Gazetarët bëjnë për "ujë të ftohtë" Kryemadhin: Balili u emërua drejtor nga Ministri yt, Meta i shkoi në hotel. U etiketua “peshk i madh” se kishte lidhje me LSI

17 Janar 2019, 23:44Politika TEMA

Në studion e emisionit Open Monika Kryemadhi mohoi çdo lloj lidhje me Klement Balilin duke deklaruar se nuk e kishte takuar kurrë në jetë.

Por menjëherë pas kësaj deklarate gazetarët Anila Basha dhe Mentor Kikia i kanë kujtuar Kryemadhit se Balili ishte drejtor i transporteve në Sarandë, nën siglën e LSI.

Anila Basha theksoi se është fakt që Balili u emërua nga një ministër i LSI, po ashtu siç dihet që drejtorët në rrethe janë emërime politike.

Më i ashpër u tregua gazetari Mentor Kikia i cili tha se nofka “peshk i madh” Balilit iu ngjit jo thjesht se transportonte drogë, por se kishte lidhje politike me LSI, lidhje që e shpëtuan nga arrestimi.

Prova më e fortë dhe e turpshme sipas Kikisë ishte vizita e Metës te inagurimi i hotelit të Balilit në Sarandë.

“Nofka e Balilit peshk i madh ishte sepse ishte i lidhur me politikën. Është arrestuar edhe më herët me furgon policie me kanabis dhe për shkak ië lidhjeve që kishte atëhere me PD, u la i lirë.

Ai është emëruar nga LSI. E provoi fakti që në përurimin e hotelit të tij shkon presidenti Meta. Si mund të shkojë Meta në një hotel?

Nuk mund të lani duart që nuk e njohim, se e njihni të gjithë.

Familja e tij në Sarandë është dinasti dhe partitë i hedhin grepin, se i duan votat. Ai është në burg se kishte lidhje me partinë, ndaj u etiketua peshk i madh”, tha Kikia

2 komente në “Gazetarët bëjnë për “ujë të ftohtë” Kryemadhin: Balili u emërua drejtor nga Ministri yt, Meta i shkoi në hotel. U etiketua “peshk i madh” se kishte lidhje me LSI”

  1. Kalec Dega says:

    Vazhdon teatri tragjiko – komik apo estrada midis shtypit dhe politikes…ku politikanet akuzohen gjoja per horlliqet dhe lidhjet kriminale dhe me ne fund publiku kureshtar te denon vetem ne mendjen e tij ose te mbron dhe shan ne varesi te asj se kujt i sherbejne si militante……

    Mire se vini ne shtetin alabak e te mbaruar Tallava Albanistan.

  2. rexha 10 says:

    PSE DUHET TA VUAJ MONIKA ATE QE I TAKON METES?
    PSE DUHET TA KORRI MONIKA ATE QE META E MBOLLI. A THUA SE KETA TE DY NUKE TAKOHESHIN KURRE ME NJERI_TJETRIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje