"Eskobari i Ballkanit”, arrestimi i Balilit tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare

15 Janar 2019, 14:40Kronika TEMA

 Media ndërkombëtare i ka kushtuar vëmendje arrestimit të Klement Balilit duke e konsideruar si ”një hap të madh përpara të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”, raporton ata.

“Trafikanti shqiptar i drogës në arrati dorëzohet pas tre vitesh”, shkruan prestigjiozja britanike “Daily Mail”, në një artikull ku thekson se ”lufta kundër krimit të organizuar është prioriteti i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së”.

“Një prej personave më të kërkuar në Shqipëri u dorëzua tek Prokuroria e Krimeve të Rënda”, shkruan IBNA (Independent Balkan News Agency).

“Për Balilin kishte edhe një urdhërarresti ndërkombëtar. Ai kërkohej në shumë vende për trafikim të lëndëve narkotike dhe njihej me pseudonimin Eskobari i Ballkanit”, thekson IBNA-ja.

Edhe portalet e njohura kanadez “The Province”“Toronto CityNews” dhe “CityNews Vancouver” njoftojnë për dorëzimin e Balilit duke cituar ministrin e Brendshëm shqiptar, Sander Lleshi, sipas të cilit “Kelmend Balili u dorëzua pas një operacioni të gjatë dhe të komplikuar”.

“Balili, një ish-zyrtar i administratës vendore të qytetit jugor të Sarandës, ka qenë në arrati pas një urdhërarresti nga Greqia fqinje, që e konsideron atë si kreun e trafikimit të lëndëve narkotike”, shkruan “Associated Press” (AP).

“Lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe korrupsionit janë prioritetet kryesore të Shqipërisë, që synon të hapë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian këtë vit”, thekson AP-ja.

2 komente në ““Eskobari i Ballkanit”, arrestimi i Balilit tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare”

  1. Bentirona says:

    Mos e rruni fare se burgun do ta beje te Vila e Lalsit!!!!!

  2. Mjaft me Eskobar - Mesoni se kush ishte Eskobari says:

    Mos e nxini Shqiperine me emra qe ju duken te bukur por qe as qe i afrohen te vertetes, ‘Eskobar i Bllkanit’. Si mund te quhet Klement Balili Eskobar i Bakklanit kur Eskobari i vertete vrau me mijra njerez, sulmoj Parlamentin e Kolumbise dhe vrau senatore e parlamentare (beteje e vertete me tanke dhe mitraloze e bomba), tentoj te vriste Presidentin, vrau guvernatore e drejtues te larte te policise dhe ushtrise, hodhi ne ere nje mapo te madhe ne kryeqytetin e Kolumbise Bogota ku vrau me qindra njerez, shkoj ne sater me qindra forca ushtarake dhe te policise speciale. Bleu me dhjetra administratore te larte te qeverise dhe ministra deri tek presidenta. Ndertoj burgun e tij ku vetburgosi veten dhe ushtaret e tij qe e ruanin me prostituta dhe ushqime si tja donte qejfi. Rrembeu figura te shquara te televizionit kombetar qe u vrane. U zgjodh anetar i Parlamentit dhe kishte deshire te behej President. Eskobari nuk u dorezua kurre por u vra ne lufte e siper madje me arme ne dore me forcat e DEA-s Amerikane dhe forcat speciale te Kolumbise. A e kuptoni diferencen ore gazetare? Prandaj mos e nxini Shqiperine me kete emer qe ju pelqen te na nxijne faqet fqinjet tane dashakeqes dhe e perhapni ne te tere median nderkombetare. Turp per injorancen dhe ngjyart e zeza qe i vini Shqiperise. Balili te denohet si nje trafikant nese provohet qe ka qene i tille, por mjaft me idiotizma qe na nxjerrin si delen e zeze te Europes, ashtu sic ju pelqen fqinjeve greko-serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje