nuk ishin vjedhur,por edhe depoja qe ishte djegur nuk ishte me armatime,por nje depo e ndetimit qe punonin per objektet ushtarake te pa mbaruara!
      Pra eshte njelloj sikur atehere te kishin marre flake letrat e fshirjes se bythes ne wc e repartit,ndersa ky Karloqja te thote sot se u dogj depua me silura e raketa!
      Na rrufsh trapin o idiot!

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Ti sic duket je i ri dhe nuk e di, po atehere njerezia e fshinin bythen me gazeten “Zeri i Popullit”, ose ne ndonje rast edhe me “Bashkimin”, kuptohet fshehurazi, se ne Shqiperine e paster komuniste nuk egzistonte letra higjenike, ose sic i thua ti letrat e fshirjes se bythes. Hajde gallate me uthull, hajde.

  2. salianji pederast says:

    Ke te drejte o coban i dhive qe tregon kete ngjarje 1968 –50-vjete me perpara se lindja e krishtit,ik ore coban bagetie se late namin me keto historira pa bereqet,ik katundar 80 vjecar,se na kenaqe me kete histori te pashalimanit historik.

  3. eeeeeeeeeeeeeeej says:

    Pse ka patur sabotatore dhe grupe armiqesore atehere!? Po agjentuar te huaja dhe bashkepunetore te tyre ne Shqiperi ka patur!? Joooo nuk besoj, Enveri na ka thene genjeshtra, ndersa demokarcia na zbuloi te verteten!

  4. futja kot. says:

    Vjedhja e armve ne Pashalaiman qe ndodhi disa dite me pare , ngjarje qe beri pershtypje te keqe lidhur me gadishmerine luftarake te ushtrise tone,kerkohet te maskohet mem kete artikullin e Kalocit,i cili i ben fresk kesaj “patateje perveluese”,sic eshte vjedhja e armeve ne depot ushtarake.Krim i turpeshem per gjithe organet ushtarake dhe gjithe qeverine.Nuk e kam fjalen vetem per kete qeveri,por per te gjitha qeverite e pas 90-es.Mungesa e seriozitetit te kuadrove ushtarake behet shkak per tragjedi dhe krime.Me ngjarjen e para disa diteve ne Pashaliman njolloset e tere ushtria dhe sistemi.Lidhur me ngjatjen me te cilen kerkohet te paralelizohet as qe behet fjale,eshte si te krahasosh naten me diten.Serioziteti i ushtrise i kohes se diktatures per ruajtjen e materjaleve luftarake ishte maksimal.

  5. Kola says:

    Ky artikull nuk eshte “vepra” jote z.Kaloci. Ti vetem ke vene emrin tend ne nje veper te te tjereve. Sot ti je nje vjedhes, vjedhes i nje malli te lene pa zor.

  6. blerta says:

    A i di keto histori i persekutuari Andi Bushati….

  7. Kruja says:

    Oj nuk ka qene dhe aq ‘diktator’ Enveri, shiko Kadriu ne foto me cigare!!! Si mund te pije duhan ne prani te nje ‘diktatori’?!

  8. Vezhguesi says:

    Ti Z. Kaloci pse s’provon te besh nje gazete tenden e t”i shkruash pershtypjet e tua te mbeshtetura ne material arkivore te vjedhura aty. Atehere do shikosh mire se sa do te te vleje gazetaria jote historike. E sidomos sa do te ndjekin lexuesit me komentet e tua per ngjarjet e atyre koheve, sic po ben ne kete artikull ku krahason zjarrin qe I vuri Shqiperise Sali Berisha ne vitin e zi 1997 me nje zjarr qe ka rene ne nevojtoren e Bazes ne Pashaliman me 1968.
    Je nje spekullant I zakonshem, qe po perpiqesh te deformosh historine e Shqiperise

  9. besa says:

    E lashe nuke e lexo, o bobo, Dashnori i gjarperinjeve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje