Rekordi i një atleti moldav, vrapon 50 km në temperaturën – 60 gradë

17 Janar 2019, 10:27Sport TEMA
Rekordi i një atleti moldav, vrapon 50 km në temperaturën –

Asgjë nuk mund të bëhet pengesë për një atlet fanatik. As temperaturat e ulëta.

Dmitri Voloshin është nga Moladvia.

Ai mori pjesë në një garë vrapimi për bamirësi që u zhvillua në Oymyakon, në verilindje të Rusisë, një nga vendet më të ftohta të planetit.

Gara është pjesë e projektit “Shkrij”, një projekt bamirësie që Voloshin e ka themeluar për të rritur ndërgjegjësimin për të prekurit nga sëmundjet cerebrale.

Voloshin vrapoi në një distancë 50 km në temperaturë -60 gradë celcius, duke u bërë i pari atlet që vrapon në një distancë dhe temperaturë të tillë pa pasur nevojë për asistencë mjekësore.

“Asnjë pajisje nuk të mbron nga i ftohti.

Ishte shumë e vështirë të merrje frymë. Oksigjeni në ajër ishte i pakët, maska më mbushej me akull”, rrëfeu ai në fund të garës.

Voloshin e përshkoi distancën prej 50 km për 6 orë.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje