VIDEO: E sulmuan për vdekje në koncertin e bamirësisë në Poloni, zbardhen arsyet e ekzekutimit të kryebashkiakut të njohur

Paweł Adamowicz, kryebashkiaku i qytetit polak të Gdańskut, ka vdekur pasi u godit me thikë në gjoks në skenën e një koncerti bamirësie të dielën në mbrëmje.

53-vjeçari, i cili mbante postin e kryetarit të bashkisë që nga viti 1998, kishte iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati më shumë se pesë orë gjatë natës së të dielës.

“Nuk mund të fitonim,” tha ministri polak i shëndetësisë, Lukasz Szumowski. Szumowski tha se mjekët që po luftonin për të shpëtuar jetën e Adamowicz e informuan atë se kryetari i bashkisë kishte vdekur.

Autori i dyshuar, i quajtur në shtypin polak si Stefan W, një 27-vjeçar nga Gdańsku që kishte një histori krimesh të dhunshme, u lirua nga burgu muajin e kaluar. Pas sulmit, ai i tha turmës se fajësonte ish-partinë politike të Adamowicz për burgimin e tij në vitin 2014 për një seri sulmesh të dhunshme.

Adamowicz është konsideruar prej kohësh një figurë e urryer në qarqet e së djathtës për mbrojtjen e tij të fuqishme ndaj emigrantëve, refugjatëve dhe të drejtave LGBT, por nuk ka asnjë provë që sulmi ishte i motivuar politikisht.

Në Poloni ka nga ata që fajin për sulmin ia hedhin një rritjeje të përgjithshme të tensioneve sociale dhe një përhapjeje gjithnjë e më të madhe të gjuhës së urrejtjes në diskursin publik. Protesta të heshtura janë planifikuar në një numër qytetesh të hënën.

Rezulton se gruaja e Adamowicz, Magdalena, ishte në Mbretërinë e Bashkuar gjatë sulmit. Qeveria polake dërgoi një aeroplan në Londër për ta kthyer në Poloni.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO: E sulmuan për vdekje në koncertin e bamirësisë në Poloni, zbardhen arsyet e ekzekutimit të kryebashkiakut të njohur”

  1. Martin says:

    Ruani E Veline…nuk i dihet, ka shume qe e urrejne dhe mund t’i ike truri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *