“Albania First” e Ilir Metës!

15 Janar 2019, 09:20Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Është shumë interesante situata politike fill pas skadimit të afatit kushtetues për çdekretimin nga detyra të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Teksa u mësuam me vonesat në dekretimin e ministrave, në rastin e ministrit Bushati, kur bëhej fjalë për shkarkim, situata është komplet e re dhe e pa ndodhur më parë.

Por unë nuk do futem fare në çështje teknike, jo vetëm se nuk është e vështirë ta kuptosh që Presidenti Meta është në thyerje të Kushtetutës (në këtë rast s’ka konstitucionalist që do i jepte të drejtë se përndryshe i rroftë diploma prej kristali), por edhe se kjo temë është trajtuar nga të tjerë.

Ajo çka dua të them është gjakftohtësia që e ka karakterizuar mazhorancën në përgjithësi dhe vetë kryeministrin Rama në veçanti në lidhje me këtë çështje. Jemi përpara një rasti flagrant ku, në një situatë tjetër ku palët politike do ishin në pozicione të kundërta, pra PD në pushtet dhe PS në opozitë dhe presidenti të vinte prej radhëve të opozitës, kjo çështje do ishte bërë kalë beteje për një sulm frontal karshi presidentit. Aktualisht, përveç ndonjë deklarate me karakter më shumë shpotitës nga kryeministri, gjithë pjesa tjetër e mazhorancës ka qenë e përmbajtur.

Ndërkohë nga kampi opozitar vijnë me shumicë deklarata kundër kryeministrit e në mbështetje të presidentit. Vini re: sapo presidenti Meta nxori si pretekst se përse për zëvendësministrin Cakaj u krye brenda 24 orëve pajisja me certifikatë sigurie, u ngrit një furtunë në gotë duke u kërkuar nga presidenti i pari e opozita më pas, ngritja e një komisioni hetimor parlamentar për DSIK-në. Dhe e gjitha ndodhi pa marrë më parë një informacion të hollësishëm të precedentëve të mëparshëm për raste të ngjashme, e pa u thelluar në argumente nëse zoti Cakaj gjatë ushtrimit të detyrës së tij kish qenë i interesuar për të pasur akses në dokumente sekrete, po direkt, fjalën e fundit e thanë të parën: të ngrihet komision hetimor.

Është e dukshme se kjo mënyrë e të bërit politikë, model i PD-së fillimisht, por i përvetësuar së fundmi edhe nga presidenti, është shumë e ulët. Kjo të krijon përshtypjen se këta rrojnë vetëm me idenë apo luten pa pushim që kundërshtari të gabojë diku dhe këta, grupi i gatshëm, të ndërhyjnë menjëherë.

Po pse nguteni kaq shumë o të uruar? Po pse tregoheni përherë shtatanikë? Po a nuk e kuptoni se kjo mënyrë e të bërit politikë ju ka lënë e do t’ju lërë gjatë në opozitë?

Është e habitshme se përse Presidenti ia qan hallin kaq shumë Shqipërisë për ministrin e ri, Gent Cakaj. Çfarë turpi do i sille ai vendit, kur opozita Shqipërinë e paraqet në çdo takim ndërkombëtar si narko-shtet? Po fundja, le të ishte edhe ky narko-ministër i kësaj narko-qeverie që ta përfaqësonte këtë  narko-shtet, se tashmë turpi është bërë dhe Gent Cakaj nuk mund ta turpërojë më shumë Shqipërinë se sa e keni turpëruar ju ashtu siç e keni cilësuar.

Të pashpresë se e drejta është me ta, akuzojnë kryeministrin Rama si arrogant. Ku ia shihni arrogancën ju opozitarë, apo këtë e keni sport vetëm për të akuzuar kundërshtarin dhe nuk e shihni veten në pasqyrë? Metodat e goditjes nën brez që përdor opozita më ngjasojnë me ato të Greqisë karshi Shqipërisë. Kërkon Greqia me të madhe respektimin në maksimum të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, ndërkohë nga ana e saj e quan territorin grek etnikisht të pastër. Kërkon Greqia pasuri pronash të të ashtuquajturve “grekë” brenda territorit shqiptar, ndërkohë që nuk njeh pronat e shqiptarëve autoktonë të përzënë përdhunshëm nga Çamëria.

Në fakt, Edi Rama është treguar shumë tolerantë me opozitën, sepse ata do i kishin nxjerrë qindin po t’ua bënte ai ashtu siç po vepron sot presidenti i LSI-së me të. Do kishin kërkuar menjëherë shkarkimin e presidentit dhe dënimin e tij me burg. Po, po, me burg, pa asnjë diskutim, për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Dhe të drejtë do të kishit xhanëm.

Në këtë amulli presidenciale shumë syresh po akuzojnë PS-në se ajo është fajtore që zgjodhi Ilir Metën si President. Në fakt mazhoranca thjesht u tregua korrekte duke respektuar një kontratë politike të nënshkruar shumë më herët për këtë qëllim. Pavarësisht se si doli Ilir Meta, zbatimi i asaj marrëveshje e nderon PS-në.

Por kjo situatë pati edhe një të mirë. Ajo e nxorri Ilir Metën ashtu siç është, pa kapacitetet e duhura drejtuese, as si kryetar Kuvendi dje e as si President sot. Në fakt, në të dyja detyrat, ai është treguar nga më problematikët. Tek e para, tregoi se 4 vjeçari i drejtimit të Kuvendit prej tij ishte një katastrofë e vërtetë. Kurrë nuk vuri rregull në seancë, as në respektimin e orarit të fillimit, as në atë të minutazhit të diskutimit dhe më e keqja, lejimin me vetëdije të kthimit të sallës së seancave në arenë sharjesh, ofendimesh e zënkash. Kurrë nuk u diskutua në normalitet një ligj, sepse e gjithë seanca kalonte mes kacafytjesh për çështje jashtë rendit të ditës. Mjafton të bësh dallimin me periudhën e drejtimit të Kuvendit nga Gramoz Ruçi dhe kuptohet fare lehtë se sa i dobët ishte zoti Meta.

Edhe si President ai nuk ka lidhje fare me atë funksion ashtu siç e përkufizon Kushtetuta. Kostumi presidencial për të është i huaj, i rri aq ngushtë saqë na ka detyruar më zor të kemi respekt për një tjetër ish-president qesharak i cili tashmë na duket shumë herë më lart se aktuali.

Prandaj presidenca e Ilir Metës është shembulli sinjifikativ se si kandidati për atë detyrë duhet të jetë i atillë që të mos ketë ambicie politike në të ardhmen. Që kur të flasë ai e gjithë klasa politike të heshtë, e jo që njëra palë ta shohë atë si aleatin e ardhshëm, e pala tjetër si kundërshtar. Modeli i shkëlqyer ish-presidentit Moisiu përmbledh gjithë çka thashë.

Tashmë president – opozitë janë bërë njësh dhe askush nuk po dallon se ku fillon njëri e ku mbaron tjetra.

E megjithatë, sërish kryeministrit i kërkohet të tërhiqet. Përse duhet ta ulë gjithnjë hundën Edi Rama, duke ua plotësuar tekat opozitës e përfaqësuesit të saj në presidencë, se cilin të heqë apo cilin të marrë në kabinet, ndërkohë që opozita (dhe presidenti), jo vetëm që s’duhet ta uli hundën, por duhet të trajtohet si lule mos më prek? Përse duhet të trajtohet me pekule, thjesht se quhet opozitë, kur dihet që opozita është sfiduesja e pozitës për t’u kthyer në shumicë?

Përse nuk duhet t’ua vëmë në dukje destruktivitetin që i karakterizon, gjuhën e rrugës dhe hakërrimet që përcjellin përditë në portale e në televizion? Kur opozita sillet rrezikshëm sot, po e nesërmja çfarë na rezervon prej tyre?

Jo, faleminderit opozitë! Nuk na duheni fare as nesër në pushtet nëse jeni këta që jeni sot. Është më mirë ky kryeministër “arrogant” që kemi, i cili të paktën reflekton ndaj gabimeve e kritikave, që di të tërhiqet në paqe aty ku gabon, që e ndreq një çështje që vërtetë është problematike, që di të negociojë dhe të ofrojë më shumë seç i kërkohet, që i respekton edhe sugjerimet e dajës prej Amerike dhe hallës prej Evrope, por nuk është kurrë ashtu siç opozita na paraqitet: plot halucinacione, me shpifje e intriga, me vrer e mallkime; që të thotë plaç ende pa të thënë si je.

Kur ta kuptojë opozita se mënyra konfliktuale që kanë zgjedhur për t’i bishtnuar përgjegjësive që kanë përpara popullit për t’u sjellë me seriozitet e dinjitet, nuk është ajo e duhura, do të jetë shumë shumë vonë për ata. E deri atëherë, do dëgjojmë prej opozitës këngën vajtuese të qyqes: “Ik vetë o Ramë se ne as të mundim e as të largojmë dot!” Lutemi që, së paku, Presidenti mos bjerë deri në këtë batak.

(TemA)

24 komente në ““Albania First” e Ilir Metës!”

  1. Loku says:

    Meta me kujton nje shprehje te popullit “ kur fle me qenin ne mengjes gdhihesh me pleshta” edhe ky kur fle me zonjen e çizmes psikopat do zgjohet ne mengjes

    1. Tirona says:

      HAJDUTET PROFESIONAL. KRIMINELET PROFESIONAL.

  2. Illyria-Shqiperia says:

    As nuk kane per ta kuptuar dhe nuk duan. Eshte e vetmja arme qe kane, sharjet, intrigat etj. Dhe kjo, Jo se populli nuk e kupton, por e dine, qe vetem keshtu mund te zgjasin dhe pak jeten e tyre politike. Nje dite do te marre fund cdo gje per ta, por ku do ngelet Shqiperia e shqipetaret?! Kjo eshte pyetja.

  3. ledia says:

    Analize e shkelqyer

  4. FATMIRI says:

    KJO KURVA DO ÇUAR NE NDONJE GARNIZON RUS QE TE BEJ PUSHIMET ASHTU SI DI VET

  5. Qytetari i thjeshte says:

    Dalim prpae tek ajo shprehja ironike:
    Ishim mire kur ishim keq!

  6. Zhzh says:

    FAMILJE E NDYRE, RACE MUTI ME FEMIJE DAWN, HAJDUTE E NJETEZ TE PA SKRUPULL. O ZOT ÇFARE MBAN KJO TOKE.

  7. Shkodra me debore says:

    A mund te me sqaroj njeri pse nuk jep doreheqjen Ditmir Bushati???

  8. Francial says:

    “America first, Albania first” Nje kopje e shemtuar nga amerika….

  9. LILOLABJA says:

    Ky eshte dashi qe prin kopene ,bej dhe ca dite kakerdhi bej se ne te semes do shkosh ore trikoleshe !!!!!!!!!
    Na hengren fshatunaret !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  10. Komentuesi says:

    Dtemir Bushati nuk jep doreheqje se nuk do Ilir Meta.Presidenti kerkon te tallet me Bushatin,pasi nuk kane shkuar mire bashke.

  11. Lini says:

    Ilir Meta….fytyra me e korruptuar dhe hajduti me i madh i shqiptareve.
    Por prape shqiptaret e votojne!!!!!!
    E habitshme!!!

  12. Roland says:

    Çifti me fisqir ne rruzull … me femije me te meta mendore… thjesht rracqira ..

  13. Emigranti says:

    Mjer shqiperia dhe shqiptaret me kete opozit destruktive dhe president karagjos, qe esht kethyer ne kryetar te Lsi dhe ne sherbim te opozites prej kohesh.

  14. fatosi says:

    BRAVO ooooo, shume e drejte Nje analiz e shkelqyer qe shume gazetare te Kazanit nuk do ta benin kure,sepse nuk kane as sy,as vesh,dhe jane koke e kembe te politizuar nga PD dhe LSI ,nga aroganca qe I karakterizon ato.
    Bravo dhe nje here +++++

  15. dr says:

    Analize reale,dhe llogjike e forte,kjo tregon qe shqiperia po ecen me veshtiresi qe dalin cdo dite nga opozita dhe presidenti fale vendosmerise se larte ,urtesise, dhe largpamesise te Kryeministrit Edi Rama.

  16. Kadriu says:

    Edhe gomarit do i vinte turp te kishte shok kete palo president,por me shume cuditem perse nuk na ndihmojne usa,e ambasadoret e huaj gjerman,francez e shume burra te tjere te vendeve mike,perse presin kur e dine mire se cfare vagabondi eshte ai dhe e shoqja ordinere.Lutem na ndihmoni mbasi ne shqiptaret jemi mjaft te vonuar dhe nuk e vrasim friken dot vetem,Tek ne pothuaj e gjithe klasa politike dhe pushtetare jane te korruptuar deri ne krim.Oktapodi i krimit ka mbytur shkollat,spitalet,adminisraten , median.Shikoni si justifikohen njerezit e drejtesise,Jemi te sigurte qe dhe ata qe kane kaluar vetingun , jo te gjithe e meritojne.Shikoni si para syve tuaja po pengojne krijimin e organeve te drejtesise.Mendoj se jemi vertete nje popull i mire,qe kemi vuajtur shume dhe vetem zeri juaj do na ndihmonte te futeshim, ne rrugen e nje prosperipeti te shpejte,e ne familjen e madhe europiane.Lutem demaskoni armiqt dhe hajtute e kriminelat,qe cdo dite po na marrin perspektiven dhe jeten.

  17. Pseudo p0ĺitikani says:

    Po Balilin ku e kane

  18. Cuku says:

    Sa bukur paska dale
    ARD DAULLXHIU me gruan

  19. ha,ha,ha,ha ..... says:

    … O ILIR-FLORI-BALILI

    … po te vjen fundi

  20. Ardi says:

    ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ ÇIAO -LESHELIAAAAAAA!!??

  21. Bureto says:

    Po ka që ka të paktën një konstitucionalist, Çlirim Gjatën, që edhe pse nuk ka diplomë kristali, është shprehur pardje, në Shijak TV se presidenti ka të drejtë. Deri dje ky jurist na është shitur si i panshëm, se i ka interesuar më shumë se çdo gjë Kushtetuta, fushë kjo edhe si trashëgim nga babai i tij Rustem, por ja që papritur (jo dhe aq), u zgjodh para ca ditësh në Këshillin Kombëtar, forumin më të lartë të PD.

  22. Alidemsi vjeter says:

    Pamje nga filmi SHREKU dhe MONA….Mungon GAMORI (Petja)…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje