Negociatat, Basha mbështet skepticizmin e Holandës kundër Shqipërisë për në BE: Qëndrim i drejtë!

17 Janar 2019, 21:00Politika TEMA

Holanda ishte një nga tre vendet skeptike në qershorin e vitit të kaluar që shtynë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Dhe për Lulzim Bashën ky është një vendim i drejtë.

“Qëndrimi i Holandës vijon që të jetë i drejtë, por strikt, Shqipëria duhet të plotësojë kriteret dhe këtu nuk ka asgjë të re, ky është qëndrimi i atyre që duan të mirën e vendit” deklaroi Basha sot

Por nga ana tjetër, vetë ministri holandez, gjatë një konference për mediat, deklaroi se Holanda është e përkushtuar që të ndihmojë Shqipërinë drejt BE

“BE është bashkimi i vlerave, dhe sundimit i ligjit. Është mëse logjike që të përdor të njëjtat kritere dhe për shtetet anëtare aspiruese. Jemi të përkushtuar që të ndihmojmë Shqipërinë drejt BE”, -tha Blok.

Kryedemokrati Lulzim Basha pas takimit me ministrin holandez deklaroi se se opozita do kryesojë protestat në të gjithë vendin deri në largimin e Edi Ramës.

Data për nisjen e protestave, sipas Bashës, do vendoset në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

4 komente në “Negociatat, Basha mbështet skepticizmin e Holandës kundër Shqipërisë për në BE: Qëndrim i drejtë!”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    O zot sa I peshtire qe eshte!

  2. Detari says:

    pd-ja duhet shpallur e paligjshme. Fajin e ka bagetia (populli) qe nuk e djeg shqupin.

  3. Lymi Tutit says:

    Thjesht nje “Koke Bosh” ! Ti kerkon te permbysesh nje Qeveri dhe Kryeminister te votuar nga mbi 50% e elektoratit.Por,le te supozojme se e realizon “endren” qe ke dhe pas tre muajsh shkojme serisht ne zgjedhje te parakoheshme.Deri tani,Ti dhe opozita qe drejton,i keni “Kuotat” ne nivelin me te ulet ,historik te mundshem.Nuk ke asnje platforme te bindesh publikun qe ke vlere,bile as mbeshtetesit e tu,te te gjitha niveleve.Me cfare llogjike kerkon “permbysje” dhe zgjedhje te reja.Mesohu te respektosh rregullat e demokracise ! Besoj shume qe kete te ka kerkuar edhe ministri Hollandez ! Mjere opozita per drejtuesit qe ka dhe mjere vendi per kete opozite qe ecen ne “erresire” drejtuar nga individe pa asnje reputacion ! Lymi Tutit

  4. Ulis Leka says:

    o Lul Mjerani, o Lul , ti je thjesht njekerkushi, . Po cka mendon more edepsuz, se PD eshte prone private e e juaja. PD eshte vlere kombetare dhe njerz si ty jo PD por tere Shqiperin e ndezin flake vetem per pak me cene Magazinjer. Hiq dore nga destabilizimi ii shtetit e ktheju normalitrtit dhe kerkoje voten e qytetareve me me nje program te bindshem dhe fito zgjedhjet. Ndn. Ndryshe nese institucionet e sigurise nese nuk nuk marrin masa ndaj teje per destabilizim te vendit per interesa tuaja dhe atyre sherbimeve te huaja do klasifikohen si nje puq ndaj shtetit ! Mjafte me cdo opozit sapo ti humb zgjedhjet te vetnen alternativ per te ardhur ne pushtet e ka rrugen,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje