Siguria ushqimore/ AKU dhe APP njoftojnë autoritetet kontraktore për zbatim të kritereve

16 Janar 2019, 10:18Sociale TEMA

AKU  dhe  Agjencia e Prokurimit Publik  i janë drejtuar sërish autoriteteve   kontraktore me qëllim rritjen  e cilësisë së ushqimit për grupe të veçanta të konsumatorëve që janë nën kujdesin  dhe përgjegjësinë e tyre, sidomos për kategorinë me ndjeshmëri të veçantë shëndetësore si: Shkolla, spitale, azile, etj.

Njoftimi i APP-së, sjell në vëmendje rekomandimin e përbashkët  miratuar në nëntor të vitit që lamë pas, mbi hartimin  dhe zbatimin e kritereve  të veçanta për kualifikimin dhe specifikimet teknike për prokurimin e produkteve ushqimore, duke përcaktuar kështu standarde të unifikuara për rritjen e cilësisë ushqimore të cilat janë të detyrueshme për tu përdorur në procedurat e prokurimit me këtë objekt prokurimi.

Autoriteti Kontraktor duhet të mbajë në konsideratë kërkesat e veçanta që përcaktohen nga legjislacioni i fushës, sa i takon licencave, lejeve, etj, që duhet të disponojë operatori ekonomik ofertues.

Gjatë vitit 2018 janë konstatuar edhe raste  të shkeljeve flagrante në lidhjen e zbatimin e kontratave të furnizimit me ushqime nga disa autoritete kontraktore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje