Nisja e detyrës nga ministrat dhe zv/kryeministri i ri, Balla: Marrin përgjegjësi në një moment kyç të rrugës Europiane të Shqipërisë.

17 Janar 2019, 21:16Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar pas betimit të 7 ministrave dhe zv/kryeministrit të ri.

Balla me anë të një postimi në mediat sociale, shton se  ka shumë besim tek ndryshimet në kabinet dhe të gjithë do të kenë mbështetjen e tij.

Ndër të tjera ai shton se  ata marrin tani përgjegjësi të rëndësishme në këtë moment kyç të rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Shumë besim dhe mbështetje të plotë për anëtarët e rinj të Qeverisë, të cilët marrin përgjegjësi të rëndësishme në këtë moment kyç të rrugës sonë Europiane.

Në qershor Shqipëria pret hapjen e negociatave me BE. Me vëmendjen për njerëzit, PS është e vetmja forcë politike në Shqipëri me lidershipin, ekipin dhe programin për ta realizuar këtë aspiratë historike”, shkruan Balla në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje