Ilir Meta na kujtoi se jemi një vend karagjoz

17 Janar 2019, 17:32Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Ndërtimi i shtetit si strukurë është gjëja më serioze e një shoqërie, por edhe më naivja e më fëmijënorja. Prej kohësh, studiuesit kanë vënë re se, sidomos, loja e fëmijëve ka diçka nga ajo që ndërtojnë të mëdhenjtë për nevojat e lojës së madhe të jetës.

Ashtu siç bëjnë fëmijët në bregun e detit, apo në ambientet e kopshteve apo të shkollave, apo sot, ashtu siç bëjnë me fantazitë më të përparuara të lojërave në play station që ndërtojnë ushtri, shtëpi, kështjella, rrugë, hapësira dhe të gjitha i besojnë me naivitet si të vërteta, edhe të rriturit, ndërtojnë institucione ushtri, polici, burgje, banka, shkolla, universitete, bursa e gjithfarë institucionesh të tjera, në mënyrë që të gjithë të luajnë ashtu si fëmijët.

Kushti i vetëm që jeta të vazhdojë dhe shoqëria të vijojë normalisht jetën është besimi. Pra, të gjithë duhet të besojnë se gjithçka është ndërtuar prej njeriut është e vërtetë dhe duhet respektuar si e tillë me naivitetin dhe besimin e fëmijës, të cilit po ia prishe kështjellën e rërës në breg të detit qan sepse mendon se ajo ishte kështjellë e vërtetë.

Qysh se Ilir Meta është zgjedhur president i këtij vendi, ai ka pasur vetëm një qëllim, të tregojë se rregullat e lojës mund të ndryshohen dhe se ai, në krye të presidencës, do t’u tregojë të gjithëve se nuk ka marrë fund ende, se mund ta sfidojë Edi Ramën kundërshtarin tashmë të deklaruar si armik të përgjithshëm, se ai mund të bëhet një karagjoz me imunitet presidencial vetëm që Edi Rama ta dijë se llogaritë mes tyre nuk janë mbyllur.

Në një Republikë parlamentare, presidenti është një figurë honorifike është një lloj noteri sublim që ligjëron me një kundërfirmë aktet e qeverisë dhe i jep shtetit pamjen madhështore të lojës. Presidenti vetëm në mënyrë honorifike thirret si rojë e Kushtetutës dhe si garant i ruajtjes së drejtpeshimit të pushteteve.

Ai ndërhyn shumë rrallë në jetën e një vendi. Me anë të fjalimeve të fundvitit apo me raste të tjera, ai kumton gjithmonë mesazhe që janë gati si pasazhet e teksteve të shenjta që ndërtohen zakonisht mbi të vërtetat e mëdha si atdheu, ligji, dhe liria, diskriminimi etj.

Një president i tillë zakonisht vjen nga një traditë e gjatë e jetës politike, vjen si trashëgimi e familjeve të mëdha që kanë lënë gjurmë në jetën e një vendi dhe vjen, më në fund, si rrjedhojë e kontributit të tij vetjak në politikën apo në jetën e një vendi.

Ilir Meta dhe Sali Berisha janë dy personazhe me të cilët fati historik në Shqipëri është treguar zemërgjerë deri në absurd. Mirëpo, që të dy hynë në politikën shqiptare si prototipat e gjithçkaje të ligë, të ndyrë dhe të pështirë që mund të ketë një kafshë politike. Sali Berisha do të mbahet mend si njeriu i konfliktit më të madh social dhe si njeriu që instaloi kultin e abuzimit me çdo mjet për t’u pasuruar.

Ilir Meta hyri në politikë me të vetmin ideal që të bënte pasuri dhe të ndante Shqipërinë me banditë e kriminelë. Sot ai është në krye të Presidencës dhe, mesa duket, e ndien se tani janë ditët e fundit të tij politik dhe sillet si një politikan i frustruar, si një kryetar i një partie të vogël që meqenëse nuk e përfill njeri, provokon sherr me këdo dhe për çfarëdo gjëje.

Është e paimagjinueshme se si ky njeri synon ta kthejë këtë vend në një fjetore karagjozësh në të cilën paraditë e shoqja ulërin dhe vjell të tilla fjalë të ndyra nga goja që asnjë njeri normal nuk do të guxonte t’i përdorte dhe në darkë Ilir Meta si karagjoz presidencial shkërmoq edhe të vetmin institucion hijerëndë që ka një shtet duke marrë rolin e budallait të lagjes.

Mund të ketë shumë mënyra për ta bërë këtë vend të pajetueshëm, por kur sheh se si Presidenti i Republikës sillet sikur të jetë një deputet pa shkollë që zapton foltoren dhe gjuan me vezë, atëhere vendi ka marrë fund.

Nuk është problemi se cilin dekret miraton dhe cilin nuk miraton, Kushtetuta është e qartë. Problemi i madh është fryma që prodhon një president që me akte të paligjshme bllokon qeverinë dhe i humbet karakterin sublim që kanë institucionet. Pas kësaj sjelljeje ne e kemi të vështirë të shohim një burrë shteti hijerëndë që i zgjidh problemet me heshtje dhe jo me përroin psikik të shkapërderdhur.

(TemA)

20 komente në “Ilir Meta na kujtoi se jemi një vend karagjoz”

  1. xha Braho says:

    Sakte. Nuk ke ç’ fare shton. Pyetja eshte: I meritojme apo jane ndeshkim i Zotit per nje popull legen ku edhe besimin ne fe e kane te stisur!

    1. Komentuesi says:

      Bravo,shume saket.Vertete kemi nje president karagjoz,qe me veprimet e tija prej kalamau,po pengon institucionet ne punen e tyre.Per keta eshte ky lloj presidenti.Ilir Meta.ja kaloi edhe Bujar Nishanit me budalleqe.

  2. "BOHOTINA" says:

    Bravo Yzeiri! Nje analize e sakte ne nje artikull te shurter. Thjesht sinteze e nje te keqe te madhe.

  3. Likja says:

    Respekte Ilir, analize brilante.

  4. Illyria-Shqiperia says:

    Epo Likes I eshte mbushur mendja qe ne Shqiperi ka pushtet te peste, ai personal presidencial, qe medemek na garantonka zbatimin rigoroz te Kushtetutes. I eshte mbushur mendja qe vetem ai mund ta beje interpretimin e Kushtetutes.

  5. Jimi says:

    Nuk kam gje femijet e pafajshem, te cileve fati deshi qe te jene Daun. Por e kam me prinderit e ketyre femijeve, te cilet per fatin tone te keq, njerin e kemi president dhe tjetren politikane aktive agresore. Jo agresive, qe hiqen sikur nuk jane prinderit e ketyre femijve daun!? Me duket se agresiviteti i ketyre prinderve vjen pikerisht nga ky fakt ! Ata ndjejne se egziston nje hendek teper i gjere ne mes te familjes se tyre,”perandorake” te semure,dhe familjeve te tjera, te plebejve por te shendeteshme! Kjo duket qe i ve ne nje pozite inferiore, te cilen kerkojne ta kompensojne me kete agresivitet absurd!?
    Pasuria e vjedhur gjithecka mund ta kompensoje, por shendetin, per me teper ate mendor, jo!

  6. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️??? says:

    ILIR!
    MIRKUPTOHE METËN !
    MENDON , FLET DHE VEPRON, NË PANIK .
    HETIMI I POLITIKANËVE ,MENDOJ QË DO TË JETË I PASHMANGSHĒM.
    AI ËSHTË I TMERRUAR , DHE KA TË DREJTË.
    NA MBETET TË PRESIM FILLIMIN E FUNDIT TË TË GJITHË MBETURINAVE TË INFEKYUARA KOMUNISTE, QË NA KANË MARË PENG EDHE KËTO 30 VJETËT E FUNDIT.

  7. flutura says:

    Te lumte,analize e sakte e arrire.

  8. votren says:

    Dekretimi i ministrit te jashtem per IM vlen sa nje kryetar bashkie. Ti lere KM te lire nje bashki LSI dhe dekretimi vjen te nesermen.

  9. Lili says:

    Me ne fund nje shkrim i denje nga mje gazetar i vertete. Falemnderit z. Yzeiri!

  10. Nuja says:

    Ah më të lumtë , bre!

  11. Dyrrahu says:

    Sikur te kishte kujt t’i shkruante zoti Yzeiri do te ishte kjo ligjerate e shkelqyer, por a i thuhen keto fjale nje shpellari dhe nje banditi.
    Shpellari i zbritur nga Vicidoli dhe banditi nga Skrapari e bene Shqiperine per TURP.
    Shikone se cfare pasurie kane keta dy pervetesuese te cdo gjeje mbi toke, besa edhe ne toke.
    Dhe keta kane fytyre per ta kercenuar zotin Rama!!!!!!!!!!!!!!!
    Sikur zoti Rama te ishte sikur njeri nga keta dy edhe une do te isha qe te bjere nga pushteti, por nuk eshte sikur keta dhe nuk ka bire nene qe mund t’i del ne rruge.

  12. Don says:

    Analize teper e sakte. Faleminderit Ilir! Edhe Andrea Stefani do te pershendeste per kete shkrim qe ka vene pikat mbi “i”. Eh sikur te kishim disa si ju shqiperia nuk do te ishte ketu ku eshte.

  13. E pakallura e Dibres says:

    Fshatari i vogel o skraparit dhe bushtra e dibres. Ju rrofshin leket ketyre majmunave katundesh, qytetare nuk behen kurre

  14. artan says:

    I madh Yzeiri!

  15. vera says:

    PO te behet nje sondazh ne shqiperi ilir meten e duan vetem 3% e popullsise,,,,dhe keta te gjithe nga skrapari,,///

  16. Ari says:

    Te admiroj per analizen e sakte qe ke bere ,me shume veryetesi ,qartesi, me urtesi e pa dashuri sic e meriton , me kurajo e vene pikat mbi iiii
    Bravo qe qarteson popullin per situaten te pakendeshme e te padurueshme qe krijon kopja presidenciale

  17. kolonjari says:

    Ilir je iakte.

  18. Tepsia Socialiste says:

    Karagjoz me zile jemi , mire qe na e kujtoje shtangisti ne diete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje